LIVE UPDATES
Aktualitet

“Dora e ngrohtë e Najadës na prek 2 herë në ditë”, mjeku Meta tregon se është prekur me COVID-19: Do ta mposhtë viru

7 Korrik 2020, 13:50 Nga DOSJA
“Dora e ngrohtë e Najadës na prek 2 herë në

TIRANË- Mjeku Shefki Meta ka njoftuar sot ai është prekur nga COVID-19. Meta ka postuar një foto në Facebook, ku shihet se është në ambientet e Spitalit Infektiv dhe shkruan se ai do fitojë kundër koronavirusit.

Mjeku prej 5 muajsh është në vijën e parë të luftës dhe ka ndihmuar pacentët e prekur me COVID-19, por tashmë do i duhet të përballet vetë me këtë virus. Në reagimin e tij në mediat sociale ka përshkruar se si po kalon ditët duke u përballur me virusin dhe u bën apel qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos neglizhojnë masat.

Më tej ai ka një falenderim të vëçantë për shefen e Infektivit, Najada Çomon, të cilën e cilëson si “Nënë Tereza” e këtyre kohëve, ku dora e saj e ngrohtë prek dy herë në ditë të gjithë pacientët. “Ritheksoj dhe një herë se heronjtë e vërtetë të kësaj lufte të paprecedentë, me këtë virus të tmerrshëm janë ata djem dhe vajza që kanë vënë shpirtin e tyre aty ku jeta lufton me veten e saj. Njëra nga ato ishte me kollë, por e përfundoi turnin pa u ankuar asnjëherë. Mirënjohje e madhe për sanitaret, heroina të vërteta. Kam parë nën veshjen e trashë se si u kullonte djersa dhe përmbushnin pa asnjë ankesë detyrën e tyre”, shton ai.

POSTIMI I PLOTË

UNË DO TA “MPOSHT” COVID-in! Kisha rreth katër muaj që në shtëpi kthehesha dhe shikohesha si “armik”, pasi çdo ditë përballesha me të panjohurën. Nuk kam bërë asnjë ditë pushim por ju kam shërbyer njerëzve pa asnjë lloj kufizimi, gjithmonë duke patur parasysh masat e duhura mbrojtëse. Çdo ditë jam kthyer në familje dhe jam sjellë si të isha një njeri i infektuar me Covid-19 dhe i “gatshëm” në çdo çast tja transmetoja dhe familjes time. Ky ankth më shoqëroi mua dhe familjen vazhdimisht deri sa një ditë u ktheva në shtëpi shumë i lodhur dhe me temperaturë. Nuk doja ta besoja se tek une kishte ndodhur ajo që nuk doja të ndodhte kurrë. Më kot u mundova të fshihem pas vetes, duke qenë mjek kuptoja dhe kuptova çdo gjë. Tamponi pozitiv për Covid-19 ishte sa për ti vënë kapakun.

Gjendja ime erdhi duke u renduar, virusi i pabesë nuk kishte të ndalur. Ai po më zinte frymën dhe po më çorodiste mendjen. Nuk kishte rrugë tjetër, në atë prag mëngjesi të ditës së diele datë 28 Qershor 2020 veçse të telefonoja së pari shokun dhe mikun tim të ngushtë Dr.Ramazan Balla, i cili atë natë ishte në shërbimin e urgjencës. Ai më këshilloi që të marr 127, dhe ashtu bëra. Dr. Shefkiu jam, u prezantova. Kam nevojë të shtrohem në spital pasi nuk mundem më. Fryma po më merrej dhe kisha gjendje të fikëti. Zëri pas telefonit mu përgjigj se për pesë minuta jemi aty…dhe ashtu ndodhi. Për herë të parë në jetën time u shtrova në një spital dhe pikërisht në spitalin infektiv. Në atë spital ku përpara dyzet e ca vitesh kisha qenë si student. Përballja e parë në spital ishte një kujdes i menjëhershëm nga stafi që punonte aty.

Unë isha mjeku që kërkoja ndihmë dhe jetë, ndërsa rreth e rrotull shumë të tjerë lëngonin dhe luftonin me jetën. Isha futur në “ferrin” ku jeta dhe vdekja e kishin kufirin më të hollë se fija e perit. Në ato çaste në kokë mu rrotullua jeta ime që herë më vinte si mirazh dhe herë si keqardhje që mund të largohesha nga kjo botë, pa pritur e pa kujtuar. Një situatë e paimagjinueshme. Në ato momente të qëndrimit aty, nuk ja mësova dot emrin një infermieri të jashtëzakonshëm që nuk e kishte babain, i cili luftonte me një të sëmurë, duke e kthyer herë pas here në jetë. Më shtruan në katin e dytë të dhoma 10/2 bashkë me krutanin Shpend i cili ka qenë për mua një njeri me zemër të madhe. Ai merrte frymë me oksigjen por më motivoi për të gjitha ditët e qëndrimit në spital. I kemi dhënë kurajo pa fund njëri-tjetrit. Vetëm kur je aty brenda në spital kupton se çfarë ndodh, një gjë e jashtëzakonshme, një situatë e paprecedentë. Dhoma të mbushura plot me pacientë, të shkujdesur, të zhveshur nga vapa, që rënkojnë dhe kërkojnë ndihmë. Nëpër koridore vraponin pa pushim, ato, heroinat dhe heronjtë e vërtetë, personeli shëndetësor, infermieret dhe infermierër, që kurrë ditë e natë nuk u lodhën megjithëse të mbuluar me atë veshje shumë të rëndë e cila të zë frymën. Në sytë e tyre kam lexuar vetëm shpresë. Ata ishin të jashtëzakonshëm, mbinjerëz.

Jam infermieri i Profesor Arben Gjatës më tha njëri, tjetra më tha se vinte nga një repart tjetër kirurgjikal, e kështu me rradhë. Zërat e tyre si cicërimat e zogjve harmonizoheshin gjatë gjithë natës duke ju shërbyer të gjithë pacientëve pa përjashtim. Pa diskutim që mjekët e Spitalit Infektiv në QSUT janë të gjithë Heronj por, në veçanti profesoreshë Najada Çomo është “Nënëtereza” e këtyre ditëve, nga më të vështirat që po përballet ai spital. Dora e saj e ngohtë, prekte dy herë në ditë pacientët. Ritheksoj dhe një herë se heronjtë e vërtetë të kësaj lufte të paprecedentë, me këtë virus të tmerrshëm janë ata djem dhe vajza që kanë vënë shpirtin e tyre aty ku jeta lufton me veten e saj. Njëra nga ato ishte me kollë, por e përfundoi turnin pa u ankuar asnjëherë. Mirënjohje e madhe për sanitaret, heroina të vërteta. Kam parë nën veshjen e trashë se si u kullonte djersa dhe përmbushnin pa asnjë ankesë detyrën e tyre. “Jetova” ato ditë në spital, ato ditë ferri, të papërshkrueshme në jetën time, si të ishin shekuj. E ndërsa gjendja ime pothuajse vazhdonte të ishte e rënduar, një dorë magjike, dora e Profesoreshë Najadës më përshkoi ballin, më preku nga duart dhe më tha: “Dr. Shefkiu, ti sot do të bësh tamponin dhe do të dalësh nga spitali, mjekimet do ti bësh në shtëpi”. Për momentin nuk po e besoja si mund të dilja pasi ndihesha akoma keq. Vendimi i saj duhej respektuar, si kolege, si shoqe, si profesioniste. Atë darkë u gjenda në shtëpi ku vazhdoj akoma edhe sot që ndihem më mirë. Po luftoj akoma. Them se ja dola. Por do të kisha një apel për të gjithë ju, si mjek, si njeri që provova mbi kurrizin tim se çdo të thotë të sëmuresh nga Covid-19.

Unë “armiku” i përditshëm familjes time, nuk munda të ndaloj infektimin me gjithë masat që jam munduar të zbatoj. Si një person që u bëra dëshmitar i këtij virusi të tmerrshëm apeloj për të gjithë njerëzit kudo qofshin: Nuk ka shtet që tju mbrojë nga Covid-19. Duhet të ruheni vetë. Ruajeni veten, familjen, të afërmit dhe gjithë të tjerët. Vetëm një front i përbashkët pa “të çara” mund të bëjë diçka. Sistemi Shëndetësor në këtë lloj infeksioni është dhe bëhet shumë i brishtë, aq sa mund të bëhet gjithnjë e më i pafuqishëm që të përballojë gjithë fluksin e të sëmurëve që mund të paraqiten. Sistemi shëndetësor ka limitet e tij. Të rëndësishme janë burimet njerëzore, pasuria më e madhe, sidomos në këto momente. Edhe ato duhen ruajtur me qëllim që gjërat të funksionojnë sa më normalisht. Në përfundim, e vetmja armë për tu përballur me këtë virus të tmerrshëm është vetëmbrojtja dhe vetëm vetëmbrojtja. Mirënjohje dhe vetëm shpresë për të gjithë.

Shefki Meta është një ndër mjekët që është infektuar me COVID-19. Më herët janë konfirmuar si të prekur Roland Xhaxho, Dhimitër Kraja, Arjan Pushi dhe Hysni Shkjau, dy të fundit kanë humbur dhe jetën nga virusi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 mjeku me covid-19 najada çomo shefki meta masat kunder covid 19 mjeku me covid-19 najada çomo shefki meta

Sondazh

Poll
Aktualitet 7 Korrik 2020, 12:12

FIER– Konfiskohen tri llogari bankare me vlerë 140 milionë lekë, para të cilat dyshohet se janë përftuar nga veprimtari kriminale. Të ardhurat ishin regjistruar...

Aktualitet 7 Korrik 2020, 11:41

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale. Mësohet se është arrestuar 25-vjeçarja me iniciale E. R, pasi ka kërc...

Aktualitet 7 Korrik 2020, 11:27

TIRANË– Shoqja e Blerta Josifit, në një lidhje direkte për emisionin “Me zemër të hapur” ka treguar detaje që nuk diheshin nga e shkuara e dy vajzave në qy...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës