LIVE UPDATES
Bota

Diaspora ‘mbush xhepat’ e qytetarëve në Kosovës gjatë pandemisë, vetëm në maj mbi 100 mln € dërgesa

2 Gusht 2020, 17:19 Nga DOSJA
Diaspora ‘mbush xhepat’ e qytetarëve në Kosovës

KOSOVË- Linda Zejnullahu, rreth 25 vjeçe, që jeton në Komunën e Shtimes, me vite të tëra pranon mjete financiare nga xhaxhai i saj i cili jeton në shtetin e Gjermanisë, të cilat i shfrytëzon për shkollim. Kjo ka vazhduar edhe gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit. “Mua personalisht më ka dërguar para për shkollim deri në 100 euro në muaj. Gjatë kohës se pandemisë i ka dërguar para edhe familjes sime, 300 euro në muaj. Paratë i ka dërguar vetëm për qejf, pasi unë dhe disa familjarë punojmë në Kosovë”, tha Linda.

Dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës ishin të pashmangshme edhe gjatë pandemisë COVID-19, me gjithë faktin se pandemia ka prekur edhe shtetet ku punojnë dhe jetojnë emigrantët nga Kosova. Në gjashtë muajit e parë të këtij viti, vlera e remitencave ka arritur në 433 milionë apo 28 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kështu ka thënë të mërkurën, më 29 korrik, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, gjatë një konference për media, ku bëri të ditur vendimin për mbulimin e shpenzimeve nga ana e qeverisë për Kartonin e Gjelbër për mërgimtarët që vijnë në Kosovë.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), vetëm në muajin maj të këtij viti, vlera e parave të mërgimtarëve me prejardhje nga Kosova, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, ka qenë 100,7 milionë euro, ndërsa në muajin maj të vitit të kaluar kjo vlerë ka qenë 78,4 milionë euro. Përfaqësues të shoqërisë civile, ndërkaq theksojnë se diaspora ka reaguar shpejtë me remitenca, për të ndihmuar familjet e tyre në Kosovës, për shkak të pasojave që ka shkaktuar pandemia në buxhetin familjar të tyre.

Lirim Krasniqi hulumtues dhe analist i politikave në organizatën “Germin”, që merret kryesisht me çështje të diasporës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se edhe vendet ku është e koncentruar diaspora kosovare, janë të prekura nga pandemia e koronavirusit, por siç thotë ai, ata kanë shfrytëzuar kursimet e tyre financiare. “Edhe kjo vërehet nëse i shikojmë kanalet e dërgimit të remitencave. Shihet se shuma më e madhe e parave kanë ardhur përmes agjencive për transferim të shpejtë. Kjo tregon se rritja e nivelit të remitencave ka ardhur si reagim i diasporës për të ndihmuar familjet me të ardhurat e tyre në Kosovë, të cilët janë prekur nga pandemia”, tha Krasniqi.

Sipas të dhënave të BQK-së, nga shuma e përgjithshme e dërgesave prej 100,7 milionë euro, në muajin maj të këtij viti, 88,6 milionë euro janë dërguar përmes agjencive për transferë të mjeteve, kurse përmes bankave komerciale që operojnë në Kosovë, janë dërguar 12,2 milionë euro. Përveç remitencave të dërguara për familjet e tyre, nga diaspora kosovare janë grumbulluar mbi 716 mijë euro në llogarinë e dedikuar të Thesarit, si mbështetje financiare për luftimin koronavirusit, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Ndihma nga diaspora ka ardhur pas thirrjes që u ka bërë mërgimtarëve ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 12 prill të këtij viti. Drejtori i përgjithshëm i Thesarit të Kosovës, Ahmet Ismaili, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se llogaria është ende aktive.

“Kjo nuk ka qenë llogari vetëm për bashkatdhetarët, kjo është llogari për donacione dhe grante. Normal se kontributin më të madh e ka dhënë diaspora e Kosovës që jeton në vende të ndryshme të Evropës dhe botës”, tha Ismaili. Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri në fund të vitit 2018, vlerësohet të jetë mbi 850 mijë banorë.

Ekonomia e Kosovës vazhdon të ketë një varshmëri të madhe nga remitencat apo dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës. Në vitin 2019, vlera e remitencave ishte mbi 800 milionë euro. Këto mjete përgjatë viteve kanë pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të ulëta.

(Marrë nga REL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dergesat e diaspores diaspora ne kosove dergesat e diaspores diaspora ne kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës