LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA-JAN PRENGA/ Rrëmbimi u ‘zbërthye’ nga Gramoz Rexhepi, padroni i drogës u tradhtua nga Gentian Doçi, negociatat dë

11 Shkurt 2020, 13:35 Nga DOSJA
DOSJA-JAN PRENGA/ Rrëmbimi u ‘zbërthye’ nga Gramoz

TIRANË- 22 ditë pas rrëmbimit të babait të 5 fëmijëve, Jan Prenga, shpresat e familjes për gjetjen e trupit, janë venitur. Prenga, vëllai i 4 djemve të tjerë të familjes Prenga, nuk ishte marrë kurrë me punë të pista, por në familje, rregullat e përjashtimit, bien. Dosja.al ka zbardhur të gjithë itinerarin dhe përpjekjet e vëllezërve të 49-vjeçarit që u përpoqën pa ndalim për të shpëtuar Jan Prengën, por asnjë nga përçapjet e tyre nuk pati rezultat.

Jan Prenga është vëllai i Astrit, Leka, Anton dhe Ndrekë Prenga. Jan Prenga jetonte i vetëm në Kamëz me gruan, Marie dhe fëmijët, ndërsa Antoni me të tjerët jetonin në Angli. Anton dhe Jan Prenga nuk janë përfshirë asnjëherë në veprimtari që shkelnin ligjin. Marie Prenga, gruaja e Janit sapo dëgjoi që burri iu mor peng në Kamëz telefonoi me urgjencë rreth orës 13:30 Anton Prengën. Antoni ishte në punë dhe se dëgjoi telefonin. Ai e mori vesh nga bashkëshortja e tij për rrëmbimin e “Dodës”, kështu e quanin atë familja para se të ndërronte emrin në Greqi.  Pasi dëgjoi edhe nga i ati atë që kishte ndodhur, Anton Prenga ka telefonuar Astritin… vëllai i vogël problematik në Londër.

Droga u vodh nga Astrit Prenga, shoku i tij, një shqiptar dhe një rumun

Anton Prenga, ka deklaruar në polici se 260 kilogram kokainë u mor nga Astrit Prenga, shoku i tij, Gëzim Shullani, një shqiptar i njohur si Xhulian dhe një rumun. Dosja.al ka siguruar deklarimin e tij ku thuhet se:

“Astriti pas 2 orësh ka ardhur dhe më ka takuar me një shokun e vet të quajtur Gëzim Shullani, të cilin e kemi mik shtëpie. Jemi ulur në një kafe afër shtëpisë sime dhe aty e kam pyetur Astritin edhe Gëzimin se çfarë kishin bërë që kishte ndodhur rrëmbimi. Astriti së bashku me Gëzimin më kanë treguar se “ata kishin grabitur një konteiner me lëndë narkotike e llojit kokainë rreth 2-3 javë më parë dhe se kjo ishte arsyeja e rrëmbimit të Janit”. Unë ju kam kërkuar shpjegime si kishte ndodhur kjo vjedhje dhe ata më treguan se “një shtetas anglez dhe një shtetas Iranian iu kishin kërkuar Astritit dhe Gëzimit të nxirrnin një konteiner nga porti i “Smuthit”, ku ata më kanë treguar se konteineri ishte i ngarkuar me banana, por aty gjithashtu kishte të fshehur një sasi kokainë. Astriti më ka treguar se kishte bashkëpunuar me një shtetas rumun dhe me një shqiptar të quajtur Xhulian. Astrit me Gëzimin më kanë treguar se në konteiner kishte një sasi prej 260 kilogram kokainë. Pasi e morën kokainën, ata e kishin ndarë nuk e di sesi, por një pjesë e kishte marrë Astriti, një pjesë Gëzimi, një pjesë Xhuliani dhe një pjesë shtetasi rumun. Astriti së bashku me Gëzimin e kishin fshehur pjesën e tyre diku dhe nga kjo sasi kishin shitur një pjesë, por unë se di të saktë sesa kg.

Gramoz Rexhepi nga Ekuadori telefonon Ndrekën, Gentian Doçi merr Astritin

Një javë pas vjedhjes së kokainës, në kohën kur Jan Prenga shkonte i qetë në punë në mobileri, Gentjan Doçi nga Dukagjini i Shkodrës merr në telefon Astrit Prengën dhe Gëzim Shullanin. Sipas të dhënave në dosje, Doçi i kishte thënë Gëzimit të kthenin lëndën narkotike mbrapsht, pasi lënda ishte e atij, por Gëzimi i ka thënë që “nuk të njoh, dhe nuk kemi punuar asnjëherë bashkë.” Pas 2-3 ditësh, Doçi ka telefonuar vëllain tjetër, Ndrek Prengën, të cilit i ka kërkuar “mos bëni gabim të prekni sasinë e kokainës pasi janë gjërat e mia dhe duhet të mi ktheni mbrapsht”. Ndreka i ka thënë se “unë jam në burg dhe do të flas me Astritin dhe Gëzimin”.

Pas disa ditësh, Ndrek Prenga telefonohet nga një person i cili i është prezantuar si “Gramozi nga Vlora”, që i ka thënë Ndrekës “Mos bëni gabim të luani gjërat që nënkuptonte mallin pasi janë gjërat tona”. Gramozi i ka thënë se ndodhej në burg në Ekuador dhe se sasia prej 260 kg kokainë ishte e tij dhe e disa personave të tjerë. Pas disa ditësh, Astriti dhe Gramozi kanë folur me Gentjan Doçin, i cili iu ka thënë se “unë nuk kam më punë në këtë punë“. Pas “heqjes” dorë nga Gentjan Doçi, Jan Prenga merret peng…

Astrit Prenga ktheu drogën dhe 700 mijë paund, Gramoz Rexhepi i dha besën Ndrek Prengës

Këtu nis edhe cikli i telefonatave Shqipëri-Ekuador-Angli. Një grup trafikantësh kërkonte kokainën, një familje në kërkim të djalit të pafajshëm, një vëlla i penduar dhe një jetë që ikën pa iu falur asgjë

momentin kur u rrëmbye Jan Prenga, Astriti dhe Gëzimi nuk e kishin kthyer ende mbrapsht lëndën narkotike me pretendimin se nuk e dinin se e kujt ishte, e Gentjan Doçit, Gramozit nga Vlora apo e ndonjë shtetasi tjetër.  Më 18 janar, Astriti dhe Gramozi në Angli kishin folur me Gentian Doçin i cili iu kishte thënë se “Ju e dini se ku e keni vëllain, që nënkuptonte se ju më keni marrë lëndën narkotike dhe ne ju kemi marrë vëllain.”

Po kështu, pas rrëmbimit të Jan Prengës, në skenë rihyn Gramoz Rexhepi i cili ka komunikuar sërish me Ndrekën të cilit i ka thënë se “unë e di sesi janë ndarë gjërat por unë juve ju jap besën, ktheni pjesën tuaj ju, pra vëllai juaj Astriti së bashku me Gëzim Shullanin se do të lirohet pengu, ç’ka nënkuptonte se Astriti dhe Gëzimi duhet të kthenin pjesën e mallit të vjedhur. Edhe kështu ndodhi, Gramozi dha besën… dy djemtë dhanë kokainënAstriti dhe Gëzimi kanë kthyer rreth 106 kilogramë lëndë narkotike disa personave nga Polonia që ishin dërguar nga Gramozi me Gentjan Doçin. Astriti dha bashkë me drogën edhe 700 mijë paund që Astriti me Gëzimin kishin prekur nga sasia totale e kokainës pasi e kishin shitur në treg.

‘Më dolën nga llafi’, Gramoz Rexhepi rrëfen emrat e pengmarrësve, njëri prej tyre dru me mall

Sipas deklarimeve të familjarëve të Jan Prengës në Polici, por edhe të personave të arrestuar, rezulton se më 22 janar është kthyer kokaina e vjedhur, dhe po atë ditë, Gramozi ka kontaktuar me Ndrekën, Astritin dhe Gëzimin dhe iu ka thënë se brenda 2 orësh, vëllai i marrë peng, Jan Prenga do të lirohet. Dy orët kaluan, dhe heshtja mbuloi familjen Prenga. Nga burgu në Angli, me një telefon ilegal, Ndrek Prenga komunikonte sa me familjen në Shqipëri, sa me Gramoz Rexhepin në Ekuador. Të nesërmen e dorëzimit, Ndreka ka folur me Gramozin dhe ai i ka thënë që “s’ka mundësi që nuk është liruar dhe i ka thënë më jep pak kohë të kontaktoj me personat sepse nuk është liruar”. Më pas, Ndreka është lidhur sërish në telefon me Gramozin dhe ai i ka thënë se “me njërin prej tyre kishte kontaktuar, ndërsa me një tjetër nuk kishte kontaktuar dot ende, pasi ai kishte pirë mall (lëndë narkotike), dhe se pa i dalë malli nuk e kontaktojmë dot”.

Në fakt, Gramozi gënjeu… Jan Prenga u vra që më 17 janar sipas konfirmit zyrtar të dhënë nga Policia e Shtetit

Gramozi i ka thënë të mos shqetësohej se vëllai ishte shëndoshë e mirë dhe do të lirohet pasi t’i dali malli, personit që përmendi më lartë. Pasi ka kaluar kohë dhe vëllai sërish s’po lirohej, Ndreka ka folur sërish me Gramozin dhe në këtë moment, ai i ka thënë se “më kanë lëvizur nga fjala ata personat, unë të detyrohem të të jap emrat e tyre dhe i ka thënë Ndrekës, se personat të cilët e kanë marrë peng dhe kanë organizuar pengmarrjen quhen “Gentjan Lush Doçi, Gentjan Nik Bleta dhe Korado Doda”. Sipas Ndrekës, Gramozi është ndier i fyer pasi Gentjan Doçi, Bleta dhe Doda i kishin dalë nga fjala dhe kjo ishte arsyeja sepse ai tregoi emrat e tyre. Njohja e tyre ishte e vjetër pasi Gentjan Bleta dhe Gramozi kanë bërë burg në shtetin e Italisë përpara disa vitesh.

“Më prit se të marr unë për 5 mintua”, Gentjan Bleta gënjeu Shullanin, pengmarrësit u zhdukën

Pas rrëfimit të Gramoz Rexhepit tek Ndrek Prenga, për emrat e pengmarrësve, Gëzim Shullani ka kontaktuar në telefon me shtetasin Gentjan Bleta dhe gjatë bisedës mes tyre, Bleta i ka thënë se “jam në dijeni të rrëmbimit, por nuk kam lidhje, por do të mundohem të kontaktoj me një kushëririn tim dhe do të të marr në telefon për 5 minuta”. Pas disa minutash, Gëzimi i ka telefonuar sërish Gentjan Bletës por ai e kishte telefonin e fikur, dhe deri në këtë moment, e ka të fikur. Dyshohet se kushëriri i Gentjan Bletës është shtetasi Korado Doda.

Që në momentin kur është mbyllur telefonata me shtetasin Gentjan Bleta, janë fikur të gjitha kontaktet që vëllezërit Prenga kishin me këta persona. Duke qenë se Gentjan Doçi dhe Bleta kanë fikur telefonat e tyre, më 23 janar, Anton Prenga ka shkuar tek shtëpia e Gentjan Bletës në Grugë të Shkodrës bashkë me Nikoll Shullanin, i cili është kryeplak i pajtimit të gjaqreve dhe babai i Gëzim Shullanit. Antoni nuk hyri në shtëpi, para shkoi vetëm Nikolla i cili doli shumë shpejt dhe tha se në shtëpi kishte takuar vetëm një pastruese se të zotët e shtëpisë nuk ishin atje. Antoni u përpoq sërish. Ai takoi babain e Gentjan Doçit të quajtur Lush Doçi. I kërkoi Lush Doçit të fliste me të birin por, ky i fundit i tha se djali është në Europë, dhe se çdo gjë që do të merrte vesh do ta çonte me fjalë me Nikollën.

22 ditë më vonë, ende nuk ka asnjë gjurmë nga trupi i Jan Prengës. Policia e Shtetit nuk ka mundur të shkojë as tek grupi i Dukagjinit. I vetmi i arrestuar është Ardian Doçi, i cili u vetë-kthye në Shqipëri pasi pa se emri i tij i ishte listuar si pjesë e grupit të pengmarrësve. Trafikantët e morën drogën, Gentjan Doçi u zhduk, Altin Hajri po ashtu, ndërsa Gramoz Rexhepi mohon publikisht përfshirjen teksa flet për inskenime. Po familja? Marie është zgjuar edhe sot, fillimisht ka puthur të vegjëlit, është kthyer edhe njëherë në dhomën e gjumit, ka parë portretin e të shoqit, për të pyetur veten nëse makthi nisi apo mbaroi…

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anton prenga astrit prenga gentian doci gezim shullani gramoz rexhepi jan prenga pengmarrje ne kamez rrembehet jak prenga anton prenga astrit prenga gentian doci gezim shullani gramoz rexhepi jan prenga pengmarrje ne kamez rrembehet jak prenga

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Shkurt 2020, 12:37

Tiranë- Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e djeshme pranë selisë së Partisë Socialiste, ku u arrestua i armatosur dhe me mijëra euro me vete,...

Aktualitet 11 Shkurt 2020, 11:59

TIRANË– Stuhitë e forta dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë që prej të premtes së 9 shkurtit Britaninë e Madhe, ku kanë mbetur 6 viktima, ndërsa ‘Ciara...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet