LIVE UPDATES
Politike

‘Ku ta dinim se Meta do bëhej si Ver Llapa’/ Balla nga Kongresi i PS mesazh Bashës: Luli ankohet se bizneset po mbyllen, p

29 Shkurt 2020, 10:34 Nga DOSJA
‘Ku ta dinim se Meta do bëhej si Ver Llapa’/ Balla nga Kongresi

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka bërë një rezyme të qeverisjes së PS-së në ditën e dytë të Kongresit. Fillimisht Balla e ka nisur fjalën e tij me tragjedinë e tërmetit të 26 nëntorit për të vijuar më pas me deklaratat politike.

Fillimisht Balla ka adresuar zërat kritike për koalicionin me LSI-në dhe propozimin e Ilir Metës si president i vendit.

“Ka disa që na kritikojnë sot për koalicionin me LSI gjatë mandatit të parë ose shumë na thonë tani edhe pse zgjodhëm Ilir Metën President. Këtyre kritikëve ju them se ne nuk jetuam për zgjedhjet e radhës në mandatin tonë të parë, nuk shitëm qëllimet dhe nuk bëmë kurrë Pazar për objektivat në mandatin e parë. Ne bëmë punë të mira në atë koalicion dhe Ilir Metës i dhamë thjesht hakun, si pjesë e koalicionit po edhe si më i miri president nga radhët e opozitës realisht.  Ne nuk mund ta parashikonim dot, askush se dinte, që Ilir Meta do katandisej si Veri që u nxjerr gjuhën njerëzve tek udhëkryqi i 21 dhjetorit!,”-u shpreh Balla.

Më pas, socialisti nuk ka harruar të përmendë edhe kryedemokratin Lulzim Basha, i cili kohët e fundit po zhvillon takime me qytetarët.

“Lulzimi ankohet se bizneset po mbyllen, se bizneset janë nën presion, i mbyti qeveria.  Po si mor Lulzim bizneset po mbyllen apo janë nën presion?! Mjafton të shohësh bizneset e tua familjare, të kunatit apo vëllait, dhe provohet tërësisht e kundërta. Rritje me disa herë e xhiros vjetore,”-është shprehur më tej ai.

Fjala e plotë: 

“Të dashur delegate e delgatë,Tre muaj më parë Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrimtar.(Ju ftoj të mbajmë një minut heshtje në kujtim të jetëve të humbura nga Tërmeti i 26 Nëntorit)U prefshin në paqe!26 nëntori ishte momenti më i vështirë për gjeneratën tonë.51 të vdekur, thuajse 1000 të plagosur, më shumë se 14 mijë familje që në më pak se një minutë humbën çatinë mbi krye.Bashkë me forcat e para të strukturave të shtetit i pari që mbërriti në Durrës ishte vetë Edi Rama e menjëherë pas pak casteve filloi misioni i kërkim shpëtimit nën rrënoja.Në emrin tuaj dua t’i shpreh mirënjohje cdo anëtari të forcave e kërkim/shpëtimit shqiptarë e të huaj, të ushtrisë, të policisë, të zjarrfikësve, të kërkim shpëtimit të minierave si dhe të mjekëve e infermierëve që kuruan mijëra plagë të mëdha e të vogla në trupat e qindra e qindra të plagosurve.Mirënjohje për solidaritetin fqinjëve e kujtdo vendi tjetër mik që na u gjend qoftë në orët e para pas tërmetit, e qoftë për atë mbështetje të paimagjinueshme në Konferencën e Donatorëve.Më shumë se 100 vende e organizma financiarë ofruan 1.15 Milardë Euro në dizpozicion të rindërtimit të Shqipërisë!Ne socialistët duhet të ndihemi krenarë që i kemi dhënë vendit një kryeministër që arriti të bindë personalisht çdo lider të Europës dhe Lindjes së Mesme që jo vetem duhet ndihmuar Shqipëria,po që ata të jenë bashke në një konferencë të vetme donatorësh, nëBruksel, prej ku shqiptaret morën mesazhin e dyfishte të ndihmës masive financiare dhe të vëmendjes së madhe ndërkombëtare.Motra e vëllezër,tashmë që kemi mundësi të shohim pas me qetësi, duket ende e pamundur se si u arrit t’i jepet strehë e ushqim të ngrohtë dhe perspektivë të qartë në kohë rekord mijëra familjeve. Duket e paimagjinueshme se si u sistemuan mijëra njerëz në hotele me kushte optimale, me kujdes të posaçëm mjekësor për të sëmurët e shërbim të dedikuar arsimor për fëmijët;Se si mijëra të tjerë u sistemuan në kohë rekord në shtëpi me qera,Se si mijëra të tjerëve shtabi i emergjencës iu siguroi çadrat dimërore, brenda oborreve të shtëpive të tyre të pabanueshme në fshat.Ne i thamë cdo familje e cdo shqiptari e shqptareje të prekur nga tërmeti #TiNukDoJeshKurrëVetëm, dhe e përballuam me dinjitet, përgjegjësi edhe pse duhet ta themi se kurrë më parë Shqipëria nuk ishte gjendur e përballur me një situatë të tille apokaliptike.Do t’i mbajmë mend gjatë ato ditë, si rrallë herë më parë, shqiptarët u bënë bashkë. Ato ditë ishin ditë që rrëzuan për pak momente edhe fjalët Fishtës së madh “Ma zor mblidhen dy shqyptarë, sesa mblidhet nji thes me pleshta”.Edhe pse solidariteti i ndonjë hiene në krahun tjetër të politikës nuk zgjati gjatë.Shumë shpejt na u desh të përballemi me kujën e paskrupullt të hienave, që tentuan të ngjallin mosbesim, zi dhe humbje shprese, e që kulmoi ne nje shpërthim të çartur lithmash fill pas suksesit tëkonferencës së donatorëve.Politikanë të pashpresë, ushtarë të dëshpëruar të së keqes, njerëz të trembur deri në palcë nga reforma në drejtësi. Të gatshëm të përdorin edhe një epidemi botërore si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rrëmujë. Ne, Partia Socialiste kemi sot më shumë se kurrë një mision historik.Ne kemi një kontribut konseguent qoftë kur shqiptarët na kanë besuar të qeverisim vendintonë, qoftë në 13 vite në opozitë në zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit.Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike me vokacion të qartë:për një Shqipëri me shtet;një Shqipëri me drejtësi, sundim të ligjit, ku i pushtetshmi i nënshtrohet rregullave të ashkëjetesës shoqërore njësoj si njeriu i zakonshëm;një Shqipëri me rend ligjor ekonomik, ku të gjithë kontribuojnë sipas fitimit dhe askush nuk cënohet në të drejtën e tij për të fituar; e ku ai që fiton më shumë taksohet më shumë, e ai që fiton më pak taksohet më pak ose aspak.një Shqipëri që sot rënditet e pesta në rënditjen globale për barazinë gjinore në qeverisje;një Shqipëri me miq e me partnerë ndërkombëtarë, që bashkëpunon me dinjitet në çdo plan dhe di të respektojë të tjerët duke respektuar vetveten. Partia Socialiste ka natyrisht përgjegjësinë dhe meritën kryesore në gjithë këtë përpjekje dhe reformim të thellë e të gjithanshëm.Sot Shqipëria është gati të fillojë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian.Sot Shqipëria është Partner strategjik dhe aleat i besueshëm i Shteteve të Bashkura të Amerikës.Sot Kryeministri Edi Rama drejton sot Organizatën më të madhe në botë për Sigurinë dhe bashkëpunimin, e që bën sëbashku më shumë se 57 shtete e mbi 1 miliard banorë.Hapa këto që shtatë vite më parë dukeshin shumë vite larg.Kontributi i socialistëve ka spikatur edhe në momente të vështira e delikate Që ka kaluar vendi ynë në ngjarje me ngarkesë të madhe politike si refuzimi i tentativës për uzurpimin e demokracisë nga Presidenti famëkeq me projekt-kushtetutën e vitit 1994,zgjedhjet e 26 Majit 1996,kriza e piramidave në 1997,miratimi i Kushtetutës në 1998,kontributi i pazëvendësueshëm i socialistëve në Qeveri në luftën e Kosovës përpara, gjatë dhe pas vitit 1999,beteja për transparencën e zgjedhjeve 2010-2011,Prej korrikut 2016 në Shqipëri rreshtimi i krahëve në politikën shqiptare nuk është vetëm në nocionet bazë e majtë – e djathtë, shumicë – pakicë apo pozitë – opozitë.Prej atij momenti në Shqipëri u krijua një aleance e pështirë kundër Reformës në Drejtësi, me Sali Berishën ne balle, Ilir Metën pas shpine, Lulzim Bashën në krah dhe Monika Kryemadhin në çizme! Reforma në Drejtësi ishte dhge është angazhimi ynë themelor prej kur e propozuam për herë të parë në vitin 2008 nevojën e një reforme të tillë dhe jetësimin e të cilës e filluam sapo morëm besimin e shqiptarëve. Prej vitit 2016, kur ne zhvilluam edhe Kongresin tonë të fundit zgjedhor, Partia Socialiste ka fituar edhe dy beteja të tjera të rëndësishme elektorale. Në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017 ne morëm numrin më të madh të votave, duke i dhënë Partisë Socialiste më shumë mandate se asnjëherë tjetër në Kuvendin e Shqipërisë.Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ishin po ashtu një shprehje kuptimplotë e demokracisë, sic konkludoi Raporti i Misionit Vëzhgues për Zgjedhjet, duke u garantuar e drejta kushtetuese e çdo shqiptari për të votuar. Shqiptarët votuan të qetë, duke shprehur me votë vullnetin e tyre. Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 treguan edhe se molotovi, dhuna, zjarri dhe sulmet ndaj institucioneve ishin kryekëput të organizuara dhe drejtuara nga opozita e rrugës.Sa herë ata urdhëronin dhune, kishte molotov.Kur tërhiqeshin nga dhuna, kishte qetësi.Shqiptaret e kundershtuan dhunën dhe molotovin. Pavaresisht kercenimeve disa mujore te Lulit, Saliut, Mones dhe Ilirit, pjesemarrja ne zgjedhje dhe rezultatet ri-konfirmuan fitoren e padiskutueshme të Partisë Socialiste në vitin 2017. Mos-pjesëmarrja në zgjedhjet vendore lidhet me pa-aftësinë e tyre për të na konkuruar.Por dobësia e thellë e kundërshtarit nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë.Të dashur delegate e delegatë,Ne s’mund të jemi të vetëkënaqur se shqiptarët na shohin si e keqja më e vogël dhe ne nuk mund të jetojmë për zgjedhjet e radhës.Ka disa qe na kritikojnë sot për koalicionin me LSI gjatë mandatit të parë ose shumë na thonë tani edhe pse zgjodhëm Ilir Metën President. Këtyre kritikëve ju them se ne nuk jetuam për zgjedhjet e radhës në mandatin tonë të parë,nuk shitëm qëllimet dhe nuk bëmë kurrë Pazar për objektivat në mandatin e parë.Ne bemë punë te mira në ate Koalicion dhe Ilir Metes i dhamë thjesht hakun,si pjese e koalicionit (pasi presidentin me vetem votat tona se zgjidhnim dot) po edhe si me i miri president nga radhet e opozites realisht. Ne nuk mund ta parashikonim dot, askush se dinte, qe Ilir Meta do katandisej si Veri qe u nxjerr gjuhen njerezve tek udhekryqi i 21 dhjetorit! Por mos e harroni qe ne patëm gjithë gatishmërinë edhe të dalim nga qeveria e koalicionit me LSI për shkak të Reformës në Drejtësi,sepse Reforma në Drejtësi ishte më e rëndësishme sesa pushteti ynë dhe fituam zgjedhjet të vetëm më pas,sepse njerëzit atje poshtë, prej ku jeni zgjedhur delegatë, janë shumë më të mençur se sa duken zyrat apo studiot televizive të Tiranës.Socialistët shqiptarë nuk pajtohen për asnjë moment me një mënyrë qeverisuri që kënaqet me pak.Socialistët shqiptarë janë progresistë, nuk janë konservatorë, jo për definicion, por se i dallon me të tjerët reagimi instiktiv, i përditshëm, refuzimi, dhe përpjekja për të shëruar mekanizmat e korruptuar dhe të dhe që duhet të vazhdojmë të reformojmë. Prandaj qasja jonë në qeverisje ka në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht shqiptarja e shqiptari i thjeshtë cdo ditë, në cdo zyrë shteti, në cdo bashki, në cdo shërbim publik etj. E këtu dua të kujtoj se protesta e studentëve në dhjetor 2018 ishte një mundësi e mirëseardhur në formën e një reagimi shumë kuptimplotë në emër të një jete më të mirë universitare,por, mos harrojmë që erdhi njëkohësisht, edhe në emër të besimit tek Edi Rama dhe tek ne socialistët shqiptarë, si shpresa të vetme për të bërë ndryshimin.Reagimi ynë përmes Paktit për Universitetin ishte reagimi i duhur, edhe pse me vonesë.Kundërshtarët tanë në qeverisje janë të gjitha ata zyrtarë në cdo nivel që ia nxijnë jetën njerëzve.Nuk mund të mjaftohemi me sinjalizimet që vijnë nga portali shqipëriaqëduam.al për të ndrequr apo identifikuar zyrat ku kemi problem. Na duhet të jemi realistë dhe duhet të jemi kritikë me veten kur bëhet fjalë për shërbimet me qytetarët.Me dixhitalizimin e shërbimeve publike duhet të ecim me shpejtësi edhe pse e pranoj që në gjendjen që i gjetëm, ku jemi sot ndryshimi është i paimagjinueshëmKemi përcaktuar se viti 2020, duhet të shënohet si viti i një kthese historike në shërbimet për qytetarët.Dy muaj u mbyllën sot dhe 10 muaj na mbeten për t’i dhënë fund brenda 2020 historisë e aplikimeve me dosjen sa një mal, që sot e tridhjetë vjet i kërkohet qytetarit për një shërbim të vetëm.Kështu do të shpëtojnë nga shumë telashe e pamundësi objektive, edhe të gjithë qytetarët shqiptarë jashtë vendit, të cilët këtu në Kongresin tonë kanë sot përfaqësuesit e tyre delegatë.Llogaridhënia publike e Qeverisë për herë pë parë në vitin 2018 ishte konfirmim i angazhimit tonë se në këtë mandat aleati ynë i vetëm janë vetëm njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm të këtij vendi dhe se gjithë vëmëndja jonë është tek ata.Llogaridhënia publike është boshti i Bashkëqeverisjes.Ne jemi të angazhuar të qeverisim me besnikëri të madhe ndaj atyre që na votuan po edhe ndaj atyre që nuk na votuan, njerëzve të zakonshem të këtij vendi.Ne kemi bërë shumë.Por jo të gjithë shqiptarët i dinë.Fakti është që sot, puna në Shqipëri taksohet mesatarisht 5.5%.Në 2013, puna në Shqipëri taksohej dy herë më shumë sesa sot, me 10%.Sot, të gjithë ata që marrin një rrogë në shtet, ose në privat, deri në 1.5 milionë lekë paguajnë më pak taksa mbi pagën, se ç’ paguanin në 2013.Prej 1 janar 2020, 11 mijë biznese paguajnë 3 herë më pak tatim fitimi, ndërsa tavani i biznesit të vogël ka shkuar nga 80 në 140 mijë dollarë qarkullim vjetor.Nga 80 në 140 mijë dollarë gjendet njëra nga fashat më aktive të ekonomisë sonë në drejtim të punësimit dhe të vetëpunësimit.Më parë paguanin 10%.Deri vjet paguanin 15%.Nga 1 janari 2020 paguajnë 5%.Jemi e vetmja ekonomi në rajon, ku 91% e atyre që merren me biznes paguajnë vetëm 5% taksë. E vetmja. Në të gjithë rajonin është dyfishi, ose edhe më lart.Në 1 janar 2020 nuk ka më taksë mbi Vlerën e Shtuar për të gjitha inputet bujqësore.Të gjithë fermerët në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë kanë kostot më të ulëta që kanë pasur ndonjëherë të prodhimit.Kursi i këmbimit sot, leku s’ka qenë asnjëherë më i fortë sesa sot, në këto 5 vite të fundit dhe jemi në situatën kur konsumi, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vazhdon rritet dhe nuk mund të thotë më askush, që rritet nga kanabisi.Sipas Bankës së Shqipërisë, jo sipas nesh, të ardhurat nga vizitorët e huaj në Shqipëri në 9 muajt e parë të 2019 janë rritur me 158 milionë euro, krahasuar me 2018.Në 5 vite, të ardhurat nga vizitorët e huaj në ekonominë tonë janë rritur me 55%, sipas Bankës së Shqipërisë.Në Shqipëri janë të regjistruar si të punësuar 1 233 000 vetë. 262 mijë vetë më shumë të punësuar se në 3-mujorin e parë të vitit 2014.Lulzimi ankohet se biznesetr po mbyllen, se bizneset janë nën presionin, I mbyti qeveria.Po si mor Lulzim bizneset po mbyllen apo janë nën presion?!Mjafton te shohesh bizneset e tua familjare, të kunatit apo vëllait, dhe provohet tërësisht e kundërta.Rritje me disa herë e xhiros vjetore.Kjo është për ata që thonë, “ku i keni 300 mijë vendet e punës”.Por vendet e punës as kanë gojë të flasin dhe as bëjnë lajm për të dalë në televizor.Edhe tregtia me pakicë, sipas Bankës së Shqipërisë, është rritur vit pas viti.Kuvendi i Shqipërisë miraton këtë javë aktin normativ “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike” dhe projektligjin “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”.Prej disa javësh po vendosen përpara lupës së ligjit të çdo pasurie që buron nga krimi e nga trafiqet e çdo lloji, të shoqëruar me një goditje të pandërprerë operacionesh policore e çështjesh gjyqësore, me “të fortët” që i bëjnë karshillëk komunitetit dhe shoqërisë.Sot, ne jemi këtu të gjithë sëbashku për ta mbështetur njësinë më të re operacionale të policisë së shtetit, OFL-në dhe për ta nxitur që të ketë sukses në një mision që ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin tonë dhe për shoqërinë tonë.Po ashtu kësaj jave ne miratojmë në Kuvend ligjin “Për proceset kalimtare të pronesise”, i cili do të shoqërohet me të gjithë hapat e nevojshëm qe do të mundësojnë zgjidhjen përfundimtare të problemit të pronës për dhjetëra mijëra familje në fshat,nga Veriu në Jug, të cilat nuk e gëzojnë ende titullin e pronësisë mbi tokën si pasojë e moszbatimit të ligjit 7501, në kushtet kur ato janë kthyer në kufijtë e vjetër pa asnjë konflikt me fqinjët rreth tyre.Kanë 30 vjet që presin në  tokën e stërgjyshërve dhe as e shesin dot, as aplikojnë dot për financime nga shteti ose nga institucionet financiare, sepse nuk e gëzojnë dot ligjërisht, pasi e kanë të pamundur ta regjistrojnë.Të dashur delegatë e delegate,Viti 2020 nisi me një qasje të re të disa prej partive të opozitës ndaj institucioneve demokratike legjitime në vend.Edhe pse i vonuar, me shumë muaj e shumë energji të humbura kot, ndryshimi 180 gradë i qasjes së opozitës duke u rikthyer në tryezën e dialogut, ishte një reflektim pozitiv.Shqipëria ka nevojë që opozita ta ketë kuptuar përfundimisht se kursi i dhunës dhe moskompromisit nuk janë zgjidhja e duhur, por e gabuar.Kuvendi me votën e shumicës dhe të opozitës parlamentare ia ka krijuar prej muajsh mundësinë opozitës jashtë parlamentare që të ketë një vend në Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore.Falë reflektimit, opozita jashtëparlamentare vijon komunikimin në një tryezë me bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar të Reformës.Draftet e dakordësuara në këtë nivel deri më 15 Mars do të kalojnë detyrimisht sipas rregullores dhe Kushtetutës, më tej rrugën institucionale parlamentare përmes Komisionit Parlamentar dhe Seancës.Informacion mbi gjendjen e partisë:Të dashur delegate dhe delgatë,Ky kongres është një moment i rëndësishëm për vazhdimin e rrugës së re që kemi nisur të ndërtojmë së bashku për Shqipërinë dhe sfidat e saj.Kongres i socialistëve shqiptarë ka një rëndësi të vecantë edhe për vetë familjen tonë politike, në planin organizativ, në thellimin e barazisë gjinore si dhe në vendosjen e piketave tona organizative për zgjedhjet e qershorit 2021 ku ne do të marrim besimin për mandatrin tonë të tretë me Edi Ramën Kryeministër.Konkluzioni i gjithcka thashë më lart për qeverisjen tonë, është:ne duhet te qeverisim me besnikëri të madhe ndaj atyre që na votuan po edhe ndaj atyre që nuk na votuan, njerëzve të zakonshem të këtij vendi.Dhe kur them duhet të qeverisim, nuk kam parasysh vetëm e thjeshtë qeverinë, po grupin parlamentar dhe Partinë Socialiste si boshti i koalicionit të madh qeverisës me njerëzit e zakonshëm. Ky proces ka sukses vetëm nëse te treja pjeset bashkejetojne ne harmoni me njera-tjetren dhe ne funksion te njera-tjetres.Kama parasysh gjithashtu përfaqësuesit tanë në qeverisjen vendore, qofshin kryetarët e bashkive qofshin këshilltarët vendorë.Padyshim partia është baza e këtij procesi, ura lidhëse e grupit dhe e Qeverisë me njerëzit e zakonshëm në çdo komunitet, garancia e mosharresës për asnjë ditë prej nesh këtu lart, të atyre atje poshtë, në harten e Shqipërisë reale të halleve, problemeve, shpresave e pritshmërive të shqiptarëve.Prandaj duke e nisur këtë mbledhje të parë të këtij viti të ri sfidash qeverisëse me gjendjen oraganizative të partisë, dua ta them qysh në fillim:Kemi zhvilluar prej disa muajsh një process ripërtëritës, ri-organizimi, por ende nuk jemi aty ku duhet.Dhe mos harroni krahasimin e bëjmë me veten. Madje jemi larg pozicionit ku duhet të gjendemi në çdo qark pa përjashtim.Natyrisht kohën e kemi përpara, por nëse dielli duket që në mëngjes atëherë miq, për të thelluar diferencën me kundërshtarët, beteja për mandatin tonë të tretë qeverisës varet vetëm angazhimi ynë në të gjithë territorin.Më 31 dhjetor 2019, Partia Socialiste numëron në rradhët e saj 112.498 anëtarë, nga të cilët 106.358 janë në 61 bashkitë e vendit dhe 6140 anëtarë në strukturat tona jashtë Shqipërisë.Aktualisht efektivi i partisë në shkallë vendi numëron 28.372 anëtare partie shoqe që përbëjnë 26.7 përqind të anëtarësisë gjithsej nga 24.3 përqind që përbënin dy vite më parë dhe 26.2 përqind vitin e kaluar.Sikurse edhe vitin e kaluar, raporti anëtar partie / zgjedhës është 1 me 33.  Ky raport në vitin 2015 ka qënë 1 me 39, kurse për vitin 2016 dhe 2017 ka qënë 1 me 35. Për vitin 2019 14 bashki kanë raportin anëtar partie / zgjedhës deri 1:20, 12 bashki 1:21-26, 23 bashki 1:27-40 dhe 12 bashki mbi 1:40, nga të cilat 9  bashki u përkasin qarqeve Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë.E veçanta e zgjedhjeve të Organizatave Socialiste në këtë fushatë është zgjedhja e bashkëkryetarëve të OS, pra që  në çdo OS të zgjidhen 2 kryetarë, një shoqe dhe një shok. Megjithë vështirësitë e fillimit, fakti që nga 574 kryetare të Organizatave Socialiste që dolën në zgjedhjet e kaluara në parti, deri tani janë 2526 shoqe kryetare të OS, pra një katërfishim e gjysëm i tyre, flet për ndryshime të ndjeshme në përbërjen e drejtuesve të OS, për rritjen e peshës së grave e të vajzave në drejtimin e strukturës bazë të Partisë socialiste.Dhe procesi ende nuk ka përfunduar. Vetëm në 17 bashki të gjitha organizatat janë me bashkëkryetarë, ndër të cilat 13 janë në qarqet Elbasan, Berat, Fier dhe Lezhë, ku e kanë kryer këtë detyrë shumica e bashkive të tyre dhe të tjerat janë në përfundim të mbledhjeve. Në 23 bashki ky proces është kryer pjesërish, ndërsa janë edhe 21 bashki që ende nuk e kanë filluar zhvillimin e mbledhjeve të dyta për zgjedhjen e bashkëkryetareve shoqe, 16 prej të cilave janë në  qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Durrës dhe Tiranë. Në këto zgjedhje kemi edhe përmirësim të treguesve moshorë të kryetarëve të OS. Nga 921 kryetarë që ishin deri 30 vjeç në zgjedhjet e para dy viteve, në këto zgjedhje, deri tani të kësaj moshe janë 1505 kryetarë, sigurisht shoqe e shokë, me rritje jo vetëm në numër, por edhe në peshën që kanë në përqindje.Përmirësim ka edhe në treguesit arsimorë.Në seancën e dytë do të ndalemi tërësisht në një analizë të plotë të gjendjes së partisë sonë dhe të planeve tona organizative.Punë të mbarë Kongresit.Miqtë ndërkombëtarë.

Ditën e sotme Partia Socialiste ka zhvilluar ditën e dytë të Kongresit. Punimet në Pallatin e Kongreseve nisën me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar. Kryeministri Edi Rama dha dy lajmë të rëndësishme. 1. Premtoi se në janar të vitit 2021 paga minimale do të shkojë deri më 30 mijë lekë të reja. 2. Do të lancohet një amnisti për emigrantët që të deklarojnë pasurinë që kanë vënë nga puna jashtë Shqipërisë, në mënyrë që të mund ta deklarojnë në bankë.

k.m/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta kongresi i ps 2020 lulzim basha taulant balla ilir meta kongresi i ps 2020 lulzim basha taulant balla

Sondazh

Poll
Politike 29 Shkurt 2020, 08:13

TIRANË– Sot Partia Socialiste po zhvillon ditën e dytë të Kongresit. Zhvillimet e ditës së dytë të socialistëve në Pallatin e Kongreseve kanë nisur me një ...

Politike 28 Shkurt 2020, 18:30

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ngritur në piedestal bashkëshorten e tij, Linda Ramën. Teksa mbante fjalën në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste, Ra...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend