LIVE UPDATES
Bota

Në cilat profesione mund të punohet dhe çfarë kushtesh të tjera nevojiten për të punuar në Gjermani?

2 Mars 2020, 13:40 Nga DOSJA
Në cilat profesione mund të punohet dhe çfarë kushtesh

Të jetosh e punosh në Gjermani? Nuk është aq e lehtë, sepse Gjermania nuk e ka parë asnjëherë veten si vend emigracioni. Por aktualisht mungojnë më shumë se 1 milion vetë fuqi punëtore e kualifikuar. Prandaj qeveria gjermane ka vepruar dhe ka miratuar një ligj për fuqinë punëtore të kualifikuar – që hyri në fuqi më 1 mars. Cilat janë të rejat e ligjit?

Kush quhet fuqi punëtore e kualifikuar?

Si fuqi punëtore e kualifikuar nuk konsiderohen më vetëm njerëzit që kanë përfunduar universitetin, por edhe ata me shkollim profesional, që ka zgjatur të paktën dy vjet dhe është i krahasueshëm me shkollimin gjerman. Çertifikatat apo diplomat duhet së pari të njihen në Gjermani. Për këtë është krijuar Qendra e Ndërmjetësimit të Njohjes së Kualifkimit, pjesë e Agjencisë Federale të Punës.

Informata më konkrete të jep portali “Make it in Germany”, ku gjenden edhe link-e përkatës. Qëllimi është të verifikohet e të jepet vendimi brenda tre muajsh pas dorëzimit të dokumenteve të shkollimit në vendlindje. Viza për fuqinë punëtore të kualifikuar pas këtij verifikimi duhej të lëshohej brenda 4 javësh.

Në cilat profesione mund të punohet?

Parimisht çdo fuqi punëtore nga një vend i tretë, që ka një kontratë pune në Gjermani dhe provon, se e ka kualifikimin profesional për këtë, mund të vijë të punojë në Gjermani. Po ashtu bie edhe rregullorja e mëparshme e verifikimit, nëse punëtori vjen nga BE apo nga Gjermania, që mbronte fuqinë punëtore vendase apo nga BE.

Punëtorët ndihmës apo punëtorët për punë, ku nuk nevojitet një shkollim i caktuar nuk përfshihen në këtë ligj. Por megjithatë ekziston mundësia, që kush ka një kualifikim fillestar dhe një kontratë pune, mund të vazhdojë kualifikimet shtesë në Gjermani. Por punëdhënësi i ardhshëm duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për kualifikimin që brenda dy vjetësh të çojë në një diplomim apo çertifikim që njihet në Gjermani.

Çfarë kushtesh të tjera nevojiten?

Kush ka një kontratë pune apo një ofertë konkrete të vërtetuar pune, mund të marrë një vizë pune për katër vjet ose për sa kohë nënshkruhet kontrata. Pas katër vitesh qëndrimi, forcat punëtore mund të kërkojnë vizë për qëndrim më afatgjatë, nëse plotësohen kushtet. Po ashtu ligji i ri ta mundëson ardhjen në Gjermani për gjashtë muaj, kush kërkon një punë, pra pa pasur ende kontratë. Kusht është që të mbulosh vetë shpenzimet e jetesës dhe të kesh nivelin e gjermanishtes B2, (Niveau B2).

Ky kriter vlen edhe për të huajt, që duan të bëjnë një shkollim apo duan të studiojnë në Gjermani. Krahas kushteve të mësipëme, ata duhet të vërtetojnë, se kanë ndjekur një shkollë jashtë Gjermanisë, apo kanë një maturë që të lejon të studiosh në Gjermani. Mosha e tyre nuk duhet të kalojë 25 vjeç. Nëse ata pas shkollimit kanë punuar dy vjet në Gjermani, mund të kërkojnë leje të vazhdueshme qëndrimi. Një rregullore e veçantë vlen për ato forca punëtore që janë më të mëdhenj se 45 vjeç, e duan të punojnë në Gjermani. Ata duhet të paktën të fitojnë 3685 Euro në muaj ose të vërtetojnë, se kanë kontribute pensione të krahasueshme.

Rregullore e posaçme për profesionet me mungesa të theksuara punëtorësh

Për profesionet, ku ka mungesa të theksuara të fuqisë punëtore, do të ulen më tej barrierat për punonjësit e huaj. Për shembull një mjek, një infermier i shkolluar, i cili ka të paktën 5 vite punë, nuk ka nevojë për njohjen formale të kualifikimit. Megjithatë duhet që punëdhënësi të premtojë se me përfundimin e kontratës, punëdhënësi duhet të paguajë një vit koston e jetesës dhe dëbimin, nëse punëmarrësi nuk largohet vullnetarisht.

Me ose pa familje?

Parimisht është e mundur që të merret partnerja apo partneri dhe fëmijët në Gjermani. Megjithatë duhet që punëmarrësi të tregojë, se e ka të mundur të sigurojë jetesën për ta dhe ka hapësirë të mjaftueshme banimi. Nuk ka mbështetje nga shteti për raste të tilla. Caritasi gjerman ka kritikuar, se ligji kërkon fuqi punëtore, por jo njerëz me familje. Kush punon në profesionet sociale apo në kujdestarinë e pleqve e ka të vështirë të mbajë edhe familjen, thuhet nga Caritasi.

A vlen ky ligj për refugjatët e azilkërkuesit?

Parimisht po, por nga leja e qëndrimit e ashtuquajtur leje qëndrimi për shkollim apo punësim (Ausbildungs- und Beschäftigungsduldung) mund të përfitojë një numër i vogël i tyre. Ajo i drejtohet vetëm atyre të huajve pa qëndrim, që kanë duldung-pra leje qëndrimi të toleruar. Sepse për arsye të ndryshme ata nuk mund të dëbohen. Por personi në fjalë duhet të që për një vit e gjysmë të ketë punuar më shumë se 35 orë në javë dhe të sigurojë kështu vetë jetesën. Përveç kësaj ai duhet të flasë gjermanisht në nivelin B2 dhe të mos ketë vepra penale.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermani gjermani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet