Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka cituar fjalët e profetit Muhamed, teksa thotë se:”Kur bie epidemia, as mos shko aty ku ka rënë, as mos lëviz nëse bie aty ku je”. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se Komuniteti Mysliman mori vendimin e duhur në kohën e duhur, duke anuluar ligjëratat dhe faljen e namazit të xhumasë.
POSTIMI I I PLOTË I EDI RAMËS:
“KUR BIE EPIDEMIA AS MOS SHKO ATY KU KA RËNË AS MOS LËVIZ NËSE BIE ATY KU JE”, porosit Profeti Muhamed, paqja e Zotit qoftë mbi të
RESPEKT, RESPEKT, RESPEKT për KOMUNITETIN MUSLIMAN QË VENDOSI ANULLIMIN E FALJES SË NAMAZIT DHE TË ÇDO TUBIMI NËPËR XHAMI
KY ËSHTË JO VETËM VENDIMI I DUHUR NË KOHËN E DUHUR, POR EDHE MESAZHI MË KUPTIMPLOTË QË KOMUNITETI MUSLIMAN MUND T’i JEPTE MBARË POPULLIT SHQIPTAR.FALEMINDERIT.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka marrë sot masa kundër koronavirusit që është përhapur dhe në Shqipëri. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se do të ketë disa kufizime të aktiviteteve në xhami, si falja e namazit të xhumasë dhe ligjëratat në xhami.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.
(a.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar një video-mesazh në Facebook, për të gjithë nxënësit e shkollave, të cilët do të duhet të ndjekin më...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin e këngëtarit Flor Mumajesi, lidhur me situatën e koronavirusit. Këngëtari ka ndarë një mesazh me ndjekë...
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur që të dekretojë sot 3 anëtarët e Gjykatës së Lartë. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se Pres...
TIRANË–Deputetët e Komisionit të Shëndetësisë në Kuvendin e Shqipërisë kanë paralajmëruar se do të kallëzojnë penalisht ish-kryeministrin e Vendit, Sali Be...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se të gjitha baret, lokalet e restorantet do të mbyllen në Tiranë dhe në Durrës. Në statusin e tij, Rama shkr...
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë me dije se institucioni që ai drejton do vijojë të marrë masa për të informuar publikun për koron...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ngushëlluar familjarët e viktimës së parë nga koronavirusi në Shqipëri. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Met...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një video të shpërndarë sot në Facebook, ku u ka dhënë disa mesazhe qytetarëve, shihet duke larë duart. Rama duket se zbat...
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale, u ka bërë edhe njëherë thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë rre...