LIVE UPDATES
Aktualitet

“Të iku mosha”, dentisti në Tiranë përndjek për 6 vite studenten, i kërkon dorën tek babai, s’lë gjë

12 Shkurt 2020, 16:07 Nga DOSJA
“Të iku mosha”, dentisti në Tiranë përndjek

Një 27-vjeçare, e cila po mbyll vitin e dytë si specializante e Mjekësisë është kthyer në fiksimin e një dentisti, i cili për gjashtë vite me radhë, ka shpalosur të gjitha format për ta bërë për vete vajzën e re, por pa asnjë rezultat. Përkundrazi Sajmir B. është kthyer në makthin e studentes, e cila pas 6 viteve është dorëzuar dhe së bashku me vëllain e saj i janë drejtuar policisë. I vëllai ka plotësuar shqetësimin e të motrës, duke treguar se në një moment e ka pyetur dentistin: Kush je ti që shqetëson motrën time?

Kallëzuesi shton në procesverbalin e policisë që gazeta “Si” disponon: “Këtë gjë e bëj nga dashuria”.

Siç rezulton, dentisti dhe studentja e Mjekësisë u njohën në Facebook dhe pas kësaj, djali i marrosur pas vajzës së re ka provuar të shprehet me poezi, ta ftojë për kafe, t’i kërkojë dorën siç e do tradita, ta shoqërojë në rrugë, ta ndjekë me makinë. Ka bërë aq sa ka mundur, por sa më tepër dentisti tentonte, aq më tepër largohej vajza, e cila mendon që të gjitha këto veprime s’janë asgjë tjetër veç përndjekje. Pavarësisht se një moment, dentisti i shkruan të përzgjedhurës: Ti je doktoreshë e shpirtit tim!

Po çfarë mendon A. D?

“Kam ardhur në polici të denoncoj shqetësimet që po më sjell Sajmir B.  të cilin e kam njohur përmes Facebook në vitin 2013. Sajmir B. është stomatolog dhe ka një klinikë dentare. Pasi u njohëm, piva disa kafe me të, mbase nga periudha nga marsi deri në korrik. Në verë u shkëputa prej tij dhe u largova në qytetin e lindjes, prej atij viti ai filloi të më shkruante dhe të më ndiqte këmba-këmbës deri më sot”. Ky është rrëfimi i studentes me inicialet A .D para policisë së Komisariatit nr. 1, një rrëfim, i cili disponohet nga gazeta “Si” dhe që tregon të gjitha peripecitë e saj.

Kallëzuesja që është shqetësuar për disa vite rresht nga admiruesi, është studente në vitin e dytë si specializante në Mjekësinë Dentare. Në fashikullin që gazeta “Si” disponon shtohet se ajo ka vendosur të kërkojë ndihmë pas përndjekjes disavjeçare dhe vetëm pasi ajo ka përdorur edhe familjarët si negociatorë, të dhëna këto që përmenden në dosjen e policisë, por edhe në procesverbalin e nënshkruar nga oficerja e policisë, Briselda Zhuzhi.

27-vjeçarja shton se pas vitit 2013 kur u njoh me dentistin dhe pasi kishin pirë kafe, ai e ka ndjekur disa herë. Më pas dhe ka kërkuar që të uleshin për kafe. Më tej, dentisti Sajmir B. ka shfaqur interes edhe në forma të tjera, duke i shkruar në Instagram, Facebook dhe në e-mail.

Studentja thotë se “ai më shprehte ndjenjat e tij dhe kjo gjë filloi të më bezdisë, ndaj edhe e bëra bllok në të gjitha adresat ku më shkruante. Vendosa edhe prindërit në dijeni. Situata nuk po ndryshonte, ndaj në vitin 2016 babai im e takoi Sajmirin në klinikën e tij dhe i kërkoi të më lërë të qetë. Ai i ka kërkuar babait tim që të pinë, por babai im nuk ka pranuar. Një vit pas këtij takimi me babain tim, ai më shkroi përsëri, dhe më kërkoi të takohem me të dhe duke shprehur ndjenjat që ka ndaj meje. Në mesazhe ai më thoshte: Të iku mosha… nuk je e pjekur… Gjithashtu Sajmiri më dërgoi njerëz te babai, familjarë të tij, ndoshta ishte xhaxhai apo daja i tij për të kërkuar aprovimin e familjes që ne të dilnim. Babai i ka thënë që vajza ime nuk e do djalin tuaj. Në këtë çast, familjari i   Sajmirit i premtoi babit që nuk do shkonte më. Në vitin 2018 pranova të pi një kafe me Sajmirin. Gjatë kafes sonë, që zgjati 30 minuta ai më foli për jetën e tij dhe unë e kam dëgjuar pa i bërë komente”.

