"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Dita Ndërkombëtare e Mjedisit, Meta: Të mos lejojmë shkatërrimin e maleve apo vijave bregdetare, me shfrytëzimin pa kriter
5 Qershor 2020, 07:29Nga DOSJA
Tiranë- Presidenti Ilir Meta, në ditën Ndërkombëtare të Mjedisit bën thirrje që të mos lejohet keqmenaxhimi i mbetjeve urbane, ndotja e ajërit apo dëmtimi i zonave të gjelbëra. Sipas kreut të shetit nuk mund të shkatërrohen malet, të ndoten vijat bregdetare, pasi kjo dëmton edhe jetët tona. Meta thotë se duhet që të mos lejojmë që shfrytëzimi pa kriter të rrezikojë zhdukjen e Vjosës, Valbonës dhe shumë lumenjve përrallorë që kërcënohen nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni i vendimmarrësve.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, apeli im është të zgjohemi për të mos lejuar më që keqmenaxhimi i mbetjeve urbane dhe ndotja e ajrit të dëmtojnë jetët tona, që betoni të zhdukë hapësirat dhe kurorat e gjelbërta të qyteteve, që lejet abuzive dhe papërgjegjshmëria të sharrojnë pyjet e jashtëzakonshme, malet t’i kthejnë në gurore, detin ta ndotin dhe bregdetin ta shkatërrojnë, që HEC-et dhe shfrytëzimi pa kriter të rrezikojë zhdukjen e Vjosës, Valbonës dhe shumë lumenjv…”, shprehet Presidenti Ilir Meta.
Ndërkohë ditët e fundit Dosja.al ka denoncuar mosheqjen e inerteve nga zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Edhe pse kanë kaluar mbi 6 muaj që prej tërmetit tragjik të 26-nëntorit, shteti ende nuk ka zgjidhur çështjen e inerteve nga banesat dhe pallatet e shembura në këto zona. Sakaq, pas denoncimeve në Dosja.al IKMT dhe Policia e Shtetit kanë gjobitur disa firma të cilat po kryenin punime në lumin e Matit, apo edhe në vijën bregdetare.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka përsëritur skenarin e dy viteve më parë dhe është shfaqur sërish tapë në emision. I ftuar në studion e “ABCNews”, ...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama pas thumbit që i lëshoi nga emisioni “Opinion”, ku edhe isht...
TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri i ftuarë në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 thotë se si me ...
TIRANË– Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në “News 24” deklaroi se maxhoranca nu...
TIRANË- Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 ngriti një shqetësim që ekziston prej 30 vitesh, sipas tij, ndërhyrja e politik...
TIRANË– K ryeministri Edi Rama e ka cilësuar një eksperiment të dështuar kërkesën e Partisë Demokratike për një qeveri teknike të krijuar për menaxhimin e ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion”, është pyetur edhe për votën e emigrantëve në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.Në fjalën e t...
TIRANË- Analisti Andi Bushati është përplasur me gazetarin Carlo Bollino në emisionin “Open”. Bushati dhe Bollino e kanë kthyer debatin për zgjedhoren në a...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka premtuar se biznesi i vogël deri në vitin 2029 nuk do të paguajë asnjë taksë.Rama tha se ...
TIRANË- Depolitizimi i administratës është një kërkesë eksplicite prej 30 vitesh nga ODIHR. Kështu është shprehur Kryeministri Rama gjatë një interviste në...