LIVE UPDATES
Bota

“Rrezik, që vrasjet sekrete të kthehen në normalitet”

17 Janar 2020, 14:16 Nga DOSJA
“Rrezik, që vrasjet sekrete të kthehen në normalitet”

SHBA– Më 3 janar 2020 SHBA vranë gjeneralin iranian Ghassem Soleimani përmes një sulmi me dron. Më 23. gusht 2019 pandehet se shërbimi sekret rus vrau çeçenin në emigracion Zelimkhan Khangoshvili në Berlin. Më 2 tetor 2018 shërbimi sekret saudit vrau gazetarin Jamal Khashoggi në Stamboll. Kjo seri vrasjesh, sulmesh dhe rrëmbimesh mund të vazhdohet lehtësisht edhe në Gjermani.

Një valë frikëngjallëse vrasjesh nga shërbime sekrete ka mbërritur tashmë në Europë dhe ka pak gjasa për përmirësim. “E ardhmja e afërt mund të ketë më shumë vrasje me sfond shërbimet sekrete”, parashikon ish-presidenti i Shërbimit Informativ gjerman BND, Gerhard Schindler, sikurse u shpreh ai në një diskutim zhvilluar  në muzeun gjerman të spiunazhit.

Toni po bëhet gjithnjë e më i ashpër

Një arsye për këtë është shpërbërja e rendit të vjetër ndërkombëtar. Fuqitë e mëdha SHBA, Rusia dhe Kina konkurrojnë me fuqitë rajonale në ekspansion si Irani dhe Arabia Saudite, Toni po bëhet gjithnjë e më i ashpër. “Mekanizmat ekzistuese për të zgjidhur konfliktet paqësisht, po dështojnë gjithnjë e më më shpesh dhe ka rrezik real, që të normalizohen vrasjet në fshehtësi “, tërheq vëmendjen Patrick Sensburg nga partia kristiandemokrate (CDU).

Eshtë e qartë edhe se: Vrasjet me qëllim aplikohen prej kohësh prej shteteve. Rusia, Izraeli apo SHBA në 30 vitet e fundit rregullisht e kanë përdorur këtë mjet. Ndërsa në Europë pas Luftës së Ftohtë për një kohë të gjatë ka qenë qetësi. Duket se tani këto kohë kanë marrë fund.

Vrasjet sekrete dhe sulmet kanë sfonde të ndryshme: Operacionet si ai i SHBA.së kundër gjeneralit iranian Soleimani apo aksionet e shërbimeve sekrete izraelite kundër Hamasit dhe Hisbollahut synojnë të prekin kundërshtarët ushtarakë. Qëllimi është i qartë, të parandalohen sulmet e ardhshme, pa arritur deri tek lufta.

Shpesh vdesin edhe të paimplikuar

Një lloj krejt tjetër vrasjesh janë sulmet nga hakmarrja. Ndër to bëjnë pjesë p.sh. vrasja e Khangoshvilit apo e Khashoggit, sulmi ndaj Sergej Skripal si edhe sulmet izraelite për vrasjen e kriminelëve nacionalsocialistë të luftës. Me këto synohet shpagimi për veprime në të shkuarën. Kritikët i bëjnë të heshtin dhe njëkohësisht këto sulme kanë vlerë simbolike si paralajmërim ndaj botës.

Por kush rrezikohet të bjerë viktimë e të tilla sulmeve? Faktikisht kjo prek një grup të vogël personash: Armiq ushtarakë si dhe disidentë politikë, opozitarë apo agjentë që kalojnë në krahun tjetër. Lufta kundër terrorizmit që nga viti 1970 po i shkrin gjithnjë e më shumë këta kufij. Gjithnjë grupe të vogla të organizuara mirë dhe në anonimitet mund të kryejnë sulme dhe po ashtu ato vihen edhe vet në shënjestër të vrasjeve me paramendim. Sulmet e shërbimeve sekrete izraelite kundër udhëheqjes së Hamasit dhe Hisbollahut janë një shembull për këtë.

Një problem i veçantë është: “Vrasje me objektiv të caktuar” tingëllon precize, por prej tyre vdesin faktikisht jo vetëm ata që janë në shënjestër”, por edhe të pa implikuar. Një çift anglez gjeti vdekjen rastësisht, sepse ra në kontakt me gazin e nervave, që ishte destinuar për vrasjen e agjentit rus Sergej Skripal. Në Norvegji shërbimi sekret izraelit ngatërroi një islamist me një kalimtar të pafajshëm – duke vrarë kësisoj personin e gabuar. Gjenerali Soleimani nuk ishte i vetmi i vrarë prej sulmit me dron – prej tij humbën jetën edhe persona, që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Rreziku i dëmeve kolaterale gjatë vrasjeve nuk mund të përjashtohet asnjëherë.

Sinjalizues të kohëve të trazuara

Morali nga historia? Në shtetet si Gjermania, ku dënimi me vdekje është i ndaluar, indinjata morale për operacionet e vrasjeve është mjaft e madhe. Edhe OKB i dënon rregullisht operacionet e vrasjeve. Kështu ndodhi edhe pas vrasjes së Soleimanit apo të Khashoggit. SHBA, Izraeli apo Rusia megjithatë kanë një tjetër perceptim për të drejtën kur është fjala për mbrojtjen nga terrorizmi dhe kërcënimet për vrasje në botën e jashtme. Për më tepër që pikërisht këto vende vazhdimisht ndodhen në konflikte ushtarake në botë, prej nga rrezikohet siguria e tyre. Një zgjidhje e kësaj kontradikte duket sot më e largët se kurrë më parë. Ende gjendja në Gjermani është relativisht e qetë. Shumica e „vrasjeve të qëllimshme” ndodhin në rajonet e mëdha të krizave në botë si në Lindjen e Mesme, në Afganistan apo në Ukrainë. Por globalizimi, migracioni, edhe konflikti ruso-perëndimor po spostohen gjithnjë e më pranë Gjermanisë. Vrasja e Khangoshvilis më 2019 apo rrëmbimi i funksionarit vietnamez Trinh Thanh më 2017 në Berlin janë shenja që sinjalizojnë kohë të trazuara.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota izraeli rusia shba izraeli rusia shba

Sondazh

Poll
Bota 17 Janar 2020, 12:59

UGANDË- Një imam është pezulluar nga detyrat e tij fetare, dy javë pas martesës, pasi u zbulua se ai ishte martuar padashur me një burrë. Identiteti i vërt...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës