LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’ka pirë kush alkool”/ Oficeri bën për spital avokaten brenda ambienteve të Prokurorisë në Gjirokastër, dëshmia:

27 Janar 2020, 21:03 Nga DOSJA
“S’ka pirë kush alkool”/ Oficeri bën për spital

GJIROKASTËR- Një incident i rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku avokatja Orgesa Serani rrëfen se është dhunuar në ambientet e prokurorisë së këtij qyteti nga një Oficer i Policisë Gjyqësore, Martin Pali.

Avokatja i është drejtuar emision “Stop” në Tv Klan, duke treguar të gjithë ngjarjen e ndodhur më 22 Janar. Ajo thotë se është përballur me dhunë verbale dhe fizike prej tij, e kjo pasi i kishte kërkuar këtij të fundit një informacion lidhur me një klient që e përfaqësonte. Avokatja shprehet se Pali shpesh është në gjendje të dehur në punë, dhe në ditën që ajo i ka kërkuar informacion, ai ka nxjerrë zvarrë nga zyra.

Vetë Martin Pali, i pyetur nga “Stop”, e mohon të ketë ndodhur një incident i tillë, edhe pse avokatja u detyrua të merrte ndihmë mjekësore pas ngjarjes.

Por skandali po sfumohet nga Policia e Gjirokastrës, e cila nuk ka sekuestruar pamjet filmike të kamerës së korridorit hyrës të Prokurorisë, ku duket sesi OPGJ Martin Pali, ka nxjerrë zvarrë avokaten Orgesa Serani.

“Në dijeninë time nuk janë marrë pamjet filmime duke qenë se dhe vetë prokurori i rrethit, ka qenë prezent në momentet kur unë kam njoftuar policinë, dhe nuk i ka lejuar forcat e policisë të marrin pamje, duke favorizuar një oficer i cili shumicën e kohës është i dehur”.

“Stop” tregon vendndodhjen e kamerës brenda në Prokurori dhe informon dhe SHÇBA Gjirokastër, për të kontrolluar procedurën, që po ndjek Policia. Nga drejtuesi i saj gazetarit të emisionit investigativ, iu tha se policia duhet të ndjekë me rigorozitet procedurat dhe duhet të sekuestrojë pamjet, për të zbardhur këtë skandal në institucionin e prokurorisë.

Gazetari: Nga kush u dhunuat?

Orgesa Serani: Nga OPGJ Martin Pali. Ditën e sotme jam drejtuar oficerit Martin Palit për të marrë një informacion lidhur me një klient të cilin unë e përfaqësoj, në cilësinë e avokates, për një kallëzim që kishte ushtruar klienti im. Nga ana e oficerit marr një përgjigje shumë arrogante, më thotë që duhet t’i drejtohem sekretarisë për të marrë informacion. Në atë moment i drejtohem sekretarisë. Në bisedë e sipër me sekretaren, të cilës po i kërkoja informacionin, ndërhyri përsëri oficeri Martin Pali, i cili doli nga zyra dhe filloi të bërtiste dhe të më ofendonte. Pasi mbarova bisedën me sekretaren, i drejtohem përsëri Palit dhe i them të ketë kujdes me komunikimin duke qenë se ndodhet në ambientet e një institucioni shtetërorë dhe nuk mund t’u drejtohet qytetarëve apo avokatëve në atë lloj forme.

Gazetari: Çfarë ndodhi më pas?

Orgesa Serani: Më pas oficeri Martin Pali më shtyu, më goditi, dhe më nxori jashtë zyrës së tij për të mos më dhënë më informacion. Menjëherë pas incidentit telefonova policinë e Gjirokastrës. Pranë prokurorisë u paraqitën oficerët e policisë të cilët më shoqëruan në komisariat ku bëra dhe kallëzimin. Më pas iu drejtova ambienteve të spitali ku mora mjekimin e nevojshëm, bëra disa injektime.

Pas deklaratës dhe ankesës së bërë nga avokatja Orgesa Serani, për të qenë transparent, gazetari i emisionit “Stop”, iu drejtua edhe oficerit Martin Pali për të marrë versionin e tij.

Gazetari: Ne kemi më shumë se 5 orë që presim panë prokurorisë së Gjirokastrës, por ai nuk është pranë vendit të tij të punës, dhe pse orari zyrtar i këtij OPGJ është nga ora 08:00 deri në 16:00… por ai duket se e ka braktisur sot detyrën. Ndërkohë ajo, avokatja thotë se Pali shpesh është në gjendje të dehur gjatë orarit të punës.

“Shumicën e kohës është në gjendje të dehur, kam rastisur dhe në raste të tjera kur kam qenë me klientë, dhe ky oficer ka qenë në gjendje të  dehur”.

(Gazetari telefonon Martin Palin)

Gazetari: Zoti Pali, përshëndetje.

OPGJ, Martin Pali: Përshëndetje…

Gazetari: Ka ndodhur një konflikt midis teje dhe një avokateje..

OPGJ, Martin Pali: Ëëëë…

Gazetari: Në ambientet e Prokurorisë Gjirokastër…

OPGJ, Martin Pali: Pooo…

Gazetari: Si qëndron e vërteta? Pse ka ndodhur ky konflikt? Kush është versioni juaj?

OPGJ, Pali Martin: Normalisht do kem kontakt, pooo…,do kem ndoshta pak atë ditë,e mësova më vonë, e mësova më vonë, po nuk e njihja fare. Jo, jo!

Gazetari: A mundemi të takohemi ku ndodheni?

OPGJ, Martin Pali: Aktualisht jam larguar pak…

Një ditë më pas gazetari i “Stop”, është paraqitur sërish pranë ambienteve të Prokurorisë së Gjirokastrës për t’u takuar me OPGJ.

Gazetari: Sipas informacioneve oficeri është diku në një lokal dhe ne do të shkojmë që ta takojmë për t’i marrë versionin e tij, pse ka ndodhur ky incident.

(Gazetari e takon oficerin ndërsa ndodhej në makinën e tij.)

Gazetari: Ora është 09:00, kemi që në orën 08:00 që të presim tek Prokuroria por s’ke ardhur… po të të pyesim për incidentin. Të lutëm.. pse e keni goditur avokaten?! Dy minuta more zotëri… tek puna? Ok…

Gazetari, pasi OPGJ i komunikoi se për incidentin do të flasin tek pun, ndjek lëvizjet me makinë të tij… i cili nuk drejtohet për në Prokurori.

(Pasi ndalon makinën)

Gazetari: Zoti Pali, na thatë te puna?! T’ju marrim një prononcim lidhur me incidentin që ka ndodhur ditën e djeshme.

OPGJ, Martin Pali: Po më thuaj, por unë kam dhënë një shpjegim në polici, është ngjarje e pavërtetë, e stisur totalisht, provokim i hapur…

Gazetari: Po ju e keni prekur me dorë, ne e kemi të filmuar…

OPGJ, Martin Pali: Nuk e kam prekur.

Gazetari: Po është këqyr nga mjekët.

OPGJ, Martin Pali: Është këqyr por nuk e di, vazhdon punë policia. Vazhdon punë policia…

Gazetari: Ju e mohoni kategorikisht?

OPGJ, Martin Pali: Po po, nuk bëhet fjalë… kam 30 vjet punë.

Gazetari: Dyshohet në fakt, avokatja thotë që ju keni qenë në gjendje të dehur….

OPGJ, Martin Palit… (I merret goja)

Gazetari: Madje dhe ju ka filmuar pas incidentit duke pirë birra tek lokali përballë…

OPGJ, Martin Pali: Të lutem këto janë ofendime.

Gazetari: Jo ne i kemi të provuara.

OPGJ, Martin Pali: Ajo mund… në rregull pra, po kaloni s’ka gjë.

Gazetari: Si të kalojmë, po nuk lejohet të pish alkool në krye të detyrës.

OPGJ, Martin Pali: Nuk ka pirë kush alkool…

Pas komunikimit me Palin, gazetari është interesuar pranë Prokurorisë për të mësuar nëse janë marrë apo jo pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat ndodhen në korridorin e zyrës së OPGJ.

Gazetari: Si jeni?

Shefi i krimeve, Dhurim Çeko: Përshëndetje!

Gazetari: Genci Angjellari, i televizionit Klan i emisionit  “Stop” , në lidhje me këtë rastin, se kemi ardhur urgjent nga Tirana për këtë incidentin me avokaten. A i keni sekuestruar..?

Shefi i krimeve, Dhurim Çeko:– Nuk prononcohem dot, të lutem!

Gazetari: Kamerat…

Shefi i krimeve, Dhurim Çeko – Janë veprime të…po po!

Gazetari: Janë sekuestruar ëëë …,ok! Faleminderit! Punë të mbarë!

Pas konfirmimit të marrë prej shefit të Krimeve, zotit Çeko, gazetari i “Stop” ka komunikuar edhe me shefin e SHÇBA-së, Vaso Kaculli.

Shefi i SHÇBA-së, Vaso Kalluci -Nuk kam informacion. Po në qoftë se është një çështje hetimore, duhet policia , duhet të veprojë në raport me atë.., detyrime ligjore, që ka procedura.

“Tani na mbetet të presim përfundimin e hetimeve dhe zbardhjen e këtij incidenti të paprecedentë, brenda ambienteve të Prokurorisë së Gjirokastrës, ku dhunohet një avokate nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, Martin Pali”.  

Marrë nga Klan Tv

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster martin pali orgesa serani gjirokaster martin pali orgesa serani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet