Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Deklaroi se ka njohuri për dhunë seksuale në luftë, deputetja Balje thirret në Prokuroria
22 Shkurt 2022, 18:52Nga DOSJA
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se sot ka ftuar për intervistë deputeten e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, në lidhje me paraqitjen e saj publike në emisionin “Oxygen” të datës 12 shkurt 2022, e cila ka deklaruar se ka njohuri lidhur me një rast të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Telegrafi shkruan se prokuroria njofton se, në një situatë të tillë, nga deputetja Balje nuk ka arritur të siguroj asnjë informacion i cili kishte paraqitur bazë për hapjen hetimit të rastit.
“Gjatë intervistës, Prokuroria ka kërkuar nga deputetja Balje, të dhëna lidhur me atë që ka deklaruar në emision, për emrin e viktimës apo ndonjë informacion tjetër në mënyrë që prokuroria të kontaktojë me viktimën. Mirëpo, deputetja lidhur me këtë rast ka deklaruar se nuk e dinë emrin e viktimës dhe se nuk e ka as numrin e telefonit të saj, e as ndonjë informacion lidhur me kryesin e mundshëm të krimit. Andaj, Prokuroria Speciale iu bën thirrje të gjitha viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, që ta denoncojnë krimin në prokurorinë kompetente e cila garanton mbrojtjen e identitetit të tyre. Gjithashtu, i fton të gjithë qytetarët të cilët disponojnë me informacione relevante për rastet e tilla, ti raportojnë në prokurori e jo për këto raste fillimisht të diskutohet në emisione të ndryshme të karakterit argëtues”, thuhet në njoftim.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
UKRAINË- Rusia tha më 22 shkurt se shumë shpejt do të evakuojë stafin diplomatik nga Ukraina “për të mbrojtur jetën e tyre”, pasi ligjvënësit rusë miratuan...
BRUKSEL- Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian në mënyrë unanime kanë miratuar vendosjen e sanksioneve ndaj zyrtarëve rusë lidhur me veprimet e tyre në Ukrainë,...
KOSOVË- Në mungesë të vendimmarrjes në Kuvendin e Kosovës ka dështuar votimi i Projektligjit për financimin e subjekteve politike. KosovaPress shkruan se k...
BOSNJE&HERCEGOVINË- Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, tha më 22 shkurt se ky shtet duhet të qëndrojë “k...
RUSI- Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dmitry Medvedev i është përgjigjur veprimeve të kancelarit gjerman Olaf Scholz për ndalimin e procesit...
UKRAINË- Ukrainasit janë të shqetësuar pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat ruse në dy rajone separatiste pro-Moskë në Ukrainën lindore pasi ...
RUSI- Presidenti Vladimir Putin i ka kërkuar dhomës së lartë të parlamentit rus që të përdorë forcat e armatosura të vendit jashtë vendit. Russia Today shkruan ...
KIEV – Qytetarë ukrainas janë të vendosur të mbrojnë me jetën e tyre atdheun pasi trupat ruse kanë depërtuar në lindje të vendit mbrëmjen e djeshme. Sot, ...
PRISHTINË – Ministria e Jashtme e Kosovës dënoi hyrjen e trupave ruse djenë mbrëmje në lindje të Ukrainës. Në deklaratën zyrtare, Ministria konfirmon...