Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Dhunë në shtëpi dhe nxjerrje guri dekorativ në Malin e Tomorit, arrestohen 2 persona në Berat
9 Tetor 2021, 08:21Nga DOSJA
BERAT- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Berat. Mësohet se një 52-vjeçar me iniciale Sh.Q është vënë në pranga në flagrancë pasi po transportonte gur dekorativ nga Mali i Tomorit pa lejen përkatëse. Një tjetër person me iniciale S.D 55 vjeç, u procedua penalisht në Poliçan, për veprën penale të prerjeve të paligjshme të pyjeve. Në Kuçovë, një 31-vjeçar me iniciale B.C u arrestua pasi hyri në shtëpinë e një 20-vjeçareje dhe e kanosi në mënyrë që të pranonte propozimin për martesë.
Njoftim i Policisë:
Në vijim të kontrollit të ushtruar për evidentimin dhe parandalimin e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë kanë arrestuar shtetasin Sh.Q., 52 vjeç, banues në Poliçan, pasi u konstatua, me një mjet tip “Kamion”, të ngarkuar me pllaka guri dekorative pa dokumentacionin përkatës, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit.
Gjithashtu specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin S.D., 55 vjeç, banues në fshatin Vërtop, Poliçan, pasi u konstatua nga shërbimet e policisë duke transportuar me mjet, lëndë drusore, pa leje përkatëse. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi i shtetasit B.C., 31 vjeç, pasi ka hyrë pa leje në banesën e një shtetase 20-vjeçare duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë.
Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHKODËR– Isak Mehmedaj i cili mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm në fshatin Mushan të Shkodrës, është kushëri i vëllezërve Mehmedaj, një prej të cilë...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al, Shqiptarja.com kanë në faqe të parë prezantimin e paketës me masa...
TIRANË– Reshje shiu dhe dëborë në territorin e Shqipërisë! Vendi ynë ka hyrë zyrtarisht në periudhën e reshjeve të cilat do të zgjasin për disa javë....