LIVE UPDATES
Insights

Diktatura “ledhatare” e pushtetit solli fitoren qesharake të së majtës

3 Maj 2021, 09:28 Nga DOSJA
Diktatura “ledhatare” e pushtetit solli fitoren qesharake të

Rezultatet e 25 Prillit habitën të gjithë madje edhe vetë socialistët që fituan. Në vecanti habija bie në sy, gjatë daljes në media, tek ata që kanë fituar mandatet, ku më entuziast ishin gjatë fushatës, se sa tashmë që kanë fitoren në dorë. Nuk është çudi që numri i madh i votave të marra nga disa kandidatë të ketë habitur edhe vetë ata, duke u ngjarë si diçka e rënë nga qielli.

Nën moton – “vullneti i popullit”,fshihet gjithçka. Por shifrat flasin vetë për të kundërtën. Në fakt s’kishte si të ndodhte ndryshe në një vend ku është instaluar një sistem totalitar  që kontrollon jetën e çdokujt, nëpermjet maskarenjve dhe horrave në pushtet apo  atyre me pushtet të nëndheshëm ; të kërcënon me vendin e punës që ta mbyllësh gojën dhe po nuk  e mbylle ta merr edhe vendin e punës.

Nuk i plas se mban apo punëson “diplomat” false. Më e keqja se nuk të lë ta kërkosh të drejtën tek drejtësia nëpëmjet falangave të tij dhe kapjes së sistemit të drejtësisë. Për pjesën që nënshtrohet,friksohet apo joshet me  privilegje,ndere,përfitime të ndryshme,kjo ndoshta nuk quhet diktaturë, por lë të themi – diktaturë “ledhatuese”, pasi të ledhaton duke të dhënë dicka dhe të merr lirinë e fjalës, të kthen  në rob të pushtetit.

Pikërisht me këtë diktaturë “ledhatuese” e cila prodhoi votat u rifitua ky pushtet, ose thënë ndryshe – u rrembye dhe më pas të tall duke thënë: –  “Vetë na e dhe votën, me vullnetin tënd”. Jemi mësuar  të reagojnë për zgjedhjet politikanët, analistët dhe kjo është e pritshme si detyrim ndaj publikut.

Por harrojmë se edhe ne qytetarët kemi të drejtë dhe detyrë të reagojmë ndaj çdo gjëje të mbrapsht në vend; brenda kësaj edhe ndaj këtyre zgjedhjeve në respekt të votës së hedhur,fati i së cilës një Zot e di cili ka qenë (!); është numëruar aty ku e ke shënuar  “ti “, si votues ,apo ka shkuar në grumbullin e votave të pavlefshme gjersa të tilla kanë rezultuar aq shumë.

Në këtë kontekst, sot po reagoj, ndaj fitores qesharake të partisë në pushtet si një qytetare e Republikës së Shqipërisë që “patronazhistët ” i ka patur pas, çdo ditë në këto 8-të vite (kur një pjesë e mirë e popullatës u indinjuan  se i patën pas patronazhistët vetëm në fushatë ). Po pse vallë ?!

Sepse thoja të vërtetat me argumenta e prova! Reagoj, si person me profesion mësuese që bëri thirrje opozitës për vëmendje të madhe e kujdesin se mos i reshtojnë mësuesit për ti votuar, ashtu siç kanë vepruar për çdo gjë këto 8- vite qeverisje,duke i trajtuar “si dele “. Reagoj, më së shumti, në emër të asaj, të qenit një “opozitë” në arsim, këto 8 -vite (me ngritjen e problematikat në shtyp ) duke marrë me vete riskun e goditjes në vijueshmëri dhe në fund ndëshkimin nga ky pushtet diktatorial – “gojëmbyllës” si askush më parë, ku me teknikën gojëmbyllëse e joshëse arritën në ketë fitore.

Reagoj, në emër të përjashtimit nga çdo e drejtë dhe përbuzjes deri në termat “…kjo e PD -së”,e për rrjedhojë edhe familjarët e mij. Reagoj,edhe ndaj humbjes të së djathtës, si një e djathtë – gjithnjë me shpirt demokrati, me parimin tim udhëheqës – ” të qenit e drejtë”. Reagimi im – indinjatë është, që brezi i të rinjve mbetet nën prangat e një pushteti friksues e poshtërues.

 Reagoj, se si opozita në veçanti PD – ja, nuk gjeti një strategji për të ndryshuar gjëndjen e mos ia lënë pushtetin një diktature, ku mbi shpinë do ta vuaj populli jo politikanët opozitarë.Aq më tepër kur kuptohej që populli ishte i lodhur nga kjo qeverisje.  Shpesh rëndësinë e fitores dhe mos fitores së një force politike  ia dedikojmë vetëm mënyrës së bërit fushatë.

Padyshim edhe kjo ka rëndësinë e vet. Por,unë mendoj që,për të fituar një parti duhet të punojë pak nga pak,përgjatë  4 -vjeçarit, duke qenë në koherencë me zhvillimet në vend.  Flitet për makinacione në funksion të votës gjatë fushatës ( blerjes së votës), gjatë procesit zgjedhor dhe provë për këtë janë vet rezultatet.

Por,ky pushtet gjatë këtij 4- vjecari (dhe jo vetëm ) ,nuk  ka punuar  për popullin – për t’ia ndryshuar jetën.  Vëmendja është fokusuar në joshjen e popullatës në forma të ndryshme – duke u bëre ndere, punësime, privilegje, tolerancë të tejskajshme – deri në rrumpallë në punë, gjeji një gabim punonjësve dhe kërcënoi,shantazhoi.Të gjitha këto, vetëm e vetëm për të marrë vota për të siguruar edhe këtë mandat.

Këto i bazoj me bëmat në arsim,e pakta. Madje  në ndonjë shkollë është abuzuar edhe me projektet që shkonin si ndihmesë për mësimdhënien,ShQK, apo ato në ndihmesë për fëmijët Romë, duke i përdorur për të “ndihmuar”  mësues e prindër të përzgjedhur. Por, më së shumti kanë shërbyer  komandimet disa vjeçare të shumë drejtuesve të shkollës, apo dhe drejtues arsimi, ku roli i tyre ishte zbato urdhërat – josh dhe ndëshko,sipas orjentimit.

Përpos ne kuptojmë, dëgjojmë e shohim se si janë ndihmuar të njohur tanë apo fqinjët (gjitonët) këto vite për këtë votë ,natyrisht. Që do të thotë ashtu sikurse patronazhistët na njihkan mirë ne popullin, edhe ne populli i njohin ata si janë “llastuar” nga pushteti.Në fakt patronazhistët kanë ndihmuar partinë, paçka formës së ndihmës.Por më e keqja janë ata që qëndrojnë mbrapa tyre – të kollarisurit e partisë dhe pushtetit.

Kësisoj, opozita në veçanti PD-ja,duhet të kishte qëndruar vigjilente përherë nëpërmjet strukturave në bazë. Këto struktura duhet të ruheshin përherë “të gjalla” në funksionet e tyre dhe jo shpesh inekzistente aty – këtu.Në këtë formë do të ishin  denoncuar me kohë makinacionet e dukshme dhe të padukshme në funksion të votës.Dhe këto jo vetëm në media por edhe tek ndërkombëtarët duke mos i lënë të vazhdon më tej.

Madje,opozitarizmi i fortë,të qëndruarit më afër mbështetësve, halleve e probleme e të tyre, tërheqja e të pakënaqurve, do të kishte sjell edhe  më shumë mbështetës .Në këtë mënyrë forca e opozitarizmit do të kushte qenë mbështetëse e padrejtësive të pushtetit ,ndaj qytetarëve.Por, edhe do të kishte bindur votuesit duke mos i lënë mundësi  blerjes masive të votës.

Që PS -ja e kishte siguruar fitoren dukej.Kjo pasi,takonin qytetarët e Tiranës edhe në rrugicat gropa – gropa, ku jo ne por dhe ata vetë mund të “thynin kokën” duke ecur dhe nuk u bënte përshtypje sepse e dinin që askush nuk do të guxonte t’ia thoshte.Edhe këtë fakt opozita duhet ta kishte shfytëzuar duke ia hapur më shumë sytë qytetarëve. Gjithsesi,  me vota të  blera apo të bëra të pavlefshme, ata fituan dhe do të qeverisin.Unë mendoj që, nëse opozita  merr shpejt frenat e një “opozite të fortë” dhe vigjilente,kjo lloj qeverisje s’do të jetë jetëgjatë. Këto 8-të vite këta (pushtetarët)  u morrën me  kundështarët e tyre të kudo ndodhur.

Tashmë, mbetet të merren me “vota blerësit” apo militantët e tyre dhe atëhere ata do ta kuptojnë peshën e kësaj diktature. Gjithsesi, unë do të dëshiroja që në këtë mandat të mos goditen ata që punojnë dhe guxojnë të flasin por, ka mjaft abuzues – gati të kthyer në bandit, në institucionet shtetërore të të gjitha niveleve,apo “të strehuar” nga partia, që i duhet treguar vendi. Këto tipa krekosen me fuqiplotësinë e gjithëanshme,sipas tyre, si të ishin mbi vetë kryeministrin. Nuk duhen lënë jashtë kontrollit edhe firmat apo zyrat private. Kjo mbetet për tu parë edhe pse shpresat për ndryshim janë të pakta.Sfida i takon Kryeministrit ! Në të kundërt,kjo kategori ka për ta rrëzuar./ Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

opinione opinione edi rama fitnete gruda humbja e opozites zgjedhjet e 25 prillit 2021 edi rama fitnete gruda humbja e opozites zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll
Insights 3 Maj 2021, 06:23

Evropa dhe lufta për lirinë e shtypit

Sllovenia ra katër vende më poshtë në indeksin e lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij për vitin e kaluar. “Politikanë të njohur vazhdojnë të godasin ...

Insights 25 Prill 2021, 11:44

ZGJEDHJET- Tregim nga Maria Luisa Bardelli

Zëri i folësit tingëllonte në shesh, në këtë shesh të vogël të një fshati të humbur në male, si shumë fshatra të tjerë, dhe Hasinto Tumanjana po pyeste veten se...

Insights 23 Prill 2021, 12:38

Padronët e dinjitetit

Po marr përsipër të shkruaj vetëm për t’i dhënë përgjigje të shkurtër një pyetje të thjeshtë – Si e trajton e drejta evropiane fenomenin e sistemit të të dhënav...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale