LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më ke prerë në besë, e di unë çdo të bëj”/ Prokurori prej 2 vitesh zvarrit hetimin për vdekjen e 67-vjeçarit në

10 Shkurt 2020, 20:16 Nga DOSJA
“Më ke prerë në besë, e di unë çdo të

VLORË- Rreth dy vjet më parë, në mars të 2018, 67 vjeçari Ramadan Kaçaj, nga Vlora, humb jetën, pasi gjatë një ere të fortë, duke ecur në trotuar, i bie në kokë një vetratë xhami e vendosur në katin e dytë të një pallati në lagjen 28 Nëntori. Pas një ore, i moshuari humb jetën në spital. Prokuroria pas kësaj ngjarje nis një hetim. Hetim që në mars bën plot dy vjet që ka filluar, por që ende nuk ka asnjë autor apo të ndaluar. Prokurori i çështjes Kledjan Llaho, mendohet se ka zvarritur hetimin. Pretendimi i tij është ngarkesa me dosje. Madje ai shprehet se për shkak të kësaj ngarkese po i dalin njerëzit nga burgu.

Bashkëshortja dhe djali i viktimës, duke parë neglizhencën e prokurorisë në hetimin e kësaj çështje ju drejtuan emisionit Fiks Fare. Sipas tyre prokuroria nuk ka seksuestruar as provën materiale, vetratën apo videon e ngjarjes. Videon e kanë gjetur vet familjarët dhe ja kanë dhënë prokurorit dhe avokatit, por këta të dy sot, ja hedhin fajin njëri-tjetrit. Gjithashtu gruaja është në gjendje shumë të keqe ekonomike, pasi bashkëshorti ishte i vetmi që punonte dhe sillte  të ardhura.

Video e ngjarjes

Djali i viktimës, Bledar Kaçaj ditën që ka ndodhur ngjarja, pasi është njoftuar nga të afërmit ka shkuar menjëherë  në vend dhe gjëja e parë që ka bërë pasi ka shtruar babain në spital, është të kërkonte të dinte se çfarë kishte ndodhur. Tek një biznes përballë pallatit, ai kishte marrë videon e aksidentit. Në këtë video duket qartë momenti kur vetrata mbi 4 metra e gjerë, bie mbi viktimën ndërkohë që ai po ecte në trotuar. Këtë video, djali ja ka treguar më pas, avokatit të tij dhe prokurorit. Avokati pretendon se me proceverbal, diskun e videos e ka dorëzuar në prokurori. Prokurori edhe pas kaq shumë kohësh thotë se nuk e ka këtë video edhe pse gjatë bisedës disa herë kundërshton veten në ato që thotë.

Akti i ekspertizës Mjeko-Ligjore

Prokurori çështjes në dy vjet, nuk ka ende në dosje aktin e ekspertizës mjeko-ligjore. Kur djali i viktimës, kërkon këtë akt tek prokurori, ky i fundit tek kërkon në dosje habitet dhe pretendon se spitali nuk ja paska sjellë aktin e ekspertizës. Sipas tij i duhet të bëj një tjetër kërkesë. Fiks Fare kontaktoi me mjekun i cili ka bërë ekspertizën. Sipas Dr .Blerim Peli, akti i ekspertizës i ka shkuar prokurorisë jo më larg se një muaj nga ngjarja. Shkresë kjo e dërguar zyrtarisht nëpërmjet postës.

Akti i Ekspertizës Teknike

Sipas prokurorit Llaho, asnjë ekspert në qytetin e Vlorës nuk ka pranuar që të bëj aktin e ekspertizës, pasi çështja është aksident me vdekje. Ai thotë se ata njihen me njëri- tjetrin dhe i vetmi që pranoi është një ekspert me mbiemrin Elezi. Por edhe ky ka kërkuar ndihmë pasi nuk e bën dot vetëm ekspertizën. Jo vetëm për shkak të çështjes delikate por edhe për faktin se pronarët e pallatit ku ka ndodhur ngjarje sipas prokurorit nuk i lejojnë të hyjnë në ndërtesë. Në këto kushte, prokurori ka kërkuar ekspertë nga Tirana. Ai thotë së njërën nga herët, eksperti Elezi ka mundur të hyjë në godinë fshehurazi dhe ka nxjerrë disa konkluzione. Sipas tij ka shkelje, pasi vidat që janë përdorur për të kapur vetratën janë dy herë më të vogla se vidat që duhet të ishin përdorur. “Aty shkelje ka, ai do shkoj në burg, por ti bëj durim” i shprehet prokurori në ballafaqim djalit të viktimës. Gjithashtu djali ballafaqohet edhe me avokatin e çështjes Edmond Demo. Ky i fundit i thotë që videon ja ka dorëzuar prokurorit, por ai me siguri do ta ketë humbur. Gjithashtu ai e pranon se asnjë ekspert nuk merr përsipër të bëj aktin e ekspertimit teknik, ndaj për këtë arsye i kishte kërkuar djemve të viktimës që ta gjenin vet një ekspert për të bërë aktin. Sipas tij, një shkelje tjetër e prokurorit, është fakti që vetrata nuk është sekuestruar nga prokuroria, por e ka akoma pronari.

Prokurori kërcënon djalin e viktimës “më ke prerë në besë”

Fiks Fare bashkë me djalin e viktimës u interesuan pranë Prokurorisë së Rrethit Vlorë, ku kontaktuan me prokurorin e çështjes. Gjatë ballafaqimit prokurori i kërkoi gazetarëve të dilnin jashtë, pasi ai nuk kishte detyrim që t’i jepte llogari apo informacion. Në momentin që hyjnë në prokrurori, gazetarja nuk u ndalua nga askush për të vajtur në zyrën e prokurorit bashkë me djalin. Sapo hyjnë në zyrë, ajo u prezantua si gazetare e Fiks Fare, por e gjithë kjo situatë irritoi prokurorin, i cili menjëherë kërkoi të dilnin jashtë. Me insistimin e gazetares së Fiksit i vetmi justifikim që prokurori dha, ishte fakti që ishte shumë i ngarkuar duke i treguar pirgun e  dosjeve mbi tavolinë. Më pas, ai thërret rojen e sigurisë për të nxjerrë gazetaren bashkë me djalin jashtë. Këtu debati degjeneroi në dhunë verbale dhe fizike. Deri aty sa prokurori e kërcënoi djalin “Më ke prerë në besë, e di unë çdo të bëj”. E gjithë kjo vetëm se djali ishte ankuar tek Fiks Fare.

Marrë nga Top Channel 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bledar kaçaj kledjan llaho ramadan kaçaj vlore bledar kaçaj kledjan llaho ramadan kaçaj vlore

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Shkurt 2020, 18:31

GJIROKASTËR- Banorët e fshatit Zhulat në Njësinë Administrative Cepo, kanë protestuar mbrëmjen e djeshme kundër projektit për ngritjen e një hidrocentrali....

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë