LIVE UPDATES
Aktualitet

“Dokumentet janë djegur në 1997, zgjidhe në gjykatë”, nuk i njihet shkolla por Universiteti i Elbasanit nuk do t’ja di

16 Shtator 2021, 20:00 Nga DOSJA
“Dokumentet janë djegur në 1997, zgjidhe në

TIRANË – Një qytetare e cila jeton në Suedi i është drejtuar emisionit Stop në Tv Klan për një problem që ka me Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Aida Gripshi tregon se në vitin ‘89  është diplomuar në këtë universitet për cikël të ulët. Aktualisht ajo është mësuese në Suedi dhe për të rritur kualifikimin i duhet një saktësim në listën e notave. Por lëndën e anglishtes e ka të shkruar “gjuhë e huaj” dhe jo anglisht.

Ndërkohë ajo disponon diplomën origjinale dhe listën e notave. Bashkëshorti i saj ka shkuar pranë universitetit, por nuk i është dhënë ky vërtetim. Ajo thotë se kërkon të drejtën e saj.

“Quhem Aida Gripshi. Jetoj në Suedi, që nga viti 2010. Kam mbaruar studimet e larta në Universitetin Aleksandër Xhuvani. Nga viti ’86-’89, ku jam diplomuar mësuese për ciklin e ulët nga klasa I-IV. Këtu punoj prapë si mësuese. Kam më shumë se 8 vite. Mirëpo, që unë të regjistrohem për të dhënë provime plotësuese në universitet, më duhet anglishtja, gjë të cilën unë e kam. E kam bërë që nga klasa e pestë deri në Universitet, në vit të dytë, se në vit të tretë nuk kemi pas më. Kam diplomën origjinale dhe listën e notave. Dërgova tim shoq atje, që të merrte një vërtetim, ku shkruhet, se gjuha e huaj, që unë kam studiuar, është anglishtja. Është shënuar vetëm gjuhë e huaj. Herën e parë, kur komunikuam në telefon, më thanë, që nuk japim dokumente të tilla. Nga emisioni “Stop” kërkoj ndihmë, që të kem mundësi ta marr këtë vërtetim. Është e drejta ime, po është shumë e vështirë ta gjej të drejtën time atje”, tha ajo përmes një lidhje Skype me gazetaren.

Stop u interesua pranë universitetit për vërtetimin. Por aty na thuhet se në vitin 1997 janë djegur gjithë dokumentet. Një komision i ngritur deri në vitin 2016 bëri të vlefshme diplomat dhe listat e notave, por më pas nuk u mbajt më.

“Dokumentet e programit të ciklit të ulët, në Universitetin e Elbasanit në ’97-ën janë djegur. Deri në vitin 2016, këtu ka funksionuar një komision i verifikimit të diplomave, i cili punonte vetëm mbi bazën e dokumentave origjinale. Pra, diplomë dhe certifikatë notash. Ishin të gjithë, ishin rektorë, drejtori i kurrikulave, që ishin anëtarët e komisionit. Dhe u bë regjistri i amzës së rikuperuar. U rikuperu amza. Pra, kush person ka dalë në këtë komision, kanë edhe diplomën, edhe certikatën, siç i kanë pas mbaruar. Ka persona, që kanë dalë në këtë komision vetëm me diplomë dhe s’kanë prurë listë notash. Këta persona iu ka njoft diplomimi. Duke qenë se komisioni nuk mund të vente nota, kur këto nuk paraqisnin dokument, me një deklaratë personale të personave, këto nota ishin 5-a. Në rastin konkret, kur zonja ka një diplomë origjinale, një listë notash origjinale të atyre viteve… Lista, në qoftë se nuk ka dalë në komision, nuk është më origjinale për ne, sepse kjo listë nuk është në regjistrin e amzës së rikuperume. Ka vetëm një të drejtë. T’i drejtohet gjykatës, për të marrë të drejtën e saj”, thotë drejtori i Kurrikulës.

Tashmë zonjës Aida Gripshi nuk i njihet as shkollimi dhe zgjidhja e vetme është një proces gjyqësor.

Marrw nga tvKlan.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lajm nga tvklan qyteares nuk i njihet shkolla lajm nga tvklan qyteares nuk i njihet shkolla

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet