Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHQIPËRI– Shqipëria është sërish mes zjarreve. Në ditën e 29-të territori ynë është me flakë, disa prej tyre paraqesin rrezik të madh. Vatra e zjarrit në fshatin Vorfë, njësia administrative Gruemirë në Malësinë e Madhe është aktive dhe po bëhet e vështirë shuarja e saj për shkak të terrenit të vështirë. Ndërsa në Pukë, në vatrën e zjarrit në Qershizë, Fushë Kumulli, po punojnë rreth 50 trupa nga FA, zjarrfikës dhe punonjës të shërbimit pyjor.
Në Majën e Rrunës, në vendin e quajtur “Laku i Thive” njësia administrative Malzi, vatra e zjarrit vazhdon të jetë problematike në Majën e Zezë. Në terren po punojnë rreth 50 trupa nga FA, zjarrfikesit dhe punonjesit e sherbimit pyjor. Në mbështetje të operacionit ka ndërhyrë edhe një helikopter holandez. Këtë pasdite është aktivizuar një vatër e madhe zjarri në fshatin Aliko në Finiq, Saranë. Mësohet se flakët janë aktivizuar për shkak të një defekti në rrjetin elektrik dhe ka përfshirë banesa.
Banorët e fshatit janë evakuuar, por zjarri nuk është shuar ende. Shumë prej banorëve kanë qëndruar në fshat dhe po mundohen të shuajnë flakët me mjete rrethanore. Kryetari i bashkisë së Finiqit, Kristaq Kiço kërkon ndihmë për më shumë zjarrëfikëse. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset e bashkive Finiq, Sarandë dhe Delvinë.
SITUATA NGA ZJARRET NË VEND:
-Bashkia Malësi e Madhe, vijon vatra e zjarrit në fshatin Vorfë, njësia administrative Gruemirë. Zjarri është larguar në drejtim të malit Maranajt në një sipërfaqe me pylli dhe shkurre. Terreni është shumë i thyer dhe i vështirë për ndërhyrje nga toka dhe në një distancë rreth 4 orë në këmbë. Për te vatra e zjarrit janë nisur vrojtues nga Shërbimi Pyjor. Rreziku nga stanet është larguar nga ndërhyrja e banorëve të zonës. Situata po monitorohet.
-Bashkia Pukë, në vatrën e zjarrit në Qershizë, Fushë Kumulli, po punojnë rreth 50 trupa nga FA, zjarrfikës dhe punonjës të shërbimit pyjor. Situata eshte nën kontroll.
-Bashkia Fushë Arrëz, në vatrën e zjarrit në fshatin Flet situata është e qetë, perimetri i zonës së djegur po monitorohet dhe mbahet nën kontroll nga punonjësit e njësisë administrative Blerim dhe shërbimit pyjor.
-Në fshatin Srriqe, njësia administrative Qafë Mali, zjarri u vu nën kontroll nga helikopteri holandez dhe nuk ka problem për banesat. Vatra po monitorohet nga zjarrfikesit lokale.
-Në Majën e Rrunës, në vendin e quajtur “Laku i Thive” njësia administrative Malzi, vatra e zjarrit vazhdon të jetë problematike në Majën e Zezë. Në terren po punojnë rreth 50 trupa nga FA, zjarrfikesit dhe punonjesit e sherbimit pyjor. Në mbështetje të operacionit ka ndërhyrë edhe një helikopter holandez. Situata momentalisht paraqitet problematike pasi nga territori i bashkisë Pukë drejt Majës së Zezë është përhapur një vatër tjeter zjarri.
Në fshati Morinë, zona Korab – Koritnik zjarri është izoluar plotësisht. Po mbahet nën monitorim nga punonjes të AdZM Kukës
-Vatra e zjarrit në fshatin Katund të Vjetër, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë është nën kontroll, po monitorohet nga specialistë të pyjeve dhe banorët.
Vatra e zjarrit në lagjen Sage, fshati Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë është nën kontroll pa rrezik për banesat. Me terren po punojnë forcat zjarrfikse.
-Vatra e zjarrit në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishtë është izoluar plotësisht, zjarri vazhdon djegie të ngadaltë brenda perimetrit të përshkuar. Po monitorohet nga punonjës të njësisë administrative.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– I afërmi i Xhuljano Bullarit ka zbuluar se mjeti në të cilin ishte 25-vjeçari, është në pronësi të gruas së dajës të të ndjerit. Për ‘Faxnew...
VLORË- Parku Kombëtar Divjakë Karavasta është një nga zonat më të frekuentuara gjatë stinës së verës.Veç bukurive natyrore që të ofron ky park si sh...
VLORË- Shqiptarët po zgjedhin gjithnjë e më shumë vende të qeta për të kaluar fundjavat larg zhurmave të qytetit. Fshati Brataj në Vlorë duket se është kth...
AFGANISTAN- Kemi të bëjmë me një rast unik të ekzistencës së paraardhësve tanë, Ilirëve, në një cep tjetër të botës, me mijëra kilometra larg, i cili mund të he...
VLORË– Një zjarr i madh ka përfshirë ditën e sotme pyllin e Sodës në Vlorë. Flakët po rrezikojnë banesat ndaj është kërkuar ndihmë e menjëhershme.Në vendin...
KAVAJË– Bashkë me dy shtetasit nga Maqedonia e Veriut të cilët u mbytën këtë paradite në plazhin e Spillesë, në det ka hyrë edhe një grua e cila rezulton e...
TIRANË– Familja e 25 vjeçarit të vrarë në Babicë të Vlorës ka hapur dyert e mortit. Banesa e tyre ndodhet në Babrru, në rrugën Vojo Kusho, ndërsa fa...
VELIPOJË– Një tjetër pushues është mbytur në plazhin e Velipojës këtë të dielë, pas mbytjes së dy personave në Spille. Policia njofton se rreth orës ...
LUSHNJE– Një polic ka arrestuar një të ri në Çermë të Lushnjes. Momenti i arrestimit është filmuar nga disa qytetarë e më pas është dërguar në ‘JOQ’.Shih...
TIRANË– Dita e dielë ka shënuar një bilanc tragjik në bregdetet shqiptare. Dy të moshuar nga Maqedonia e Veriut, rreth 70-vjeç, humbën jetën mesditë...