FOTO/ Dalin pamjet nga takimi 15-minutësh mes Trump dhe Zelenskyt në Bazilikën e Shën Pjetrit
26 Prill, 12:21
...
Aktualitet
10 Prill 2019, 19:40Nga DOSJA
TIRANË- Pas grabitjes së bujshme, të Rinasit dhe vrasjes së njërit prej grabitësve, ndërsa ende nuk ka një variant zyrtar për ngjarjen, po qarkullojnë shumë teza njëra prej të cilave: “Kush e vrau Admir Muratajn?”
Dritare.net shkoi pranë fshatit Tapizë dhe pyeti banorët të cilët panë ngjarjen. Ata tregojnë se të gjendur papritur nën shkëmbim zjarri, janë futur në shtëpi për të dalë vetëm pasi pushuan të shtënat. Por ata që kanë pasur më shumë guxim dhe kuriozitet tregojnë të gjithë këtë variant për dritare.net.
Rreth orës 15:05 një makinë e policisë tatimore ka ndaluar në urën e fshatit, mbi lumin “Tërkuzë”. Ura është e kalueshme me makinë, por mesa duket ata e kishin lënë aty afër makinën tjetër, ku do të hipnin pasi do të braktisnin makinën e grabitjes.
Banorët tregojnë se nuk ka pasur kohë për ndërrim makinash, pasi pas vetëm një minute kanë arritur makinat e policisë afër urës. Në ato momente, njëri prej tyre ka bërë shenja të vazhdojnë dhe ka nisur të qëllojë kundër policisë. Policia ka qëlluar drejt tij dhe i gjithë shkëmbimi i zjarrit dhe hedhja e granatave ka zgjatur jo më shumë se 5 minuta. Pas kësaj, në urë mbeti i vrarë grabitësi që më pas u identifikua si Admir Murataj. Banorët thonë se, mund ta ketë vrarë policia dhe jo shokët siç po dëgjojmë në televizion. Sipas banorëve, ishte Murataj që ndaloi tek ura për të shpëtuar shokët, e t’u krijonte mundësinë atyre të largoheshin bashkë me paratë, dhe ta merrnin atë në një çast të dytë. Banorët thonë që, përveç të vrarit ishte dhe një i plagosur, që e panë të hynte në makinë, pas vrasjes së Muratajt. Grabitësi ka pasur 3 granata sulmuese me vete dhe shumë municione. Banorët tregojnë se trupi i Muratajt qëndroi rreth dy orë, derisa u bë ekspertiza dhe fshati u rrethua i gjithi.
Rrëfimi i banorëve është varianti më i besueshëm deri tani, sepse ata ishin dëshmitarë dhe tregojnë fakte, ndërsa të tjerët opinione.
TIRANË- Disa zona të kryeqytetit do të vuajnë furnizimin me energji elektrike, shkak për këtë sipas OSHEE është ndërhyrja që do të bëhet në disa kabina.Me ...
TIRANË- Pedagogët dhe studentët e Universitetit të UBT-së, janë përplasur ditën e sotme me banorët e zonës, pasi nuk bien dakord për ndërtimin e shkollës 9...
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja në lidhje me grabitjen spektakolare të ndodhur një ditë më parë në Rinas. I ftuar në emisionin “Repolitix”, Hoxha...
Pas grabitjes spektakolare që ndodhi një ditë më parë në Aeroportin e Rinasit mesa duket do të vijë edhe ‘kurbani’ i parë. Dosja.al ka mësuar se ‘koka e turkut’...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pas marrjes së aeroportit të Rinasit në mbrojtje nga ushtria, gjë të cilën e quajti antikushte...
SHKODËR– Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër – Bushat, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Njëra prej makinave ka përfunduar në kan...
TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka reaguar një ditë pas grabitjes spektakolare të 10 milionë eurove. Në një deklaratë për mediet nga aero...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila tha se efektivë të Pol...
SHBA- Një person ka vdekur dhe 15 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi të zjarrtë në Durham, Karolinën e Veriut, të mërkurën në mëngjes, sipas zyrtarëve.Shpër...
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka inspektuar ditën e sotme rokonstruktimin e një prej ndërtesave me vlera arkitektonike. Bëhet fjalë për ndërtesën e pozic...