LIVE UPDATES
Aktualitet

Dy grupet terrorizuan Belgjikën me breshëri plumbash në 2014/ Sot senaca gjyqësore: Shqiptari: Plumbi më hyri në gojë. Banda belge: Shqiptarët nuk kishin ndërmend të paguanin për drogën

Prokurori akuzon shumicën e të dyshuarve për trafik droge dhe tentativë vrasjeje. Gjithashtu, Prokurori tha se janë qëlluar gjashtëmbëdhjetë herë, por nuk mund të përcaktonte se kush ka hapur zjarr i pari dhe kush ka qëlluar kë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit të dyshuarit ishin shumë afër njëri-tjetrit dhe të gjithëve u janë gjetur shenja baruti. 

28 Janar 2026, 19:59 Nga E. D

Dy grupet terrorizuan Belgjikën me breshëri plumbash në 2014/ Sot

BELGJIKË- Gazeta belge PZC ka raportuar se në Belgjikë është zhvilluar sot senca gjyqësore për dy grupet, njëri shqiptarë dhe tjetri belg, të cilët u përfshinë në një shkëmbim zjarri, ngjarje e ndodhur më 16 tetor 2024. PZC shkruan se atë ditë një breshëri plumbash u derdhën në mes të ditës në rrugën Meir në Anversë të Belgjikës, ku tre persona mbetën të plagosur rëndë.

Po atë ditë dymbëdhjetë blloqe kokainë u zhduken pa gjurmë në stacionin e metrosë dhe pikërisht shit-blerja e drogës ishte arsyeja që çoi në shkëmbim zjarri. Lidhur me ngjarjen kryebashkiaku De Wever, deklaroi atëherë se shyqyr që qëlluan njëri-tjetrin dhe nuk u vranë kalimtarë të rastit. 

Prokurori akuzon shumicën e të dyshuarve për trafik droge dhe tentativë vrasjeje. Prokurori tha gjithashtu se janë qëlluar gjashtëmbëdhjetë herë, por nuk mund të përcaktonte se kush ka hapur zjarr i pari dhe kush ka qëlluar kë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit të dyshuarit ishin shumë afër njëri-tjetrit dhe të gjithëve u janë gjetur shenja baruti. 

Për gjashtë personat e përfshirë, prokurori kërkoi dënime nga 4 deri në 7 vjet. Dënimi më i ulët ishte për shqiptarin Fabio X., që pretendoi se vetëm kishte organizuar vendin e takimit. Edhe Ardak G. rrezikon vetëm 4 vjet burg, sepse mbërriti vetëm pas të shtënave për të ndihmuar shokët e tij të plagosur. Edhe shqiptari tjetër, Eno G., mohoi kategorikisht se kishte qëlluar. Megjithatë, policia gjeti një pistoletë FN Browning 7.65 nën vithet e tij, por pa gjurmë ADN-je.

Eno G., që kishte marrë plumba në mushkëri dhe gojë, ishte i lumtur që fatmirësisht shpëtoi, ai ka deklaruar se falë ndërhyrjes së policisë dhe shërbimeve emergjente ka mbijetuar. Ndërkohë, shqiptari i tretë, Niko M., nuk u paraqit në gjyq. Ndërsa, grupi nga Brukseli, ku përfshiheshin Salvatore P. dhe Arsen D ka deklaruar se shqiptarët nuk kishin ndërmend të paguanin për drogën.

Artikulli i PZC:

Shit-blerja e zakonshme e drogës duhej të ishte kjo: 12 blloqe kokainë me çmim 22,000 euro për bllok (= 1 kg). Kështu e përshkruan Arsen D. momentin kur më 16 tetor 2024 takohet me disa shqiptarë. Ai parkon makinën në parkingun Opera në orën 15:04 dhe shkon me një çantë sportive me drogën në një apartament në Jezusstraat, një rrugicë pranë Meir. Miku i tij nga Brukseli, Salvatore P., i shoqëron.

Por papritmas lagjja e zënë me dyqane tronditet nga plumbat. Krismat vijnë nga një apartament mbi një lokal në Jezusstraat. Katër minuta më vonë, në orën 15:08, Arsen D. dhe Salvatore P. dalin jashtë. Një mik i pret në parkingun Opera në fund të Jezusstraat dhe njofton shërbimet e emergjencës. Arsen D. ka plagë nga plumbi në bark, këmbë dhe krah. Edhe Salvatore P. është qëlluar dhe ka mbetur i plagosur në krahë dhe këmbë.

Policia gjen në apartament shqiptarin Eno G. të plagosur rëndë. Një plumb i ka kaluar përmes faqes dhe ka dalë nga ana tjetër e gojës së tij. Të dyja mushkëritë i janë dëmtuar nga plumbat. Në tarracë gjendet i fshehur shqiptari tjetër, Fabio X., i paprekur. Aty gjendet edhe një bllok kokainë.

Policia federale arreston pesë të dyshuar. I gjashti, Niko M., zhduket menjëherë pas të shtënave. Në kamerat e sigurisë shihet duke zbritur në stacionin e metrosë në Groenplaats me një çantë sportive, ndoshta me blloqet e kokainës. Gjithsej janë qëlluar gjashtëmbëdhjetë plumba. Se kush ka qëlluar i pari dhe kush ka qëlluar kë, kjo nuk mund të dihet.

Sot u zhvillua gjyqi. Pesë të dyshuar ishin prezentë. Niko M. mungonte. Prokurori e akuzon shumicën e të dyshuarve për trafik droge dhe tentativë vrasjeje. Prokurori tha: “Janë qëlluar gjashtëmbëdhjetë herë. Nuk mund të përcaktoj se kush ka hapur zjarr i pari dhe kush ka qëlluar kë. Të dyshuarit ishin shumë afër njëri-tjetrit dhe të gjithëve u janë gjetur shenja baruti”.

Për gjashtë të përfshirët, prokurori kërkoi dënime nga 4 deri në 7 vjet. Dënimi më i ulët ishte për Fabio X., që pretendoi se vetëm kishte organizuar vendin e takimit. Edhe Ardak G. rrezikon vetëm 4 vjet burg, sepse mbërriti vetëm pas të shtënave për të ndihmuar shokët e tij të plagosur.

Avokatët e grupit shqiptar dhe atij nga Brukseli nuk kontestojnë akuzat për drogën. Të gjithë ishin aty për një arsye: shitjen e 12 blloqeve të kokainës. Si u bë kaq e dhunshme shit-blerja, kjo ishte çështje tjetër. Avokati Koen Vaneecke tha se shqiptarët nuk kishin ndërmend të përplaseshin me grupin nga Brukseli.

“Nëse do bësh një përplasje, nuk takohesh mesditën në një apartament ku je regjistruar vetë,” tha avokati Vaneecke, që mbron Fabio X.

Edhe shqiptari tjetër, Eno G., mohoi kategorikisht se kishte qëlluar. Megjithatë, policia gjeti një pistoletë FN Browning 7.65 nën vithet e tij, por pa gjurmë ADN-je. Eno G., që kishte plumba në mushkëri dhe gojë, ishte i lumtur që jeton akoma: “Falë ndërhyrjes së policisë dhe shërbimeve emergjente, mbijetova. Zjarrfikësit më ulën me shkallë”.

Shqiptari i tretë, Niko M., nuk u paraqit në gjyq. Grupi nga Brukseli me Salvatore P. dhe Arsen D. tha se shqiptarët nuk kishin ndërmend të paguanin për drogën.

“Duhet të kesh guxim të thuash se nuk ishte përplasje,” tha avokatja Julie Crowet për shqiptarët. Klienti i saj, Salvatore P., nuk pa asnjëherë para nga shqiptarët. Ai është gjallë falë shokut të tij Arsen D., që fatmirësisht kishte marrë një pistoletë me vete.

Avokatët Len Augustijns dhe Axelle Windey, që mbrojtën Arsen D., argumentuan: “Nuk është tentativë vrasjeje, por vetëmbrojtje. Arsen D. qëlloi vetëm pasi shqiptarët kishin hapur zjarr. Gjuajti në panik dhe jo me qëllim. Fakti që plagosi edhe mikun e tij, Salvatore P., e tregon këtë. Ai ndali së qëlluari kur pa mundësinë të ikte jashtë. Vetëm u mbrojt”.

Në fund, Ardak G. tha se nuk kishte lidhje me shit-blerjen dhe kishte shkuar në adresën e gabuar. Pothuajse të gjithë të dyshuarit kërkuan dënim me pezullim ose dënim ku pjesa efektive ishte e kufizuar nga paraburgimi. Gjykata do japë vendimin më 2 mars./Dosja.al

policia belge

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet