LIVE UPDATES
Politike

‘Donin të vrisnin Bashën’ / Deputeti: Berisha po mbështetet nga influencat ruse!

12 Janar 2022, 09:32 Nga DOSJA
‘Donin të vrisnin Bashën’ / Deputeti: Berisha po

TIRANË – Dy ditë pas protestës së dhunshme në selinë e PD, kryetari i saj, Lulzim Basha mblodhi Kryesinë e partisë që zgjati nga ora 19:00 deri më 3 e 30 të mëngjesit. I pari në mbledhje e mori fjalën kreu i PD-së, i cili pasi i lajmëroi se ai kishte marrë vendimet e tij, kërkoi të dëgjonte prej tyre mendimet dhe propozimet në lidhje me masat që duhet të merrnin për organizatorët. Emëruesi i përbashkët i fjalimit të gjithsecilit ishte dënimi i dhunës që u ushtrua ndaj selisë blu.

Sipas panorama.al, në mbledhjen me dyer të mbyllura nuk kanë munguar dhe deklaratat bombastike si ajo e deputetit Kreshnik Çollaku, i cili tha se pala tjetër është e nxitur edhe nga influencues rusë dhe kisha ortodokse e ndikuar nga rusët. Ndërsa Lindita Metalia i quajti protestuesit që ushtruan dhunë një grup anti-amerikan, anti-kombëtar dhe destabilizues që kishin konsumuar elementët e një vepre penale, duke mbajtur armë më vete.

Debati u fokusua nëse duhet të përjashtoheshin në bllok apo duhej të vlerësohej kontributi i gjithsecilit që ndodhet tashmë në krahun e Berishës. Të shumtë ishin zërat që masa të ishte drastike, duke i përjashtuar të gjithë, por në fund u miratua propozimi që një pjesë të përjashtoheshin dhe një pjesë tjetër të pezulloheshin dhe të kërkohej distancim nga dhuna.

Debatet në Kryesi:

Lulzim Basha: Të nderuar anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike! Mbledhja e sotme është e një rëndësie të veçantë, vjen pas një ngjarje që turpëron demokratët. Unë kam marr vendimet e mia, por do doja të dëgjoja mendimin e gjithsecilit. Unë vet po e lë telefonin mënjanë dhe po i kushtoj vëmendjen maksimale diskutimit për atë që ndodhi më 8 janar.

Jemin Gjana: Ne e njohim atë (Berishën) mirë. Nuk ka të ngjashëm me asnjë lider botëror në histori, që t’ia bëjë këtë partisë së tij. Grupi i Rithemelimit duhet të përjashtohet i gjithë. Mbaj mend historinë e ‘97-ës dhe grupi ynë mbeti me 17 deputetë, ne bëmë opozitë dhe e mbajtëm PD-në. Shkonim në terren dhe kishim përballë bandat dhe e ngritëm partinë duke komunikuar dhe duke dëgjuar. Kjo nuk është as 1/3-a e asaj që i ndodhi PD-së në ‘97″.

Jonila Godole: Unë mendoj se nuk duhet të ketë të njëjtën masë për të gjithë njësoj. Mendoj se duhet të marrim masë përjashtuese nga Partia Demokratike vetëm për Sali Berishën si iniciator të asaj që ndodhi.

Jorida Tabaku: Edhe unë nuk mendoj se duhet të ketë masë përjashtuese për të gjithë, por vetëm të z. Berishës.

Jemin Gjana: Nuk kemi se përse t’i tolerojmë. Ata janë një grup agresiv. Nuk i bëjmë dot ne të reflektojnë. Nëse ata kanë vendosur që të krijojnë grup tjetër parlamentar ne nuk i ndryshojmë dot mëndje edhe nëse nuk i përjashtojmë.

Kreshnik Çollaku: Këto janë struktura paralele. Janë grupi/komiteti i shpëtimit të ’97-ës si në numër, si në përbërje. Ata kanë dashur të na vrasin. Nuk kanë dashur të vrasin as ty dhe as ty. (Drejton gishtin nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe kryetari i PD-së), por 4 nga ne deputetët. Kjo është e tmerrshme dhe ne s’kemi punë me ta. Atyre 200 vetëve duhet t’u dalë emri dhe unë nuk kam më asnjë lidhje me ata deputetë që kanë dashur të na vrasin. Ne duhet të jemi drastikë. Ata duhet të përjashtohen dhe nuk duhet të jenë në radhët tona. Ka një tendencë destabiliteti. Këto janë inteligjencat ruse me kishën ortodokse. Influencat e kundërshtarëve të Amerikës. Ata që i sollën te dyert e godinës ishin miqtë tanë të një jete, si mund ta lejonin ata këtë dhe aq më tepër si mund ta lejojnë sot pa u distancuar prej saj. Atë ditë, Zoti e bëri që në godinë të mos kishte viktima. Dhuna për mua është një kufi ndarës me këdo. Ndaj, unë mendoj me këdo që nxiti apo përdori dhunë ndaj nesh, kolegeve e ish-miqve të tyre, nuk ka çfarë na mban më bashkë. Në këtë parti dhunuesit dhe të dhunuarit nuk mund të rrinë më bashke.

Lulzim Basha: Për kë e ke fjalën, për inteligjencat lindore?

Kreshnik Çollaku: Po.

Lulzim Basha: Për cilën konkretisht?

Kreshnik Çollaku: Për influencat ruse. Dhe kisha ortodokse. Po vjen në prokuror i Përgjithshëm amerikan në Kroaci dhe do plotësojë dosjet për Ballkanin.

Xhelal Mziu: Duhet të mos tolerojmë ata që drejtuan sulmin dhe të bisedojmë me demokratët, që t’i bindim. Edhe ruajtja e selisë ka rëndësinë e vetë, si dhe duhet të takojmë faktorët në bazë.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha mbledhja e kryesise se pd 10 janar 2022 lulzim basha mbledhja e kryesise se pd 10 janar 2022

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës