LIVE UPDATES
Aktualitet

Del para Vettingut/ Skeda e pasurisë së drejtuesit të Prokurorisë së Gjirokastrës, Arben Pashos

13 Maj 2019, 13:03 Nga DOSJA
Del para Vettingut/ Skeda e pasurisë së drejtuesit të

Drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastrës, Arben Pasho do të përballet të hënën më 13 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen hetimin administrativ për Pashon përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Olsi Komici.

Arben Pasho e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si prokuror në Sarandë. Në vitin 2004 ai është emëruar në Prokurorinë e Tepelenës, ndërsa në vitin 2007 është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ai e drejton Prokurorinë e Gjirokastrës prej vitit 2011.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Arben Pasho nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Arben Pasho zotëronte pasuri me vlerë 4 milionë lekë në vitin 2003, i cili është edhe viti i parë i deklarimit të pasurisë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI.

Në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare llogaritet në vlerën e 6.5 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 287 mijë lekësh. Pasuria e deklaruar prej tij ndahet në 4 milionë lekë pasuri të patundshme, 1 milion lekë kursime në cash, automjete me vlerë 1.1 milion lekë si dhe likujditete në bankë prej 440 mijë lekësh.

Përveç pasurisë së mësipërme, Pasho deklaron se ka përfituar përmes testamentit një shtëpi në lagjen muzeale të Gjirokastrës si dhe një zyrë, ndërsa djali i tij është pronar i një apartamenti në Tiranë të përfituar githashtu nga trashëgimia; prona për të cilat nuk deklarohet një vlerë financiare.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 27.8 milionë lekë. Pjesa kryesore e të ardhurave buron nga funksioni i subjektit në masën 63% , ndërsa të ardhurat e bashkëshortes përbëjnë 34%. Një vlerë më e vogël është përfituar nga dhënia me qera e apartamentit në pronësi të djalit, e cila ka kontribuar në buxhetin e familjes në masën 2.33%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca negative mes të ardhurave dhe aseteve.

BIRN ka identifikuar megjithatë disa “flamuj të kuq” në analizën e pasurisë së kreut të Prokurorisë së Gjirokastrës, të cilat lidhen kryesisht me pronat e përfituara nga trashëgimia apo me huamarrjen.

Pjesa më e madhe e pasurisë së Z.Pasho buron kryesisht nga trashëgimia dhe nuk është e vlerësuar në mjete monetare. Më konkretisht, ai ka përfituar një shtëpi dhe truall në lagjen muzeale të Gjirokastrës si dhe një dyqan përmes testamentit në vitin 2015. Gjithashtu edhe djali i tij ka përfituar përmes testamentit nga gjyshja një apartament 123 m2 në Yzberisht të Tiranës.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar në këtë analizë lidhet me marrjen e huave për të mbuluar shpenzimet familjare. Drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastrës deklaron një hua 7 mijë euro në vitin 2011, e cila rezulton të jetë shlyer. Ai deklaron të ketë marrë një hua të dytë prej 14 mijë eurosh në vitin 2016, për të mbuluar pagesën për studimet Master të djalit në Holandë. Huaja e vitit 2016 rezulton të jetë shlyer brenda vitit përmes një kredie bankare prej 1 milion lekësh si dhe kursimet e vitit të siguruara nga të ardhurat familjare.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Marrë nga Reporter.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben pasho prokuroria e gjirokastres arben pasho prokuroria e gjirokastres


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës