LIVE UPDATES
Politike

Delegacioni i opozitës zhvillon takim me’ Venecian’, Vokshi: Këto ligje duhet të grisen, Rama do të ketë AMA-n në kont

11 Shkurt 2020, 18:12 Nga DOSJA
Delegacioni i opozitës zhvillon takim me’ Venecian’, Vokshi:

TIRANË- Pas përfundimit të takimit me me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias,Vokshi deklaroi se Rama miraton ligje antikushtetuese dhe antieuropiane, sepse do që të ketë AMA-n në kontroll. Sipas saj këto ligje duhet të grisen dhe të anulohen sepse janë antikushtetuese.

“Edi Rama do që të ketë AMA-n nën varësi. Qëndrimi i PD dhe i opozitës është që ligjet antishpifje duhet të grisen, sepse janë antikushtetuese dhe antieuropiane. Kjo është arsyeja pse këto dy ligje duhet të anulohen në mënyrë urgjente. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit dhe qeverisë që të zbatojë opinionin e Komisionit të Venecias”, tha Vokshi.

DEKLARATË PAS TAKIMIT ME KOMISIONIN E VENECIAS, ALBANA VOKSHI NË EMËR TË OPOZITËS: 

Sapo përfunduam një takim shumë frytdhënës me ekspertë të Komisionit të Venecias, të cilët janë në Shqipëri për paketën e ashtuquajtur Anti-shpifje. E them frytdhënes sepse ne besojmë se Komisioni i Venencias do të dalë në një opinion objektiv, pas takimeve që kanë pasur gjatë gjithë ditës së sotme me palë të ndryshme interesi. Ne sigurisht ishim në këtë takim si pjesë e opozitës ku shfaqëm qëndrimin tonë kundër paketës anti-shpifje, ku të dy ligjet, qoftë ligji për AMA, qoftë ligji për AKEP-in, janë ta hartuara në mënyrë jo transparente, me qëllimin e vetëm për të kontrolluar dhe atë pjesë të medias, pra median online, kritike të qeverisë dhe të kryeministrit, të asaj media që deri më sot ka bërë transparencë të aferave korruptive dhe të bërjes palë të një pjese të qeverisë me krimin dhe me krimin e organizuar. Kjo është mënyra e Edi Ramës dhe qeverisë për të kontrolluar edh këto media. Pra, atë që nuk mund ta blejë, atë që nuk mund ta zotërojë, atë që nuk mund ta presionojë, Edi Rama po kërkon ta kontrollojë përmjet këtyre dy ligjeve që po i paraqet si paketë anti-shpifje. Qëndrimi i PD dhe i Opozitës është që këto dy ligje duhet të anulohen. Nuk duhet ntë përmirësohen, por ato duhet të grisen dhe të anulohen. Pra, çdo gjë që pretendon qeveria, tashmë është pjesë e legjislacionit aktual, ndaj nuk ka nevojë për dy ligje të tjera, të cilat nëpërmjet veshjes me kompetenca të dy trupave, AMA-s dhe AKEP-it, të cilat kontrollohen totalisht nga qeveria, Edi Rama po kërkon të kontrollojë mediat online. Ka tentuar qysh në ditën e parë që ka ardhur në pushtet Edi Rama për të kontrolluar mediat, për të kontrolluar zërat kritikë, tashmë po e bën në të gjitha mënyrat, qoftë nëpërmjet ligjeve, qoftë nëpër kontrollit të bordit të AMA-s, apo të emërimit të personave të tij besnikë në krye të AMA-s dhe AKEP-it. Siç bëri me kontrollin e AKEP duke emëruar shefin e tij të protokollit, pra njeriun e tij, atë po kërkon të bëjë nëpërmjet emërimit të fjalim shkruesve apo të personave që janë në varësi direkte të Edi Ramës, përsa i përket kryesimit të AMA-s . Ajo çka dua të përsëris, është që qëndrimi i Partisë Demokratike dhe i opozitës është që këto dy ligje duhet të anulohen. Këto dy ligje duhet të grisen sepse janë ligje anti-kushtetuese, janë anti-demokratike, janë dy ligje që në fund të ditës janë anti-europiane. Kjo shtë edhe arsyeja pse këto dy ligje duhet të anullohen në mënyrë urgjente. Edhe njëherë dua të theksoj se ne besojmë se opinioni i Komisionit të Venecias, do jetë një opinion objektiv, ndaj i bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit që të zbatojnë opinionin e këtij komisioni kur të nxjerri për paketën Anti-shpifje. 

Delegacioni i Komisionit të Venecias ka takuar presidentin Ilir Meta, ku ka diskutuar për ligjin e medieve audio-vizive. Kreu i shtetit i njohu me të gjitha argumentet e tij ligjorë dhe kushtetues për rikthimin në Kuvend të së ashtuquajturës paketë “anti-shpifje”. Venecia bisedoi edhe me opozitën.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi opozita takon venecian venecia ne tirane albana vokshi opozita takon venecian venecia ne tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet