6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
SHQIPËRI– Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës në FSHF ka bërë me dije vendimet e saj për ndeshjet e javës së kaluar. “Pushtimi” i fushës së Kukësit nuk u la pas nga vendimet e Disiplinës ku klubi verilindor për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë.
Vllaznia në ndeshjen ndaj Skënderbeut për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë dhe gjithashtu klubi shkodran për ndeshjen ndaj Dinamos, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
Edhe Tirana nuk i shpëton gjobave ku për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
VENDIMET E PLOTA TË KOMISIONIT TË DISIPLINËS –
“1. KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Vllaznia, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të Kampionatit Kombëtar Abissnet Superiore kundër KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Vllaznia, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32 të Kampionatit Kombëtar Abissnet Superiore kundër FK Dinamo, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
FK Apolonia U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Egnatia U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
Lojtari i KF Butrinti U-19, Elvi Shehu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Besa U-19, Eledio Muzhaqi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Besa U-19, Omar Xhalezi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i FC Besa U-17, Ilirijan Duro, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Dinamo U-17, Igan Lleshi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Tirana Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Femrave, kundër Vllaznia – Femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi”
E.Ç (Dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË- Roma dhe tifozët luftuan së bashku për të arritur në finalen e Conference League dhe tani ata ëndërrojnë për një trofe që në Trigoria i ka munguar ...
ANGLI – Chelsea mund të konfirmojë, se janë kushtet për një grup, të udhëhequr nga Todd Boehly, Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Wyss, për të ...
GJERMANI – Çifti u takua përmes vëllait të Esterit te Hamburg në vitin 1994, kur Salihamidzic dhe Francisco Copado luanin për HSV. Ata u transferua...
KILI – Gjashtë muaj para fillimit të “Katar 2022”, një skandal mund të spërkasë finalet, pasi Federata Kiliane e Futbollit denoncoi parregulls...
ANGLI – Ky është një hap vendimtar në procesin e shitjes së Chelseas. Konsorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly, një biznesmen amerikan, ka nënshkruar një m...
SPANJE – Sado befasuese të duket, është hera e dytë në këtë sezon, që Karim Benzema merr këtë çmim.Sulmuesi i kombëtares franceze që luan me Real M...
HOLANDE – Ish-mesfushori i Holandës, Edgar Davids, 49 vjeç, është emëruar ndihmës i trajnerit holandez Louis van Gaal. Ai zëvendëson Henk Fraser, i...
ANGLI – Edhe pse në verë ai do të largohet nga Manchester United, me gjasa mesfushori francez Paul Pogba të mund të qëndrojë në atë qytet në verilindje të...
GJERMANI – Udhëtimi i yjeve të Bayernit në Ibiza fundjavën e kaluar bëri bujë… As trajneri Julian Nagelsmann (34) nuk ishte vërtet entuziast për kët...
SPANJE – Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit (ITIA) raportoi këtë të premte se gjashtë tenistë spanjolë u dënuan, nga 7 deri në 22 vjet, për ...