LIVE UPDATES
Aktualitet

Nuk është hera e parë që krimi u vishet padrejtësisht shqiptarëve në Amerikë

5 Qershor 2020, 09:09 Nga DOSJA
Nuk është hera e parë që krimi u vishet padrejtësisht

SHBA– Një artikull në gazetën “New York Daily News” shkruante sot se një emigrant nga Shqipëria, me emrin Dzenan Camovic, ishte autori i një sulmi me thikë ndaj një oficeri policie mbrëmë në Brooklyn.

Camovic e sulmoi, papritmas dhe pa ndonjë arsye, oficerin duke ia ngulur thikën në fyt.

Kjo ngjarje ka rastisur në të njëjën kohë me protestat e këtyre ditëve dhe gjendjen e tensionuar në New York, por episodi nuk ndodhi gjatë përballjeve të policisë me protestuesit. Camovic duket se ka vepruar më vete, në mënyrë të qëllimshme dhe ISIS është përmendur si një nga pistat e hetimit.

Falenderojmë anëtarët e komunitetit, e në veçanti zotin Olloman Sela, që telefonuan gazetën “Illyria” dhe botuesin Vehbi Bajrami për t’u ankuar për identifikimin si shqiptar të këtij personi, nga media amerikane.

Pas ndërhyrjes sonë pranë autorëve të shkrimit, teksti u ndryshua. Ashtu si dyshonin qytetarët që na telefonuan, Camovic është me origjinë boshnjake.

Çdo komunitet ka keqbërës ashtu si ka edhe njerëz të virtytshëm. Problemi qëndron se nuk është hera e parë që krime të cilat nuk janë kryer nga shqiptarët u vishen shqiptarëve, ose grupe kriminale që kanë ndonjë shqiptar mes tyre emërtohen si “banda shqiptare”.

“Kjo praktikë e shëmtuar duhet kundërshtuar hapur dhe menjëherë”, u shpreh botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami. “Korrigjimet nuk mjaftojnë më. Gazetarët duhet të shpjegojnë se si përfundon emërtimi ‘shqiptar’ në një tekst shkrimi? Pse duhet të ndërhynim ne që të ndryshohej?”

Në fakt, lajmi nga “Daily News” është përdorur edhe nga burime sensacionaliste si “Daily Mirror” si dhe nga një numër llogarish, kryesisht serbe, në rrjetet sociale, për të hedhur baltë mbi shqiptarët.

Këto kanë qenë ditë nervoze për mbarë Amerikën dhe pavarësisht se njerëzit janë ndarë mbi metodat që duhen përdorur për të protestuar, askush nuk ka dyshim se komunitetet duhet të ngrenë zërin për të mbrojtur anëtarët e tyre kur abuzohen nga ligji, media, apo sistemi.

Për hir të të vërtetës, autorët e shkrimit u janë përgjigjur ndaj ankesave tona, në rrjetet sociale, si dhe me postën elektronike, duke na falenderuar për mesazhet. Çështja i ka kaluar tani edhe redaktorit përkatës për të hetuar më tej se çfarë ka ndodhur.

“Illyria” po përpiqet të kontaktojë edhe me CNN, që sipas disa dëshmive, e ka përsëritur identifikimin si shqiptar. Nëse dikush disponon ndonjë videoklip, mos ngurroni të na e dërgoni.

Përpjekje, ndonëse pa shumë shpresë po bëhen për të kontaktuar edhe “Daily Mirror”.

“Një nga gjërat që kam vënë re kur u vendosa në SHBA ishte që sa herë që përmendeshin shqiptarët në gazetat lokale ishte shpesh për ndonjë krim apo tragjedi”, u shpreh botuesi Bajrami, që është autor i librit voluminoz kushtuar komunitetit tonë “Shqiptarët e Amerikës”. “Kjo ka filluar të ndryshojë kohët e fundit, por ne duhet të vazhdojmë të jemi aktivë dhe të mbrojmë figurën tonë si komunitet. Shqiptarët duhet të jenë krenarë për kontributin tonë në New York e në SHBA”.

Shqiptaro-amerikanët janë pjesë e rëndësishme e komunitetit të madh njujorkez. Mbi 100 anëtarë të komunitetit militojnë në forcat e rendit dhe agjensi të tjera që veprojnë në New York. Dhjetëra studentë e anëtarë të moshës së re kanë qenë pjesë e protestave. Shqiptarët, ashtu si çdo komunitet tjetër janë në të dy anët e barrikadave.

Shqiptarët janë punëtorë e punëdhënës, kanë luajtur një rol të drejtpërdrejtë në rimëkëmbjen ekonomike të lagjeve të caktuara 30-40 vjet më parë kur Qyteti vuante periudhën e tij më të rëndë në shekull. Ata janë pjesë e çmuar e historisë dhe pëlhurës sociale njujorkeze. Asnjë lloj përbaltjeje e imazhit të tyre nuk mund ta ndryshojë këtë. As nuk do ta lejojmë që të ndodhë.

Marrë nga GazetaIllyria

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dzenan camovic new york dzenan camovic new york

Sondazh

Poll
Aktualitet 5 Qershor 2020, 07:51

KRUJË– Roland Pula, 32-vjeçari që po kërkohet ‘qiell e tokë’ për ekzekutimine dy vëllezërve Bardhi, rezulton të jetë një person i skeduar më parë ng...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet