LIVE UPDATES
Aktualitet

Sekretari i Përgjithshëm i USIG RAI: Gazetarët shqiptarë të kërkojnë mbështetje nga BE

12 Shkurt 2020, 07:56 Nga DOSJA
Sekretari i Përgjithshëm i USIG RAI: Gazetarët shqiptarë

Intervista e plotë

Sa e rëndësishme është ligjshmëria në profesionin e një gazetari? Sa  e rëndësishme është garancia e Kushtetutës në kryerjen sa më korrektet të punës së një gazetari?

Vittorio Di Trapani: Është thelbësore që shtetet të garantojnë normat që sigurojnë lirinë e plotë të autonomisë së gazetarëve që të kryejnë të lirë punën e tyre. E jo vetëm për lirinë e gazetarëve, pasi të kesh gazetarë të lirë do të thotë t’i sigurosh qytetarëve një informacion në shumës, i kompletuar, autonom e i pavarur.

Në Shqipëri qeveria ka hartuar një ligj të ri antishpifje që për kolegët gazetarë shqiptarë është një mënyrë kontrolli që shtetit po i bën sektorit të informacionit. Çfarë mendoni?

Vittorio Di Trapani: Jam i bindur se Bashkimi i Gazetarëve Europianë do të ketë një vëmendje të madhe ndaj kësaj çështjeje. Ne gazetarët e gazetaret e Rai së bashku me Federatën e Medias Italiane kemi e do të kemi gjithmonë një vëmendje të veçantë mbi çka po ndodh në vendet e tjera e jam i sigurt se federata e gazetarëve italianë do të dijë t’u rri pranë gazetarëve e kolegëve shqiptarë .

Pra po këshilloni që gazetarët shqiptarë të kërkojnë mbështetje dhe nga Bashkimi Europian nëse nuk dëgjohen nga qeveria?

Vittorio Di Trapani: Sigurisht këto janë beteja që nuk mund të bëhen vetëm brenda një shteti. Jemi të gjithë më të fortë kur kuptojmë se të drejta mbrohen kolektivisht në të gjitha vendet e Evropës e vetëm nëse i mbrojmë së bashku, pra siç mund të bëj Federata Europiane e Gazetarëve.

Kohët e fundit RAI, gazetarët e RAI, po i kushton një vëmendje të veçantë Shqipërisë, me kronikat e reportazhet e tyre kanë krijuar një imazh për Shqipërinë. Çfarë mendon sindikata juaj mbi këtë fakt?

Vittorio Di Trapani: Sa herë që kryhen punë investigative nga gazetarë e gazetare të RAI, janë punë të rëndësishme, e ne jemi të bindur se të gjithë kolegët tanë e kryejnë me një profesionalizëm maksimal.

Në Shqipëria ka pikëpyetje e diskutime mes gazetarëve për pjesëmarrjen e kryeminsitri shqiptar Edi Rama në studiot e Portta a Porta sa herë që ai ka vështirësi në qeverisjen e tij?

Vittorio Di Trapani: Unë jam i mendimit se është thelbësore që të mos reduktohen zërat që dëgjohen , por të shtohen. Duhen dëgjuar sa më shumë zëra, derisa t’u ofrohet qytetarëve një rrëfim komplet për çdo realitet apo në çdo vend.

Në Itali ka një vëmendje të veçantë të sindikatës së gazetarëve në garantimin e lirisë e suksesit të punës së tyre. Çfarë mund të mësoj Shqipëria nga ju në një moment delikat për punën e gazetarit siç është aprovimi i ligjit antishpifje?

Vittorio Di Trapani: Sigurisht ka një element shumë të rëndësishëm që i bën të gjithë më të fortë. Duhet kuptuar se fitohet vetëm me “NE”, fitohet vetëm nëse dëgjohemi si një komunitet që rrethohet nga vlera që i bashkojnë e vlerat janë autonomia, pavarësi, sidomos kur flitet për infromacionin, për gazetarinë, pasi një gazetari e lirë do të thotë qytetarë më të informuar,  e qytetarë që mund të zgjedhin në mënyrë më të vetëdijshme. 

Pra duhet të përshijmë dhe shoqërinë civile?

Vittorio Di Trapani: Të gjitha aleancat janë vendimtare në betejat kolektive pasi beteja për autonominë, për pavarësinë nuk janë vetëm beteja për gazetarët por të të gjithë qytetarët, Pra çdo alaenacë civile, qytetare e sociale është vendimtare rreth asaj “ne”, që ka ndërutar deri më sot vlera.

E politika çfarë peshe ka në këtë betejë?

Vittorio Di Trapani: Politika duhet të bëj zanatin e saj, të bëj ligje që garantojnë autoniminë e pavarësinë e natyrisht jo që ta reduktojnë.

Marrë nga  Oranews 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet be gazetaret shqiptare vittorio di trapani be gazetaret shqiptare vittorio di trapani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet