Zgjedhjet në Turqi/ Nënkryetari i partisë opozitare denoncon INCIDENTIN e parë: Një nga vëzhguesit tanë ë...
Aktualitet
E reja tentoi vetëvrasjen, policia SQARON ngjarjen: Dhunohej nga bashkëshorti
21 Nëntor 2021, 08:27Nga DOSJA
KORÇË– Bashkëshorti i 22-vjeçares që tentoi vetëvrasjen ditën e djeshme është vënë në pranga nga policia. Mësohet se 22-vjeçarja, dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj me inicialet E.R. E gjendur në një gjendje të rëndë psikologjike, vajza tentoi të vëtvritej duke i dhënë fund jetës me thikë. Fatmirësisht, ajo është jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Korçës.
Bashkëshorti i saj u arrestua menjëherë pas ngjarjes, duke u akuzuar për veprën penale “Dhuna në familje”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas tentoi të vetëvritej, vihet në pranga 34-vjeçari.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Orman, Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit E. R., 34 vjeç, banues në këtë fshat.Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se ky shtetas në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij shtetases E. R., 22 vjeçe, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
KOSOVË– Një mesazh iu është dërguar me fishekë një polici në Gjilan. Policia njofton se janë gjetur 10 fishekë para derës së oborrit të efektikvit të...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ju sjell parashikimin e motit për ditën e sotme, ndërsa Faxweb mba...
TIRANË-Dita e sotme do të ketë prezente kthjellimet deri në mesditë në të gjithë territorin shqiptar, ku më të dukshme janë paraqitur në zonat bregdetare S...
BRITANI– Aldjon Musollari është arrestuar në Britani pasi është kapur duke kultivuar kanabis në Uells. Shqiptari ishte pjesë e një grupi krimi të organizu...
Në Tiranë, ka vijuar tendenca e shtrenjtimit të apartamenteve edhe në 6 mujorin e dytë të vitit. Ekspertët e pasurive të paluajtshme pohojnë se në zonën rreth u...
TIRANË – Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla mirëpriti propozimin e tre organizatave të shoqërisë civile për krijimin e “Regjistrit...
TIRANË – Policia e Tiranës arrestoi sot 6 persona si dhe shpalli në kërkim 2 të tjerë për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Mes të ndaluarëve re...