Kallëzuesja shton më tej se këtë veprim e kishte kryer për të shfaqur indiferencën e saj dhe për t’i treguar mungesën e interesit ndaj admiruesit. Por, dentisti ka vazhduar të shkruajë edhe gjatë vitit 2019 çka ka sjellë kësaj radhe reagimin e të vëllait të studentes së Mjekësisë.

A. D: Në muajin korrik vëllai im i shkroi në Facebook dhe i tha që mos të më bezdiste më. Por më 17 dhjetor 2019 në orën e darkës, Sajmiri më doli përpara në stacionin e autobusit, në afërsi të shkollës 1 Maji. Unë u mundova t’i shmangesha për të mos i folur, por ai ecte paralel me mua dhe më pyeste si isha? I jam përgjigjur që isha mirë dhe kur më kërkoi për kafe nuk pranova. Ai u shpreh se kishte ardhur në Tiranë për të më takuar mua. Ai eci rreth shtatë apo tetë minuta me mua derisa unë mora urbanin e linjës për në Qytet Studenti. Ndërkohë që ecnim i thashë “Nuk kam arsye pse të ulem për kafe me ty”.

Siç rezulton në fashikullin e përcjellë nga policia, më pas vajza tregon se admiruesi ka vijuar edhe në ditët në vazhdim t’i ndërpresë rrugën në një rast edhe me makinë.

A.D: Një makinë eci përbri meje dhe djali që zbriti nga makina ishte Sajmiri. Por nuk më kujtohet dhe as e vura re llojin e makinës apo targat. Sajmiri filloi të ecte paralel dhe kërkonte që të ndaloja. Ndërkohë unë isha duke folur në telefon me mamin, derisa mbërrita në konvikt, por ai nuk më linte të hyja në konvikt. Në këtë moment ndërhyri sportelisti që i   kërkoi të largohej. Që prej asaj dite ai vijon të më shkruajë mesazhe dashurie në Instagram.

Oficerja e policisë e pyet vajzën, e cila thotë se kjo këmbëngulje disavjeçare e dentistit për të krijuar lidhje i ka shkaktuar ankth.

Oficerja e policisë: Cila është marrëdhënia që ju keni pasur me Sajmirin?

A.D: Kam pasur marrëdhënie shoqërore. Sikurse ju thashë kam pasur vetëm marrëdhënie shoqërore, e njoha në Facebook dhe nuk i kam premtuar asnjëherë marrëdhënie dashurie.

Oficerja e policisë: Me çfarë mjetesh komunikimi keni folur me Sajmirin?

A.D: Sikurse ju thashë me lart, ai më shkruan në rrjetet sociale, konkretisht Facebook. Unë nuk i kam as numër telefoni, as ai nuk e ka numrin tim. Që nga viti 2013 unë nuk kam kontakte në telefon me të. Ai më ka shkruar dhe vazhdon të më shkruajë vetëm përmes rrjeteve sociale.

Oficerja e policisë: A ndiheni e kërcënuar nga veprimet e Sajmirit?

A.D: Ndihem e bezdisur dhe mesazhet e tij më krijojnë stres dhe shqetësim, mua dhe familjes time.

Oficerja e policisë: Përse nuk e keni denoncuar edhe në datë 18 dhjetor 2019?

A.D: Pyetjen e kuptova drejt, por unë mendova të qetësohem dhe pastaj të vij ta denoncoj.

Marrë nga Gazeta Si

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dentisti perndjekes historia e perndjekjes dentisti perndjekes historia e perndjekjes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet