LIVE UPDATES
Bota

Dëmet e luftës në Kosovë, ja sa është fatura që duhet të paguajë Serbia

21 Korrik 2020, 17:28 Nga DOSJA
Dëmet e luftës në Kosovë, ja sa është fatura

Ehat Murtezajt nga qyteti i Skenderajt, në vitin 1999, forcat serbe i kanë vrarë tre anëtarë të familjes dhe i kanë djegur shtëpinë e banimit. Ehati i cili në atë botë ka qenë 13 vjeç, thotë se nuk mund të llogaritet dëmi i shkaktuar, pasi nuk ka mjete financiare që mund të shpaguajnë krimin e ndodhur.

Në maj të vitit 1999, forcat serbe kanë vrarë gjyshin, gjyshen dhe motrën 21 vjeçare, që ishte studente në Universitetin e Prishtinës. Shtëpinë tonë e kanë gjuajtur 23 herë më predha dhe shtëpia ka marrë flakë”, thotë Murtezaj.

Edhe pse Ehati nuk ka të evidentuar koston e humbjeve materiale, mbi 22 miliardë euro llogariten dëmet e luftës që Serbia ka shkaktuar në Kosovë para dhe gjatë luftës së fundit (1990-1999), thonë ish-zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Për këtë ata thonë se pala kosovare duhet të kërkojë shpagimin e dëmeve të fundit, në procesin e dialogut që ka rinisur javën e kaluar në Bruksel.

Sipas një studimi të UNHCR-it në nëntor 1999, pothuajse 40 për qind e të gjitha shtëpive të banuara në Kosovë u dëmtuan rëndë ose u shkatërruan plotësisht, citohet në​ një raport të Organizatës për të Drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (HRW) –

I njëjti raport thotë se sipas një vlerësimi të dëmeve, të Kombeve të Bashkuara, për 649 shkolla në Kosovë, më shumë se një e pesta e shkollave të anketuara u dëmtuan rëndë dhe më shumë se 60 për qind u shkatërruan plotësisht. Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjate luftës në Kosovë janë vrarë mbi 13,000 persona.

Video: Sa persona janë vrarë në luftën e Kosovës?

Çështja e kompensimit të dëmeve të luftës, më 16 korrik është ngritur në Bruksel, kur rifilloi dialogu Kosovë-Serbi pas 20 muajsh pauzë.

Në këtë takim është biseduar për personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike. Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas takimit tha se tek ekonomia përfshihen edhe kompensimi i dëmeve të luftës edhe fondi pensional. Takimi i radhës në nivel të ekspertëve mes Kosovës dhe Serbisë mbi këto çështje është i paralajmëruar për 23 korrik.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk publikojnë të dhënat e kostos së dëmeve të luftës së shkaktuar nga Serbia në Kosovë, por thonë se ato ekzistojnë.

Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë, se të gjitha të dhënat do të paraqiten në Bruksel nga anëtarët e delegacionit dhe do të bëhen publike.

Ka të dhëna edhe për dëmet e luftës, për dëmet në objektet e trashëgimisë kulturore, dëmet në shkolla, ka fakte” tha Beqiri.

Sa vlerësohen dëmet e luftës në Kosovë?

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, ekspertët e ekonomisë dhe ish-zyrtarë të Qeverisë së Kosovës e realizuan një studim në të cilin janë vlerësuar dëmet e luftës. Haki Shatri, ish-ministër i Financave, i cili në vitin 2006 gjatë bisedimeve për zgjidhjen e statusit të Kosovës në Vjenë ka qenë koordinator i ekipit për çështje ekonomike, thotë se sipas të dhënave të ekspertëve që janë paraqitur në bisedime, dëmet në përgjithësi që Serbia i ka shkaktuar Kosovës, llogariten rreth 22 miliardë euro.

Përveç vrasjeve, dhunimeve gjatë luftës së fundit në Kosovë, Shatri thotë se serbët kanë shkaktuar dëme në sektorin publik, atë privat, pastaj siç thuhet, grabitjen e fondit pensional, depozitave të qytetarëve e shumë dëme të tjera.

Dëmet që janë bërë – ekonomitë familjare janë shkatërruar, janë djegur bagëtitë, prona shoqërore është shkatërruar, në disa raste është plaçkitur dhe fizikisht është bartur në Serbi etj. Delegacioni nga Kosova duhet t’i paraqesë këto të dhëna në tavolinë dhe faktori ndërkombëtar duhet të shoh se çfarë ka nodhur” tha Shatri.

Mustafa: Pa shpagim të dëmeve nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë- Serbi

Edhe Muhamet Mustafa nga Instituti “Riinvest” ka qenë koordinator i ekipit për çështje ekonomike në Grupin Negociator në Vjenë. Mustafa nuk tregon koston e dëmeve, por thotë se spastrimi i llogarive ekonomike dhe zhdëmtimi i atyre që kanë pësuar dëme gjatë luftës është çështje esenciale për normalizim të marrëdhënieve dhe për fqinjësie të mirë në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për arsye se dëmet në pronën private gjatë luftës janë jashtëzakonisht të mëdha. Ne i kemi listuar ato të gjitha. Dhe kur është fjala për dëmet tek personat privat as shteti dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk mund të intervenojë që të mos zhdëmtohen. Sepse Konventat ndërkombëtare, Konventa për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut e mbron pronën privat nga dëmtime çoftë me motive politike apo të luftës. Dhe këtu kemi të bëjmë me të gjitha nacionalitetet”, shprehet Mustafa.

Sheremeti: Kosova nuk ka të dhëna për dëme të luftës

Por, Furtuna Sheremeti, e cila është duke doktoruar në Belgjikë në temën për matjen e dëmeve të shkaktuara nga krimet e luftës, thotë se autoritetet e Kosovës nuk kanë treguar gatishmëri për dokumentimin e krimeve dhe dëmeve të luftës.

Sheremeti, e cila ka qene këshilltare e ish-kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, mendon se Kosova nuk ka pasur një strategji operacionale si shtet për të adresuar të kaluarën.

Kosova pas 20 vitesh pas luftës nuk ka bërë asgjë për të adresuar dëmet. Ato që janë bërë për dokumentim janë bërë prej shoqërisë civile. Ekziston një databazë për vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë dhe e cila mbahet nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë e cila është iniciativë e shoqërisë civile nuk është nga shteti”, thotë Sheremeti.

Rastet individuale

Në Fondin për të Drejtat Humanitare me seli në Beograd, thonë se nuk e kanë numrin e saktë të procedurave për kompensimin e dëmeve ndaj shqiptarëve të Kosovës, kundër organeve të Serbisë, sepse nuk i janë drejtuar të gjithë Fondit. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, thonë se “disa prej tyre kanë paditur përmes avokatëve, të cilët janë të angazhuar në mënyrë të pavarur”. Fondi për të Drejtën Humanitare u është drejtuar më shumë se 130 shqiptarëve të Kosovës, të cilët kanë qenë viktima të shkeljes së të drejtave njerëzore dhe ata janë përfaqësuar nga avokatët në rreth 35 lëndë për kompensim të dëmit, thuhet në përgjigjeje të këtij Fondi .

Iniciativat e qeverisë për vlerësim të dëmeve, të dështuara

Ndryshe, deri më tani, Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka paraqitur ndonjë vlerësim zyrtar të dëmeve materiale. Por, në vitin 2011, 12 vjet pa përfundimit të luftës, pati paralajmëruar se do ta nisë mbledhjen e fakteve për të argumentuar, siç ishte thënë “të vërtetën shkencore dhe profesionale për krimet e luftës”, dhe në këtë kuadër, në vitin 2011, 12 vjet pas luftës, pati krijuar Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Por, me vendimin e Qeverisë së Kosovës, ai është mbyllur në vitin 2018, ndërkohë që në Ministrinë e Drejtësisë është formuar Divizioni për Drejtësi Tranzicionale, i cili është dashur të vazhdojë punën e institutit. Drejtues të këtij institucioni thonë se janë në fazën e konsolidimit dhe shumë shpejtë do nisin punën në terren. Edhe qeveria e kaluar e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti, kishte paralajmëruar që të themelojë institutin e ri për hetimin e krimeve të luftës të kryera gjatë luftës në Kosovë, përfshirë edhe krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin. Kjo megjithatë mbeti pezull pas ndërrimit të qeverisë në Kosovë.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni lufta në kosovë lufta në kosovë

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës