LIVE UPDATES
Editorial

“Mposhtja”e koronavirusit, sfida më e fortë e Donald Trump

18 Mars 2020, 14:17 Nga DOSJA
“Mposhtja”e koronavirusit, sfida më e fortë e Donald Trump

SHBA– Realiteti afatgjat i koronavirusit ka nxitur amerikanët për një mobilizim kombëtar të “Luftës së Dytë Botërore” për të luftuar pandeminë. Dhe politikanët  janë shqetësuar për këtë çështje për të luftuar koronavirusin duke e krahasuar domethënien historike të krizës me fatkeqësinë e gripit të vitit 1918.

Por nuk është e qartë nëse mesazhi i rreptë po u kalon të gjithëve, veçanërisht amerikanëve të rinj për të ndaluar një sëmundje që tani përhapet si zjarr i egër para se të arrijë nivele që mund të “mposhtin” sistemin shëndetësor të SHBA.

Në San Francisko, për shembull njerëzit u panë që kishin dalë shëtitje, për patinazh, çiklizëm megjithëse qeveria ka marrë masa drastike dhe ka urdhëruar që të  gjithë qytetarët  të izolohen nëpër shtëpi, përveç rasteve më urgjente dhe të domosdoshme për njeriun. Ekspertët paralajmërojnë se pavarësisht se u tha që të rinjtë zakonisht janë më pak të rrezikuar nga Covid-19, ata mund të përhapin virusin tek njerëzit më të moshuar.

Sekretari Steven Mnuchin, duke luftuar për të shpëtuar ekonominë, është duke krijuar një përmbledhje të mprehtë se çfarë mund të ndodhë nëse Kongresi nuk vepron, duke u thënë senatorëve shkalla e papunësisë mund të bjerë deri në 20%, tha një burim i Senatit GOP për CNN. Një skenar i tillë makthi krahasohet me vitin 1930, dhe mund të tejkalojë numrin e papunësisë pas krizës financiare të vitit 2008, që cili arriti kulmin në 9.9%.

Mes shenjave duket se drama e koronavirusit do të jetë më e gjatë, më e shtrenjtë dhe më e tatueshme për njerëzit  sesa pritej. Shtëpia e Bardhë po kërkon fuqi të jashtëzakonshme për të ndaluar goditjen e ekonomisë. Një plan masiv stimulimi prej 1 trilion dollarësh  përfshirë 1000 kontrolle për shumicën e amerikanëve  është më i madh se Akti i Rimëkëmbjes që ndihmoi për tërheqjen e vendit nga recesioni i madh.

Ekzistojnë disa shenja inkurajuese të një kauze të përbashkët midis qeverisë federale, shteteve dhe juridiksioneve lokale. Por ka pak përgjigje nga Shtëpia e Bardhë për sfidën më kritike që vjen: një mungesë e pajisjeve mbrojtëse për stafin mjekësor dhe pajisjet e frymëmarrjes apo shtretërit e kujdesit intensiv përpara rritjes së numrit  të pacientëve.

Presidenti Donald Trump me një eksperiencë të gjatë politike, i cili pretendonte se SHBA nuk është prekur nga COVID-19 tani po përballet me një nga sfidat më të forta që ka kaluar çdo lider në Amerikë. Çdo  fjalë e tij po vëzhgohet për prova që ai i përgjigjet sfidës së luftimit të një “armiku” si koronavirusi që   nuk ka kursyer as territorin amerikan, por është përhapur ndjeshëm.

“Ne duhet të luftojmë atë armik të padukshëm”, tha Trump të martën, pasi u regjistruan më shumë se 1.500 raste të reja të koronavirusit, ndërsa  numri i viktimave ka arritur në 100, ndërkohë që virusi  është përhapur pothuajse në çdo shtet të SHBA.

Dr.Anthony Fauci, specialisti më i lartë i sëmundjes infektive të vendit, tha se mund të kalojnë disa javë përpara se ai të dijë nëse regjimet vetë izoluese gjithnjë e më të rrepta do të rrafshojnë kurbën e infeksioneve nën një nivel që mund të rrëzojë sistemin e kujdesit shëndetësor publik. Komenti i tij ishte alarmant sepse theksoi që ekonomia nuk do të durojë vetëm mbylljen e gjatë për disa javë me rradhë, por do të mbetet e papunë ndoshta edhe me muaj.

‘Kolapsi masiv i ekonomisë’

Baret, kafenetë, restorantet dhe teatrot po mbyllen si  shkak i koronavirusit. Linjat ajrore po zvogëlojnë kapacitetin. Puna nëpër departamente të ndryshme ka nisur të zbehet, gjë shumë negative kjo për ekonominë e SHBA.

“Ne po shohim një kolaps masiv në ekonominë e vendit.”- tha senatori Jeff Merkley, një demokrat i Oregon, për CNN.

Mnuchin loboi senatorët republikanë që së pari të kalojnë një projekt-ligj të mëparshëm para se të arrijnë në një kërkesë të re urgjente për paketën e stimulit prej 1 trilion dollarësh.

“Është një numër i madh. Kjo është një situatë shumë unike në këtë ekonomi.“- tha ai.

Trump vazhdoi të paraqiste situatën më të  mirë të  qeverisë së tij, duke e rikthyer vlerësimet pasi një prej armiqve të tij politikë, guvernatori i Neë York, Andrew  Cuomo, vlerësoi udhëheqjen e tij. Por Presidenti dhe ekipi i tij gjithashtu bënë përpjekje për të rishkruar historinë e përpjekjeve të tij të mëparshme për të ulur seriozitetin e virusit.

Ndjeva se ishte një pandemi shumë kohë përpara se të quhej një pandemi.”- tha Presidenti për një virus që ai më parë kishte argumentuar se  nuk përbënte  problem dhe sipas tij ishte po njësoj si gripi i thjeshtë dhe që thjesht mund të largohej shpejtë.

Ndërsa kishte shenja të reja që Shtëpia e Bardhë po përgatiste programin e saj kundër koronavirusit,  në drejtim të testimit, punës së riparimit ekonomik dhe bën thirrje që industria të dhurojë maska ​​për punonjësit e kujdesit shëndetësor,  përpjekja ende dukej e mangët nga ajo që duhej vërtet.

Guvernatorja e Rhode Island, Gina Raimondo tha se ndërsa situata e testimit të mëparshëm në lagje po përmirësohej.

Lajmi i mirë është se ata po e marrin ndihmën urgjentisht, së fundmi. Por aksioni ende nuk është marrë. Dhe ata me të vërtetë duhet të rrisin përgjegjshmërinë dhe t’u japin shteteve ato që na duhen për të luftuar krizën në vijat e para.”– tha ajo.

Cuomo parashtroi një dimension tjetër të grumbullimit, duke paralajmëruar një mungesë kritike të shtretërve spitalorë. Ai tha se të paktën në Neë York do të duheshin deri në 37,200 shtretër të kujdesit intensiv, por aktualisht kishte vetëm 3,000. Ai gjithashtu kërkoi nga infermierët në pension dhe mjekët që t’i përgjigjen thirrjes për ndihmë.

Mungesa të tilla janë një arsye që udhëheqësit e vendit janë duke u lutur që banorët të izolohen, për të kufizuar zinxhirët e infeksioneve që lidhen me koronavirusin.

“Le të jemi të gjithë përgjegjës dhe të anulojmë gjërat që mund t’i anulojmë për të çliruar me të vërtetë shtretërit dhe hapësirën spitalore,” tha Dr. Deborah Birx, një anëtar i lartë i grupit të detyrave nga Shtëpia e Bardhë për menaxhimin e situatës së koronavirusit.

“Dhe atëherë le të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që nuk kemi nevojë për ventilatorë, sepse kemi mbrojtur njerëzit që do të kishin nevojë për t’i përdorur ato.”- tha ajo.

Por Fauci nuk ishte në gjendje të jepte një rregull të fortë kur do të bëhej e qartë nëse përpjekjet për zbutjen po funksiononin dhe kur ai mund të parashikonte se sa do të zgjaste pandemia.

Ndoshta do të kalojnë disa javë apo edhe muaj para se të dimë nëse do të kemi një efekt.”-  tha Fauci.

“Mbani mend ato topat e dëborës kur ishit fëmijë që i tundnit dhe dëbora përhapej gjithandej.”- Pyeti Cuomo.

“Dikush e zgjodhi vendin tonë dhe thjesht e tronditi dhe e ktheu përmbys, dhe është e gjitha kjo është kaotike dhe gjërat po fluturojnë kudo. Ka informacione të reja dhe ka një informacion të përzier dhe njerëzit nuk dinë se çfarë të bëjnë.”-shtoi ai.

Ish-nënkryetari Joe Biden pas fitores së tij në Arizona, Illinois dhe Florida në garën presidenciale Demokratike në SHBA u përqëndrua në shpërthimin e koronavirusit.

“Ju e dini, trajtimi i kësaj pandemie është një emergjencë kombëtare si të luftosh një luftë. Por është gjithashtu një moment kur zgjedhjet dhe vendimet që marrim si individë do të ndikojnë kolektivisht në atë që ndodh.”- tha ai.

Raimondo arriti përsëri në histori.

“Ajo që duhet të ndodhë është se duhet të kemi një mobilizim të fuqishëm të stilit të Luftës së Dytë Botërore të drejtuar nga federata.”-  tha guvernatorja Raimondo për CNN.

Përshtatur nga CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial anthony fauci donald trump koronavirusi ne shba lideret sfide e koheve moderne anthony fauci donald trump koronavirusi ne shba lideret sfide e koheve moderne

Sondazh

Poll
Editorial 16 Mars 2020, 20:04

Jeta e njerëzve apo fitimet e koncesioneve

TIRANË– Koncesioni i Chek Up-it duhet te riadresuar urgjentisht per te perballuar epidemine e virusit. Buxheti i ka paguar koncesionarit 8 milione eu...

Editorial 16 Mars 2020, 11:43

ANALIZA: Fati i Europës është vulosur tashmë

Gjithçka që mund të zbulojmë për koronavirusin ka po aq rëndësi sa gjithçka që mund të zbulojmë për fatkeqësitë natyrore. Tani është kuptuar gjerë...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës