LIVE UPDATES
Bota

Variola vera në Kosovë, 48 vjet para koronavirusit në Kinë

24 Shkurt 2020, 14:18 Nga DOSJA
Variola vera në Kosovë, 48 vjet para koronavirusit në Kinë

KOSOVË– Atëbotë në gjithë Kosovën u dha alarmi që njerëzit të cilët kishin udhëtuar me automjetet ku kishte pasur të infektuar, ose që kishin qëndruar në stacione ku kishin qenë ata, të paraqiteshin në karantinat e ngritur me shpejtësi. Ndërkohë u zbrazën rrugët, zyrat, fabrikat e shkollat. Vendi ishte në panik. Vetëm heronjtë e profesioneve – mjekët ose gazetarët, u përfshinë në luftën për përballimin e saj.

Pjesa e dytë e shkurtit të 1972, si zakonisht, Kosovën e zuri dimri me viroza, të cilat aty-këtu shpërthyen edhe në forma shqetësuese

“Është ende dimër, andaj asgjë e jashtëzakonshme”, thonë mjekët.

Qetësinë e përditshmërisë e prishi vetëm dr. Xhelal Xhibo, mjek specialist në Prizren. Më 13 mars, pasi vizitoi një vajzë nga Rahoveci, e cila kishte temperaturë të lartë dhe puçrra të kuqe në fytyrë e trup, dha alarmin e dyshimit: “Kësaj i thonë variola vera, ose, popullorçe, lia. Kjo shkakton epideminë më vdekjeprurëse nga të gjitha sëmundjet e tjera ngjitëse. Unë kurrë nuk kam parë njeri me variola vera, por kjo që pashë te kjo vajzë e Rahovecit, nuk është inflamacion, as fruth”.

Lajmi mori botën po atë ditë. Në këtë rrëmujë njerëzit në Kosovë e ndien veten të mbytur ne panik. Kanë kaluar vetëm gjashtë vjet qëkur Kosova filloi të frymojë më lirshëm, pas rënies së Rankoviqit, klika e të cilit përdori çdolloj dhune kundër popullit shqiptar për ta shfarosur nga faqja e dheut, e tani, në mos do të shfarosemi nga lia, druajnë intelektualët tanë të paktë.

Disa njerëz dyshojnë se hodhën një luftë biologjike kundër Kosovës, ndonëse askush nuk mund të paragjykojë se nga na erdhi kjo katastrofë.

Frikë në çdo anë të Kosovës. Njerëzit janë bërë veç sy e veshë para mediave, ndonëse informatat janë të filtruara që të mos krijohet panik edhe më i madh. Ka rënë edhe oreksi. Njerëzit frikohen të hanë ushqim të zakonshëm, duke u frikuar që të mos “u bëjë zarar”. Mishi gati fare nuk konsumohet, pos perimeve. Janë shtuar importi i sapunit dhe eksporti rrëfimeve të vërteta, por dhe ato të trilluara.

Që nga 13 marsi, Kosova ka rënë në një derexhe tjetër. Vdekja po na afrohet nga çdo anë, kurse ne nuk vërejmë asnjë gjurmë të atij rrugëtimi trishtues të virusit, të cilit ia vuri digën e parë dr. Xhelal Xhibo, duke zbuluar se lia përhapet në mesin tonë, por beteja e Davidit dhe Goliatit ende nuk ka filluar si duhet. Jemi të varfër dhe të trishtuar, andaj na duhet ndihmë nga kushdo qoftë. Ajo filloi të arrijë së pari nga ekipet e mjekëve nga Beogradi dhe nga Këshilli i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Frikën e dr. Xhelal Xhibos e vulosën edhe tre mjekë të Institutit të Imunologjisë “Torlak” në Beograd, me në krye dr. Momir Kecmanoviqin. Ata kanë më shumë përvojë me sëmundje ngjitëse tropikale , ndonëse as ata nuk ishin ballafaquar asnjëherë me të. Epidemia e fundit e variola verës në bote kishte përfunduar më 1930, duke marrë me vete disa miliona njerëz.

I kam njohur dy gra në moshë të shtyrë nga Malësia e Nënshkodrës, të cilat në fëmijëri i kishte goditur lia. Fytyrën e kishin përplot me gropëza, të krijuara nga puçrrat e kuqe. Tregonin se shumë katunde ishin shfarosur, porse këto atëherë vajza të vogla, kishin mbetur në jetë duke ngrënë gëlqere të shkrirë. Kështu e kishte këshilluar popullsinë prifti katolik.

Sot, nga ora në orë ato pak radio sa ka Kosova, pasi TV vendor me program të plotë nuk kemi, shpërndajnë këshilla si të mbrohen njerëzit, çka të hanë e çka të pinë, t’u shmangen kontakteve me të dyshimtë, por ku të dihet se kë e ka “përkëdhelur” lia, kur ajo është aq dinake. Vizitat familjare ranë në minimum. Njerëzit u mbyllen në shtëpitë e tyre, duke e pritur vdekjen e pabesë.

Panikun e përgjithshëm e shtonin lajmërimet e shpeshta në valët e Radio Prishtinës në stilin: Vini re! Vini re! Kush ka udhëtuar sot me autobusin nr. kaq e kaq nga Prizreni për në Prishtinë, në orën kaq e kaq, le të paraqiten menjëherë në stacionin e parë mjekësor. Sa për kompani të autobusëve atëherë, nuk kishte ndonjë problem, sepse ishte vetëm një sosh – ”Kosovatransi” i famshëm.

Të mos flasim për panikun që krijohej kur përmendej ndonjë vetëshërbim i ndonjë qyteti, ku do të ketë blerë diçka ndonjë i prekur nga variola vera. Të gjithë blerësit potencialë të asaj dite kalonin nëpër rrathët e Dantes, gjersa kryenin kontrollet mjekësore.

Kështu nga dita në ditë.

Në Kosovë më nuk ka gjumë e as pushim. Për dy ditë u organizuan të gjithë mjekët dhe infermierët që i ka sot Kosova, madje edhe studentët e mjekësisë në Universitetin e Prishtinës dhe nxënësit e shkollave të mesme të mjekësisë për ta vaksinuar popullsinë. Mjafton të dish si bëhet një vaksinë, kurse në Spitalin e Gjakovës u hap një karantinë për të sëmurët që po priteshin, pasi variola është aq dinake, sa i infektuari me atë virus, duke menduar se ka flamë, i kontaminon të gjithë njerëzit me të cilët bie në kontakt.

Kosova u ngrit në faqet e para të mediave botërore, krahas supozimeve se kush na mori në qafë. Disa thoshin se virusi erdhi nga Lindja e Mesme me haxhilerët. Kjo tezë mbështetet në rastin e Ibrahim Hotit, nga fshati Denjë i Rahovecit, i cili ditë më parë vetë i gjashti ishte kthyer nga haxhillëku, duke u ndalur gjatë rrugëtimit tokësor në Irak, ku iu shfaq një formë e lehtë e variola verës, pasi në të shkuar për në Mekë kishin marrë vaksina, por jo edhe fshatarët e tjerë të Denjës, paimunitet ndaj variolës. Supozohet se ata janë viktimat e para së bashku me pacienten e njomë të dr. Xhelalit. Më së vështiri e kanë gratë shtatzëna. Ato nuk bën të marrin vaksina, por të pinë një ilaç special që nuk e dëmton frytin. Mjekët druajnë se shumë foshnja do të lindin të vdekura, edhe nëse u shpëtojnë nënat e kontaminuara me virus të variola verës.

Por, për çdo ditë vërehet se si ka filluar të mundet frika, pasi nuk flitet për të vdekur. Shifrat nuk dihen ose nuk publikohen. Beteja e të gjitha betejave kundër lisë po zhvillohet në Gjakovë ku është hapur karantina.

Është dita e dhjetë e shpalljes së luftës së pabarabartë kundër një epidemie biblike. Enciklopeditë dëftojnë se gjatë mesjetës e këndej variola vera ka gjunjëzuar perandori e ushtri, sepse nuk kishte ilaçe e as shpejtësi të informimit të popullatës.

Me ekipin televiziv të “Shkëndijës” hymë në karantinën e Spitalit të Gjakovës. Mua, kameramanin Rudolf Sopi, dhe Shukri Kaçanikun, asistent i kamerës dhe mjeshtër toni,në hyrje na pret dr. Agim Serhati, mjek i praktikës së përgjithshme në Spitalin e Gjakovës. Këtu ka hyrë në ditën e parë dhe nuk ka dalë jashtë fare. Së bashku me dy specialistë të Beogradit, me infermiere vendore dhe të tjerë për çdo ditë presin të sëmurët e prekur nga variola vera.

Në dritare të Spitalit shihen plot të sëmurë. Fytyrat e tyre duken të skuqura nga puçrrat, të vërejtura, disi të pashpresë. Rastësisht me bie në sy një fytyrë e njohur nga Prishtina. Është motra e bashkëshortes së kolegut tonë Veli Vraniqi. Na përshëndet me dorë nga dritarja, derisa në tokë, mu para të sëmurëve nga variola disa saldues po mbyllnin arkivole metalike me flakë saldimi. Sot kanë vdekur nëntë të prekur. Të gjitha këto funerale i përcjellin pa lot të prekurit nga variola. Thuajse po e parashikojnë edhe ditën e vet. Këtu vdekja është bërë si ndodhi e zakonshme. Janë mësuar me vdekjet e lehta.

– Të gjithë këta që po varrosen sot, dje i kanë soditur nga po këto dritare funeralet memece. Muzikë mortore është fishkëllima e flakës së axhustatorëve që mbyllin hermetikisht kufomat – na shpjegon dr. Agimi, me atë fytyrën e tij engjëllore. Mundohet të krijojë një qetësim të rremë në këto momente që askush nga ne nuk i kishte paramenduar.

– Arkivolet duhet të saldohen dhe të varrosen sa më thellë, në mënyrë që ky virus, ndër më shkatërrimtarët, të mos kthehet assesi mbi tokë. Ai mund të jetojë edhe 40 vjet në kufomë, – na shpjegon mjeku, hero i kësaj beteje të sapofilluar.

Më duhet ta pranoj se jam frikësuar për ekipin tim televiziv dhe për veten se mos edhe ne do të bëhemi “transportues” eventual të virusit të kobshëm, por aty sërish gjendet dr. Agimi. Ai gjatë dhjetë ditëve ishte shndërruar në ekspert të vërtetë për variola verën, sepse ditën e shihte me sy, ndërsa natën lexonte literaturë për të.

– Ju jeni larg nga të sëmurët. Mos u afroni te pavijoni i të prekurve. Ne i vizitojmë të sëmurët vetëm kur i vëmë maskat dhe rrobat mbrojtëse. Tash e kemi më lehë, sepse e dimë me kë po luftojmë, – na qetëson dr. Agimi, duke na ofruar portokaj që i kishin arritur Spitalit nga disa kolektiva të fabrikave të Gjakovës.

Sot u shpall se më 9 mars të këtij viti, në një spital të Beogradit kishte vdekur një pacient nga Novi-Pazari. Familja e të ndjerit e kishte marrë kufomën me diagnozë që nuk kishte kurrfarë lidhjeje me variola verën. Atë e kishin varrosur në vendlindje, më pas në rrethin e tij familjar ishin shfaqur simptoma të panjohura të një sëmundjeje. Ata i kishin dërguar në Spitalin e Novi- Pazarit dhe në atë të Çaçakut, kurse në Beograd kishte vdekur një infermiere, e cila ishte kujdesur për atë haxhi nga Novi- Pazari. Edhe atë e kishin varrosur pa i caktuar diagnozë.

Alarmi i dr. Xhelal Xhibos nga Prizreni ia hapi sytë mjekësisë në Beograd se për çfarë sëmundjeje bëhej fjalë.

Ekipi ynë ka xhiruar tërë ditën çdo detaj nga Spitali karantinë i Gjakovës. Në pavijonet e tjera nuk ka ngelur asnjë i sëmurë i mëparshëm, asnjë mjek dhe asnjë infermier. Të gjithë kanë ikur, pos një grupi infermierësh që ndihmon në karantinë.

Në dalje, te dera kryesore e karantinës, disa teknikë na spërkatin nga thembrat e gjer në kokë me tretje që kishte arritur nga bota e jashtme kundër këtij virusi. U “lanë” edhe kamerat dhe çdo pjesë e teknikës sonë.

Sonte duhet të shkoj në Redaksinë televizive të Kosovës në Beograd, sepse në Prishtine ende nuk kemi teknikë emetimi. Nesër do të emetohet emisioni ekskluziv televiziv nga karantina e Gjakovës.

I bie ziles së banesës sime në Ulpianë të Prishtinës, i bindur se tani, “jam në rregull”. Bashkëshortja nuk ma hap derën. Nga brenda dëgjoj zërin e saj lutës: “Shko se do t’i marrim fëmijët në qafë.

“Jam dezinfektuar”- përpiqem ta qetësoj sadopak. “Ani, ani, por tri ditë mos eja në shtëpi, të lutem. Kam lexuar se aq i duhet virusit për të nxjerrë krye” – me thotë ajo plot frikë. Vetëm vjehrra ime, e vjetër, pa frikë e hap derën, përshëndetet me mua dhe ma sjell një setër për udhëtim që e kërkoja.

Atë nate, në trenin për Beograd ishin vetëm dy vagonë udhëtaresh. Gjithsej pesë udhëtarë. Edhe tërë Kosova gjendej në karantinë të pashpallur. Në godinën e Televizionit të Beogradit, në rrugën “Takovska”, askush nuk më afrohej. Kishin dëgjuar se ka hyrë një gazetar i Redaksisë televizive të Kosovës që kishte xhiruar të sëmurët nga variola.

Tërë ditën punova vetëm me montazhistin tonë, Fadil Presheva.

“Nëse është e shkruar, do të vdesim së bashku, por do ta lëmë pas një film. E vërteta ndoshta do të kuptohet shumë më vonë,”- më tha ai, kur e kryem montazhin dhe po pinim lëngje të sjella nga bufeja ku nuk dëshironte askush të na takonte.

Pas dy muajsh, kur u mbyll kjo luftë e ashpër kundër një virusi, statistikat nxorën se në Kosovë ishin infektuar 123, ndërsa kishin vdekur 26 veta. Në Serbi ishin infektuar 194 veta. Prej tyre kishin vdekur 40. Numrin e foshnjave të vdekura pas vaksinimit të nënave shtatzëna, nuk e ka nxjerrë asnjë statistikë. Më vonë u publikua në mediat botërore se në dy laboratorë të mbrojtur në botë, njëri në SHBA (Alabama) dhe tjetri në Rusi (Koltosov), ruhen 571 ampula me virusin e variola verës ose lisë.

Ende askush nuk ka mundur të shpjegojë pse qëndrojnë ato ampula me grykë djalli, të mbushura me virus të variola verës që mund ta shkatërrojë tërë njerëzimin.

*Variola Vera, Sëmundja e lisë

Prishtinë, mars – prill 1974

Shënim:

Dr. Agim Serhati doli i fundit nga Karantina e Gjakovës, por ishte sërish ndër të parët që vrapoi t’u ndihmojë nxënësve të helmuar në shkollat tona nga një “dorë e fshehur” e regjimit të Milosheviqit. Regjimi fashist antishqiptar e kishte dënuar me vdekje mjekun e popullit pa aktgjykim të shkruar. Më 1990 e burgosën për ta dërrmuar me tortura çnjerëzore. E lëshuan të vdesë në shtëpi pas shkatërrimit të shumë organeve.

Marrë nga KOHA.net 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 48 vjet para koronavirusit në kinë koronavirusi në kinë kosove mbi 2600 viktima ne bote nehat islami variola vera 48 vjet para koronavirusit në kinë koronavirusi në kinë kosove mbi 2600 viktima ne bote nehat islami variola vera

Sondazh

Poll
Bota 24 Shkurt 2020, 12:10

Koronavirusi – Italia në rrethim

“Qëllimi është që të mbrojmë shëndetin e popullit “, deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte, pas një t...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë