Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
EUROPA- Bashkimi Evropian “ka marrë në dijeni” vendimin e administratës amerikane për vendosjen e sanksioneve ndaj liderit të serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Por, zyrtarët në BE nuk i janë përgjigjur prerë pyetjeve të gazetarëve nëse blloku evropian do të ndjekë këtë shembull të Shteteve të Bashkuara dhe të vendosë sanksione.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të zgjerimit, Ana Pisonero, tha se “BE-ja ka një varg instrumentesh, përfshirë edhe mundësinë e sanksioneve, por për përdorimin e tyre vendimi duhet të miratohet në Këshillin e BE-së me konsensusin e të gjitha shteteve anëtare”. Këto mekanizma BE-ja i ka në dispozicion që nga viti 2011. Por, në BE nuk kanë pasur përgjigje as në pyetjen se sa vlejnë mekanizmat nëse ato nuk përdoren dhe se a e dobëson kjo pozicionin e BE-së në rajon.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian ka thënë se BE-ja mbështet të gjitha përpjekjet për gjetjen e shpejtë të zgjidhjes për krizën politike në Bosnje e Hercegovinë dhe ndaljen e të gjitha nismave të papranueshme, të cilat vënë në rrezik sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij shteti.
Pisonero tha se Bosnja e Hercegovina do të ketë pasoja në mungesë të gjetjes së rrugëdaljes nga kjo krizë dhe këto pasoja mund të jenë edhe në humbjen e mjeteve të shumta financiare nga Plani Evropian për investime në Ballkanin Perëndimor. Ajo shtoi se ndihma financiare është e kushtëzuar edhe me procesin e reformave dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjermania para disa javësh publikisht ka përmendur idenë që BE të përdorë mundësinë për të sanksionuar Millorad Dodikun. Por, për një gjë të tillë nuk ka pasur pajtim nga të gjitha shtetet anëtare në Këshill.
SHBA-ja tha se ka zgjeruar sanksionet ndaj Dodikut për vepra korruptive, duke e akuzuar atë se po minon institucionet “duke bërë thirrje për marrjen e kompetencave shtetërore dhe duke iniciuar krijimin e institucioneve paralele në entitetin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës”
Marrë nga; REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI- Një grua shqiptare në Itali, e cila, në javën e 36-të të shtatzënisë, iu nënshtrua një operacioni në zemër për shkak të një infarkti e më pas solli në je...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës po paralajmëron aksion në veri, vendimit të ministres së ekonomisë Artane Rizvanollin. Mediat vendase shkruajnë se Rizvanolli për...
Fillimi i vitit 2022 ka sjellë shqetësime të reja për shëndetin publik në botë. Kjo pasi në disa shtete të botës tashmë janë identifikuar raste të qytetarëve, t...
MALI I ZI- Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka treguar se vazhdon të kërcënohet nga persona, të cilët janë shumë të rrezikshëm dhe që ...
NJU JORK – Një nënë e sëmurë me kancer është parë teksa ngjiste disa postera me foton e të bijës në sheshin kryesor të Nju Jorkut, ‘Times Square’, me anë ...
KINË- Pas katërvitesh ndërimt së fundmi është hapur tuneli më i gjatë i autostradës nënujore në Kinë. CNN raporton se tuneli është 10.79 kilometra i gjatë ...
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë një deklaratë lidhur me zhvillimin e operacionit të sotëm policor, ku janë arrestuar shtatë persona nga të...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden do të shënojë përvjetorin e parë të sulmit vdekjeprurës të 6 Janar-it në Kapitol. The guardian raporton se në një vështirm p...
KOSOVË– Vëllai i motrave Mustafa është arrestuar nga policia. Liridon Mustafa, vëllai i këngëtareve të njohura në Kosovë akuzohet se ka dhunuar bashk...
ARKTIKU VERIOR- Ndërsa moti ekstrem shkaktoi ngjarje të rënda anembanë globit në vitin 2021, një ndryshim mahnitës po ndodhte në Arktikun e largët verior. CNN r...