Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Del video e operacionit, ku u vu në pranga pronari i Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili, drejtori juridik i UET-së, Ilir Korbi, biznesmeni shkodran, Sait Fishta, shoferi i Çilit dhe personave të tjerë. Më tej në njoftim bëhet me dije se këtyre personave u janë sekuestruar 3 pushkë automatike me silenciator, 2 kallashnikovë, 10 kallëpe tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 20 automjete te markave të ndryshme, 40 telefona celularë, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme, rreth 130 kg kanabis, shuma parash prej 10 milion lekësh, 7500 euro, si dhe 3500 euro të dyshuara të falsifikuara.
NJOFTIMI I PLOTË
Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FNSH-në, nën drejtimin e Prokurorisë Përmet, pas një hetimi 6-mujor, në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2019, për veprën penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, finalizuan me sukses operacionin policor “Mezhgorani“. Si rezultat i punës hetimore e procedurale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë Përmet, duke aplikuar metodat speciale të hetimit u bë e mundur të dokumentohej aktiviteti kriminal për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, ‘’Falsifikimi i dokumenteve dhe kartëmonedhave”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi”, Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Shpërdorim detyre”.
Gjatë operacionit që ka zgjatur 6 muaj janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar 53 shtetas. Këtyre personave u janë sekuestruar sekuestruan 3 pushkë automatike me silenciator, 2 kallashnikov, 10 kallëpe tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 20 automjete te markave të ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme, rreth 130 kg kanabis, shuma parash prej 10 milion lekësh, 7500 euro, si dhe 3500 euro të dyshuara të falsifikuara. Në këtë operacion u angazhuan 15 grupe të reparteve të FNSH Shkodër, Fier e Tiranë, Forca e Posaçme Operacionale në Policisë e Shtetit dhe shërbimet e DVP Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e Shkodër.
Dosja.al ka zbuluar ekskluzivisht, se është arrestuar gjatë natës, pronari i UET, Henri Çili, shoferi i tij, avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 23 persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Një ditë qoftë dhe përkohësisht virusi do shuhet, ndoshta dhe jo, por në këtë rast trajtimet për pneumoni do të duhet të përfshijnë edhe Covid-19 në mesi...
TIRANË– Profesorët e Universitetit Europian të Tiranës kanë reaguar pas arrestimit të Henri Çilit, i cili e ka në pronësi këtë universitet. Në reagi...
PUKË- Dëbora e rënë mëngjesin e djeshëm ka zbardhur majat e Pukës. Qyteti verior vjen me një pamje piktoreske dhe peizazhe të mrekullueshme natyrore. ‘Vell...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar dhe sot dërgimin e formularit për dy persona të tjerë, të cilët janë subjekt të ligjir të ashtuquajtur Anti-K&C...
Shqipëri- Në Shqipëri botuesi i njohur Henri Çili, pronar i Universitetit europian të Tiranës, një prej institucioneve arsimore më të mëdha në vend, u ar...
TIRANË– Gazetari Shpëtim Zinxhiria me anë të një njoftimi në Facebook, ka bërë me dije se ambasada e Greqisë në Shqipëri dhe Ministrja e Shtypit në Greqi n...
Tiranë- Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Artan Shkëmbin,i cili mban detyrën si drejtor i Drejtorisë Qendrore, në Departamentin e Policis...
ROMË– Italia ditën e sotme konfirmoi edhe 3 viktimat e tjera nga koronavirusi duke e çuar numrin e të vdekurve në 17, ndërsa të infektuar janë regji...
FIER– Helmohen 7 nxënës në gjimnazin ‘Janaq Kilica’ në Fier. Nxënësit janë helmuar, pasi është çarë tubi i kaldajës në klasë, gjatë kohës që po zhvilloh...
Tiranë- Ambasada ruse në vendin tonë nëpërmjet një reagimi në Facebook thekson se ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dhe një sërë mediash lokale në vend kanë shtre...