LIVE UPDATES
Aktualitet

PRITA E MILOTIT/ Vrasja e Sokol Haklajt e ktheu Fatmirin në një vrasës të tmerrshëm, Berisha dhe Azem Hajdari se lejuan ta

4 Shkurt 2020, 21:24 Nga DOSJA
PRITA E MILOTIT/ Vrasja e Sokol Haklajt e ktheu Fatmirin në një

TROPOJE- Në 22 qershor të vitit 1997, familja Haklaj pëson humbjen e parë. Në spitalin e Bajram Currit, Sokol Haklaj, djali i xhaxhait të Fatmirit takon një person të plagosur rëndë për shkak të hasmërive. Ai, ishte vëllai i Ibrahim Rustemit efektiv i forcave special dhe shok i Sokolit, që në atë kohë ishte ndihmësgjyqtar në Skrapar. I plagosuri i kërkon ti sjellë vëllanë në Bajram Curri. Sokoli flet me Fatmirin dhe të dy nisen në Tiranë bashkë me Agron Gjuriçin. i tregojnë për vëllanë dhe nisen drejt Tiranës. Ibrahimi, kishte qenë shoqërues i Azem Hajdarit. Po atë ditë, ai do të ishte pjesë e eskortës së Sali Berishës që do shkonte në Tropojë për prezantimin e Azem Hajdarit si kandidat për deputet.

I thotë gruas që më është plagosur vëllai, do udhëtoj me Fatmirin e Sokolin, do u tregosh shokëve që do vijnë të më marrin, u tregon dhe këtyre që do ikte me shoqëruesit e Berishës e Hajdarit për në Tropojë. Ibrahim Rustemi ka qenë shoqërues i Berishës”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

 

Sapo kalojnë Milotin, te ura ata bien në pritë. Pesë persona të armatosur hapin zjarr me kallashnikov duke lënë të vdekur në vend Ibrahim Rustemin. Sokol Haklaj plagoset rëndë. Fatmiri qëndron i palëvizur. Një prej autorëve të krimit afrohet për tu siguruar se të katërt kishin vdekur. Në atë moment, Fatmiri hap zjarr dhe e lë të vdekur në vend. Në drejtim të personave të tjerë hedh një granatë dhe ata largohen me shpejtësi në panik. Ai merr në krah Sokolin dhe niset për ndihmë por askush nuk guxon të përzihet. Rrugës has me forcat e Gardës, në krye të të cilave ishte Sokol Mulosmani. Ai i jep një makinë Fatmirit. Ndërkohë, Mulosmani mbërrin në skenën e përgjakshme të pritës me disa gardistë të tjerë. “Kur kanë shkuar te makina kanë gjet një person tjetër të vrarë, ka qenë një djalë i ri. Aty ishte dikush vëllai apo djali i xhaxhait, nuk u prezantua por disa njerëz të tjerë e kanë njohur dhe Sokol Mulosmani e ka izoluar të mos ndodhë tragjedi tjetër. Në këtë kohë e kanë transportuar trupin e Rustemit, kur kanë arritur në spitalin e Laçit aty edhe Sokoli, djali i xhaxhai kishte humbur jetën”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Pra, mes atentatorëve ishte vëllai i njërit prej gardistëve që shoqëronte krerët e Partisë Demokratike në Tropojë. Fatmir Haklaj i cili shquhej për zbulimin e ngjarjeve kriminale, forcon dyshimet se porositësit e pritës ishin persona të rëndësishëm në Tiranë. Hakmarrja do të ishte e egër. Tre personat e tjerë pjesëmarrës në pritë do të ekzekutoheshin muajt në vijim, në rrethana të pazbuluara kurrë. I katërti u vra në Mamurras në vitin 1999 gjatë një rrethimi nga forcat speciale. Të gjithë ata, ishin pjesëtarë të një bande që kishte terrorizuar Mirditën në atë periudhë. Por Fatmir Haklaj, ishte i pamëshirshëm, dhe nuk trembej nga asnjë. “Vrasjet u identifikuan nga I vrari që kishte ngel aty afër te makinë, më vonë dëgjuam që polcia e kishte ekzekutuar organizatorin e pritës së Milotit, që i kishte bërë vëllezërve, ne kemi pas kontakte me familjen e të vrarit e janë shprehur që djali nuk u vra nga Haklajt, por nga dhëndri që e dërgoi në pritë te Haklajt”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Pas ekzekutimit të Sokolit, tek Fatmir Haklaj u përforcua ndjenja e fortë e hakmarrjes. Ai do të pësonte një metamorfozë, duke u kthyer në një njeri të pamëshirshëm dhe mjaft gjaknxehtë. Askush në Tropojë nuk guxonte ti përmendte emrin. Ai fliste shumë pak me familjarët, rrinte vetëm në heshtje dhe mendonte për zinxhirin e ekzekutimeve të radhës. “Fatmiri ka pësuar tronditje të thellë me vdekjen e Sokolit dhe Ibrahimit, kishin shkuar t’ja sillnin vëllait e solli të vdekur. Pas vrasjes së Sokolit nuk ka qenë Fatmiri i mëparshëm, ka qenë i qetë, i arsyetueshëm. Ajo pritë ndoshta ishte e mirëorganizuar nga Berisha, duke menduar pse udhëtonin, ndërkohë që këta nuk kishin dijeni fare për mitingun, vetëm donin të sillnin Ibrahimi Rustemin te vëllai,”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve. Fatmiri shoqërohej me Agron Gjuriçin, vëllain e të cilit e ekzekutuan në Tropojë, në 6 janar të këtij viti, Guxim Gjuriçin. Për këtë do të flasim pak më vonë. Dy të mbijetuarit e pritës së Milotit, Fatmiri dhe Agroni, nisen drejt Tropojës, me kufomat e Ibrahim Rustemit dhe Sokol Haklajt. Kur arrijnë në Koman, ku do të merrnin tragetin për në Fierzë, ata hasin në një pengesë që u pret rrugën.

Aty, irritimi i Haklajve do të ishte mjaft i madh.“Në këtë moment kur vijnë te trageti, kur arrijnë ishte edhe Sali Berisha me njerëzit e tij dhe Fatmiri nuk lejohet të udhëtojë me target me kufomat, ne kishim marrë lajmin, dhe të gjithë kishin shkuar te trageti për të marrë kufomat. Aty na tregojnë disa udhëtarë që Fatmiri nuk është lejuar të udhëtojë, dhe aty ka filluar irritimi”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Marrë nga: Top Channel

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ngjarjet ne tropoje pushteti i kohes sokol haklaj ngjarjet ne tropoje pushteti i kohes sokol haklaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Shkurt 2020, 20:29

KORÇË- Banorët e një pallati të ndërtuar para 15-viteve janë në frikë të përditshme, pasi godina e ish fabrikës së miellit të qytetit të Korç...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale