LIVE UPDATES
Aktualitet

Kavajë/45-vjeçari plagos kushëririn e ish-gruas merr peng taksistin.Shkoi tek karburanti e…

16 Shkurt 2022, 18:14 Nga DOSJA
Kavajë/45-vjeçari plagos kushëririn e ish-gruas merr peng

KAVAJË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë, që mund të kishte shkaktuar disa viktima. Sot, 45-vjeçari Astrit Pukameta ka plagosur dy persona dhe ka marrë peng shoferin e një taksie. E gjitha nisi kur në rrugën dytësore, në afërsi të mbikalimit në Kavajë, Astrit Pukameta është konfliktuar me persona, të identifikuar me inicialet V. K. dhe I. M., të cilët i ka spërkatur me naftë, duke tentuar ti djegë. Por për arsye që nuk dihet i ka lënë dhe më pas ka shkuar në një dyqan ku është konfliktuar dhe me shitësin e dyqanit, Bardhyl Petja, kushëriri i ish-bashkëshortes së tij duke e plagosur me thikë.

As këtu nuk është ndalur por ka dalë me shpejtësi nga dyqani dhe ka ndaluar një taksi. Nën kërcënimin e thikës me gjak ka marrë peng taksistin Arjan Shau. Ky i fundit nuk ka pranuar t’i bindet dhe ka tentuar që të largohet por sërish nën presionin e thikës e ka çuar deri në një pikë karburanti në fshatin Lekaj. Në këtë moment taksisti ka tentuar që të manovrojë, duke marrë si “shpërblim” një thikë të ngulur nga 45-vjeçari. Pasi ka dalë nga taksia, është futur te pika e karburantit dhe me thikë në dorë u ka kërkuar lekët në të kundërt i ka kërcënuar se do t’i vërë flakën karburantit.

Duke marrë kështu xhiron e ditës, 120.000 lekë të reja.  Edhe pse mori paratë sërish nuk është larguar. Në vend që të largohej mori një nga pompat e furnizimit me benzinë dhe ka kërcënuar se do i vinte flakën karburantit dhe vetes. Por pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë Policia duke parandaluar dhe shmangur një ngjarje të rëndë që mund të sillte viktima. Ndërkohë që Policia ka nxjerrë pamjet e kapura nga pika e karburantit, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e dy personave të plagosur nga 45-vjeçari që është prangosur nga Policia. Tani 45-vjeçari do të përballet me drejtësinë, duke dhënë “llogari” për kryerjen e veprave penale: “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Vjedhja me dhunë”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kavajë/Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë pas marrjes se njoftimit se shtetasi A. P., në afërsi të mbikalimit në rrugë dytësore, ka kanosur se do digjte me benzinë dy persona, dhe ka plagosur me thikë shtetasin B. P., si dhe ka marrë peng shtetasin A. Sh. bashkë me mjetin e tij, organizuan punën me qëllim kapjen e këtij shtetasi. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij shtetasi, i cili në fshatin Lekaj, në sheshpushimin e një karburanti, ka plagosur me thikë drejtuesin e mjetit që kishte marrë peng, shtetasin A. Sh., dhe më pas i ka marrë me forcë xhiron ditore prej 120.000 lekë të rinj, shitësit të karburantit, dhe ka kërcënuar se do të digjte karburantin. Shërbimet e Policisë kanë arritur në kohë duke parandaluar dhe shmangur një ngjarje të rëndë kriminale me pasoja për jetën. Falë ndërhyrjes profesionale, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: – A. P., 45 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Vjedhja me dhunë”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

 

SHIKO EDHE KËTË:

“Do t’i djeg”/ Dalin PAMJET- 45-vjeçari plagosi e rrëmbeu një person. Ç’ndodhi në Kavajë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arjan shau arrestohet astrit pukameka astrit pukameka bardhyl petja kavaje arjan shau arrestohet astrit pukameka astrit pukameka bardhyl petja kavaje

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!