Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
“Kur kam ardhur në qytetin e Bajram Currit, e gjithë vendi ishte me policë. Ata ndaluan makinën edhe kam dalë nga makina, u kam thënë, Meta ishte Kryeministër dhe Gjoni ishte Ministër i Brendshëm, i kam thënë thuaj Metës e Gjonit që duhet ta gjejnë personin që vrau Yllin, aty mendojnë ata që ndoshta kam bërë betim”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve
Në 2 prill të vitit 2002, do të rishfaqej në vendlindje Rasim Lumneshi, një biznesmen i njohur i zhvendosur në Fier, ku kishte ngritur hotel “Shkëlzenin”. Lumneshi njihej si sponsor i Partisë Demokratike.
Flitej se ai e kishte shpëtuar Berishën nga një atentat me granatë në një miting në Fier. Ai, kishte qenë mik i vëllezërve Haklaj por më pas, ishte bashkuar me kundërshtarët. Dyshimet ishin se ai kishte bashkëpunuar me ta në disa atentate.
Thuhet se Lumneshi ishte lajmëruar që të mos vinte në Tropojë, për shkak se Haklajt po e kërkonin për të ekzekutuar.
Atë ditë pranvere, ai ndodhej në një kafene, shumë pranë monumentit të Bajram Currit, vetëm 50 metra larg komisariatit në vijë ajrore. Në tavolinë ishin edhe kreu i gjykatës së Tropojës Hysni Biberi, Ilir Gosturani dhe Kujtim Dusha.
Sipas dëshmitarëve, drejt tyre afrohet një grua me trup të gjatë, e cila nxjerr nga palltoja një kallashnikov dhe hap zjarr. Lumneshi dhe Gosturani mbeten të vdekur në vend, kurse Biberi dhe Dusha u plagosën.
Për ngjarjen u akuzua Zylfije Haklaj, e cila u pyet nga Top Story, nëse ajo ishte autorja e këtij krimi të rëndë.
“Një ditë që të ketë drejtësi të pavarur në Shqipëri do ja them Berishës e të gjithë që do jenë aty do e dëgjojnë të vërtetën”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve
Pas ngjarjes, ajo u cilësua në media si Shota e Haklajve. Ndaj saj rëndon një dënim prej 25 vitesh, për ekzekutimin e Lumneshit, vrasje të cilën Zylfia e mohon.
“Një epitet që ata ma kanë vënë mua, ai është një ekzagjerim, do doja shumë të ngjaja me Shote Galicën po të ishte nevoja për interesat e atdheut”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.
Marrë nga Top Story
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Kulla e Haklajve u braktis përfundimisht në fund të vitit 2006. Plaku i kësaj dere Muharremi, dhe djali i vetëm i mbetur gjallë Hamdiu nuk janë parë më në ato a...
TIRANË-Tashmë, kundërshtarët e Haklajve e kishin rrugën e lirë për të shkatërruar kullën, në një kohë që nuk arrinin dot te familja. Mbrëmjen e 13 gushtit,...
Në vitin 2003, Zylfija largohet drejt Kosovës ku jeton për 5 vite. Atje, ajo ka pasur mbrojtjen e njerëzve të UÇK-së, që dikur ishin ndihmuar nga Haklajt...
TIRANË-Në vendngjarje ku u vra Fatmir Haklaj u gjetën disa prova, të cilat mund të çonin në identifikimin e autorëve.“Aty ishin gjetur një ça...
TIRANË-Në 2 Nëntor të vitit 1999, bashkëshortja e Jaho Mulosmanit kishte lindur vajzë. Ai, së bashku me Fatmirin dhe Sami Kërrnajën do të niseshin nga bane...
TIRANË-Sot e kësaj dite vrasja e Fatmir Haklajt dhe Sami Kërrnajës është ende e pazbardhur nga instancat ligjzbatuese. Haklajt, as e prisnin që kjo të ndod...
FIER- Të tjera dëshmi tronditëse kanë dalë në dritë për abuzimet e mësuesit “zhigolo” të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier. Emisioni “Stop” trans...
TIRANË– Minimi i gati një kilometër rrugë në Qafën e Cërrnicës ishte një tregues se kundërshtarët e Fatmir Haklajt ishin gati të ndërmerrnin çdo rre...
TEPELENË– Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Becisht të Bashkisë Tepelenë mbëmjen e sotme. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se banesa është n...
BALLSH- Në ditën e dytë të greves së urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e një grevisti në Ballsh. Mësohet se Baci Muça ka shfaqur temperaturë të la...