Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
13 muaj pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019, nuk është e vështirë të gjesh njerëz ende nën çadra apo kontejnerë. Të harruar, të gënjyer, të nënvlerësuar nga autoritetet, këta njerëz vazhdojnë të shpresojnë nën çadra se do të kenë sërish një çati mbi kokë, por për momentin çadra është streha e tyre.
Kështu i gjetëm anëtarët e familjes Braçe dhe Guçi, në Arapaj të Durrësit. Vetëm kohët e fundit, kanë arritur të marrin bonusin e qirasë, dhe këtë pas ankesave dhe zhurmës – siç e quan Shpresa Guçi – që ka bërë në bashki. Për të festuar, është sa luks, aq edhe cinike për ta menduar.
Samanta ende nuk i ka mbushur 5 vjeç, e ndoshta kjo është arsyeja që vazhdon të buzëqeshë. Por, pavarësisht buzëqeshjes së çiltër, lutjen për babagjyshin nuk e ka si gjithë bashkëmoshatarët e saj, sepse nuk dëshiron lodra, por një shtëpi.
Rrugëtojmë drejt Njësisë Administrative të Ishmit, aty ku gjurmët e tërmetit janë ende prezente dhe me dhjetëra familje vijojnë të jetojnë në çadra, apo kontejnerë. Ky është dimri i dytë që 5 anëtarët e familjes Hoxha i gjen në çadër, ndërsa gjyshja e shtëpisë është ajo që e përjeton më së shumti, edhe për shkak të moshës së thyer. Fatmir Hoxha thotë se ka trokitur në dyert e institucioneve, por ende nuk ka gjetur mbështetje, qoftë për të siguruar një kontejner.
Me trishtimin që na reflektuan këta banorë – që shpresa i mban për një të nesërme më të mirë – ndalemi në fshatin Lalëz, në lagjen “Muharremi”, aty ku tërmeti ka shkatërruar të 7 banesat e kësaj zone. Njëra prej banesave është edhe ajo e profesor Agim Muharremit, i cili na mirëpret me kulturën e tij si arsimtar. Por, që kushtet në të cilat ka mbetur prej 13 muajsh e tradhtojnë dhe e përlotin teksa na tregon se si po e përballon dimrin. Por, gjen ngushëllim te shoku i tij i përjetshëm, libri, të cilin nuk e ndan nga duart, pavarësisht kushteve në të cilat jeton.
Në këto kushte, të gjithë personat e mbetur të pastrehë kanë vetëm një dilemë: ky do të jetë dimri i dytë, apo dimri i fundit?
Marrë nga A2CNN
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2021. Në mesazhin e tij, shprehet se krimet gjatë 2020...
SHQIPËRIA– Ata janë 49! 49 jetë njerëzish, burra e gra, të vrarë e të masakruar, të nxjerrë në pritë e të tradhëtuar që nuk do të trokasin gotat për fundvi...
SHKODËR- Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek kryqëzimi i Blinishtit, në Lezhë.Përplasja mes mjeteve ka ndodhur para pak minutash. Deri...
TIRANË – Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar 589 raste të reja me koronavirus nga 2350 testime të kry...
TIRANË– Policia e Shtetit ka vizituar disa të moshuar në Tiranë, disa orë para ndërrimit të viteve.Efektivët kanë trokitur në dyert e disa prej të moshuarv...
TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka uruar mjekët, infermierët që janë në shërbim natën e ndërrimit të viteve dhe pacientët që nuk do të...
MAMINAS- Policia e Shtetit informon se ka sekuestruar kapsolle dhe fishekzjarrë, që ndodheshin në bagazhin e një makine, në Maminas. Policia njofton se është pr...
TROPOJË- Reshjet e dëborës kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik të Tropojës.OSHEE ka njoftuar se për të bërë të mundur kthimin e energjisë në disa zona...
TIRANË – Vetëm pak orë para ndërrimit të viteve, Belgjika ka vendsur masa të reja për ata që udhëtojnë drejt këtij sheti.Të gjithë individët (përfshirë qyt...
TIRANË – Ardit Kaja është emëruar në krye të Inspektorit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.Vendimi për të nisur punën si kreu ISHPSHSH ka hyrë në...