LIVE UPDATES
Aktualitet

1 Janar 2021, 18:20 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Viti i brishtë! Kështu u konsiderua dhe kështu ishte! E gjithë bota u gjunjëzua nga pandemia e Covid-19, duke bëre që viti 2020, të shënohet në kalendarin historik, pasi e paprituara e gjeti gjithë botën të papërgatitur, sigurisht dhe vendin tonë!

Shqipëria, mori një goditje të madhe nga pandemia, vdekje, infektime dhe rënie drastike u regjistruan në vendin tonë por sikur mos të mjaftonte kjo, viti 2020, në vendin tonë u shoqërua dhe nga protesta masive, të cilat do të lënë gjurmë në vendin tonë, dhe për brezin që i përjetoi. Studentët , naftetarët, aktivistët,  të rinjtë, nuk morën parasysh Covid-19 dhe pasojat që mund të sillte krahas të drejtave të tyre, të drejtave të tyre për arsimin, për pagat, për kulturën,  e deri tek e drejta për vrasjen e Klodian Rashës, vdekja e të cilit tronditi Shqipërinë!

Dosja.al më poshtë ju sjellë protestat e zhvilluara në vitin 2020!

21-Janar 2020

Studentët të cilët dolën në protestë më 5 dhjetor të vitit 2019 dhe qëndruan për më shumë se dy javë, u rikthyen sërish në janar për të kundërshtuar kushtet në të cilat ndodhej sistemi arsimor në Shqipëri. 500 studentë u mblodhën në ambientet e Korpusit Universitar, duke protestuar kundër mashtrimit për paktin për universitetin. Studentët kërkuan shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë nga parlamenti dhe për këtë qëllim ata nisën të mbledhin 20 mijë firma. Gjatë protestës ata theksuan se nuk u është plotësuar asnjë nga pikat e kërkesave të një viti më parë, ndërsa nga ana tjetër treguan se kushtet në konvikte janë përkeqësuar dhe se ofertat e dhëna në kartën e studentit nuk iu shërbejnë për asgjë atyre. Në nëntor për disa javë rresht ata protestuan fillimisht para Ministrisë së Arsimit dhe më pas para kryeministrisë, duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave. Më pas ata u larguan duke paralajmëruar një rikthim të protestave masive në rast se qeveria Rama nuk do t’i plotësonte kërkesat e dorëzuara. Rama publikoi edhe “Paktin për Universitetin”, ku garantohej plotësimi i pikave të parashtruara, por meghithatë një pjesë e studentëve sërish janë shprehur se nuk do të ulen në një tryezë të përbashkët me kryeministrin në rast se ky i fundit nuk do të plotësojë kërkesat. Ndërkohë ata u shprehën se asnjë nga premtimet e bëra nga kreu i qeverisë nuk janë mbajtur, pasi tarifat vijojnë ende që të jenë të larta dhe konviktet nuk janë restauruar ashtu siç u premtua.

17-Maj 2020

Mëngjesin e 17-Majit u shemb Teatri Kombetar dhe ai Eksperimental. Shembja e Teatrit erdhi pas dy vitesh rezistencë të bërë nga aktivistë dhe qytetar, dhe pikërisht e gjitha ndodhi natën, atëherë kur të gjithë ishin në gjumë. Gjithçka ndodhi pas një aksioni të Inspektoriatit të Mbrojtjes Territorit që nisi rreth orës 04:30 të mëngjesit. Forca të shumta policie shfrytëzuan këtë moment për të rrethuar zonën dhe nisën menjëherë rrënimin e saj. Shembja e tij zgjoi shqiptarët të tronditur, ku qindra qytetarë këmbëzbathur dhe të përlotur dolën në protestë, duke harruar dhe pandeminë e cila ishte nëpërkëmbë.

Në protestë, e cila zgjati disa ditë ku morën pjesë aktivistë, politikanë qytetarë, aktorë pati përplasje të shumta me policinë. Si rezultat pati dhe shoqërime, dhunë dhe sherre. Në polici përveç qytetarëve u shoqëruan dhe Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka. Qyetarët në protestë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit, ku më pas protesta degradoi dhe disa qytetarë u dhunuan nga policia. Në lidhje me protestën që u zhvillua për disa ditë, përpos reagimeve të shumta që pati në vendin tonë kundër qeverisë, reagime pati dhe nga mediat ndërkombëtare, të cilat e konsideruan një akt jo të hijshëm shembjen e Teatrit duke shkruar se u shemb një pjesë e historisë së Shqipërisë!

17- Qershor

Shoqata e Transportit në protestë

Shoqatat e transportit kanë dalë në protetsë pasi për shkak të pandemisë kanë ngelur pa punë. Ata kërkuan nga qeveria që të dëgjojë kërkesat e tyre. Në protestë ata kanë kërkuar që të ulet akciza e naftës për tranportin, të subvencionojë mungesën e punës dhe të ketë një paketë të dytë me 400 mijë lekë për këtë sektor. Në protetsë ata thanë se kanë marrë vetëm 400 mijë lekë të vjetra dhe sipas tyre kjo nuk ka mjaftuar pasi që prej muajsh kanë ngelur pa punë dhe se sektori i tyre është goditur rëndë nga pandemia e Covid-19. Protestuesit zhvilluan tubinin e tyre para Ministrisë së Transportit dhe më pas tek e Financave. Ndërkohë në protetsë nuk kanë mubgyat as blutë të cilët u kanë kërkuar që të shpërbdahen por megjithatë qytetarët vijuan sërish protestat për plotësimin e kërkesave të tyre. Transporti u mbyll për një periudhë kohorenë fillim të marsit për të shmangur përgapjen e pandemisë së Covid-19.

20-Korrik

Pandemia e Covid-19 preku dhe tek biznesetvtë cilat për shkak të pandemisë u vunë çelësat, objekteve të tyre. Pronarët e lokaleve, bareve, lokaleve të natës dhe të gjithë bizneseve të tjera që u prekën nga Akti Normativ i qeverisë dolën në prostesë para Kryeministrisë.  Të mbështetur nga qytetarë dhe artistë të shumtë, ata kanë kërkuar që qeveria të tërheqë Aktin Normativ që nuk i lejon ata të shërbejnë pas orës 22:00.
Ndërkohë menjëherë pasi policia ka parë
grumbullin e qytetarëve para Kryeministrisë, ka ndërhyrë dhe ka kërkuar që protesta të shpërndahet, por megjithatë nuk munguan tensionet mes qytetarëve dhe forcave të rendit. Po ashtu policia ka shoqëruar në komisariat disa persona. Protesta e bzinesmenëve dhe qytetarëve, erdhi në kohën kur qeveria mori vendimin për të mbyllur, të gjitha lokalet e natës, disktot, lounge bar dhe shërbime të ngjashme me to pas orës 20:00. Nga ky vendim u prekën mijëra biznese dhe muzikantë.

17-Shtator

Protesta e naftëtarëve të Ballshit
Nisi përpara Ministrisë se Infrstrukturës dhe më pas kaloi në grevë urie. Dhunë, përplasje dhe të sëmurë, këto ishin sfidat më të cilat u përballën nadtëtarët e Ballshit për më shumë se një muaj. Naftëtarët e uzinës në Ballsh protestuan për pagat e pamarra në nafinerinë ku punonin. Protesta e tyre u zhvillua si në ambinetet e rafinerisë në Ballsh ashtu dhe në Tiranë përballë Ministrisë. Duke parë se nga protestat e tyre nuk pati asnjë reagim ata vendosën që të futeshin në grevë urie në ambientet e Rafinerisë. Burrat qëndruan 22 ditësh ndërsa prej 24 ditësh atyre iu janë bashkuar edhe gratë e tyre.
Grevistët kërkuan marrjen e masave urgjente nga qeveria për të siguruar pagesën e 9 muajve rrogë që e kanë fituar në gjykatë, rinisjen e punës dhe njohjen e librezave të punës ku shënohen sigurimet shoqërore dhe vitet e punës. Protesta mori fund më 10 nëntor pasi Naftëtarët e Ballshit pranur ofertën e kryeministrit Edi Rama, për lënien e grevës në premtim të marrjes së një page deri në rifillimin e punës në rafinerinë e Naftës.
Nga marrëveshja përfituan rreth 720 naftëtarë, të cilët u shprehen se janë detyruar të pranojnë ofertën pasi ndodhen në kushte të vështira ekonomike.

20-Tetor

Vizita e Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Tiranë, shkaktoi trazira në vendin tonë ku si rezultat dhjetra qytetarë dhe aktivistë u mblodhën përpara Ministrisë, kundër ardhjes së tij. Protesta nisi që para se Dendias të mbërrinte në zyrën e ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, dhe protestuesit u përplasën me policinë, e cila në zbatim të aktit normativ që ndalon grumbullimet masive, ka tentuar të shpërndajë turmën. Por, efektivët e forcave Shqiponjave janë përplasur me protestuesit, të cilët kanë tentuar disa herë të thyejnë kordonin e ngritur jashtë ministrisë së Jashtme. Situata është përkeqësuar në momentin kur ka kaluar eksorta e ministrit të Jashtëm grek, për të hyrë në ambientet e MPEJ, kur protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë nën thirrjet “Turp turp”.
Në fund të protestës 18 persona u proceduab penalisht në gjendje të lirë, mes tyre edhe Boiken Abazi, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi.

2-Nëntor

Studentët më 2 nëntor dolën në protestë kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit. Të rinjtë, me parulla në duar dilën para Ministrisë së Arsimit, ku dhe këndërshtuan mbylljen e konvikteve, universiteteve dhe zhvillimin e mësimit online. Ata kërkuan përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës. Për shkak të mungesës së meteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos patur mundësi të paguanin as qiratë, gjatë muajve kur i gjithë vendi u fut në karantinë, dhe nxënësit dhe studentët zhvilluan mësimin online.

9-Dhjetor

Ekzekutimi me dy plumba i Klodian Rashës nga Policia e Shtetit, mëngjesin e 8 dhjetorit tronditi Shqipërinë, ku qindra të rinjë u revoltuan dhe dolën në protestë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e të riut, vdekja e të cilit përloti shqiptarët.

Më 9- dhjetor dhjetëra qytetarë u mblodhën para Kryemininistrisë, Drejtorisë së Policisë dhe Ministrisë se Brendshme. Në protestat që zgjatën plot 7 ditë nuk munguan dhuna përplasjet me efektivët dhe gjuajtjet me sende të forta, drejt efektivëve dhe institucioneve. Protesta për të riun u zhvilluan në Shkodër, Lushnje, Lezhë, Korçë, Sarandë, Vlorë dhe Durrës. Protestat të dhunshme pati në Sarandë, ku qytetarët shkatërruan dhe selinë e PS. Në protestë, qyetarët kërkuan shkarkimin e Minisrit Sandër Lleshajt dhe Drejtorit të Policisë, pasi sipas qytetarëve ato janë “kokat” që rekomandojnë policinë. Nisur nga protestat e dhunshme, Ministri Sandër Lleshaj dha dorëheqjen por megjithatë nuk pti asnjë lëvizjë për Ardi Veliun.
Le të kthehemi prapë te protestat, aty ku në polici u shoqëruan dhjetëra të rinjë, por nuk mungoi gazi lotësjellës dhe uji që u perdorën nga forcat e rendit për të shpërndarë turmat, por megjithatë të rinjtë nuk u ndalën. Protestuesit gjuajtën me sende të forta drejt institucioneve ku dhe thyen dyert dhe dritaret e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë Financave, Muzeut Kombëtar dhe Biblotekës Kombëtare.

Përgatiti: Anila Kolgjini

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e naftetareve protesta e studenteve protesta per masat anti-covid protesta për teatrin kombëtar protesta per vrasjen e klodian rashes protesta e naftetareve protesta e studenteve protesta per masat anti-covid protesta për teatrin kombëtar protesta per vrasjen e klodian rashes


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës