LIVE UPDATES
Bota

Deklarata e organizatës së PPE: Gjiknuri i lidhur me krimin e organizuar për blerjen e votave

28 Shkurt 2019, 20:01 Nga DOSJA
Deklarata e organizatës së PPE: Gjiknuri i lidhur me krimin e

Pas kryebashkikakut të Durrësit Vangjush Dako, i cili përflitet për bashkëpunim me njerëz të inkriminuar për blerjen e votave, organizata rinore e Partisë Popullore Evropiane, ka denoncuar lidhjen e ish-ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri.

YEPP, përmes një deklarate akuzon Gjiknurin për bashkëpunim të drejtëpërdrejtë me kriminelët, për të intimiduar dhe kërcënuar qytetarët, që këta të votojnë për Partinë Socialiste.

Organizata e të rinjve të Partisë Popullore Evropiane, duke iu referuar “Zërit të Amerikës”, shkruan:

“Këto regjistrime janë tregues të fortë edhe se Damian Gjiknuri, ish-ministër i infrastrukturës dhe Edi Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë, kanë kontaktuar drejtpërdrejt dhe kanë bashkëpunuar me kriminelë të dënuar, të cilët kanë një ndikim të fortë në komunitetet e tyre përkatëse lokale.

Kjo në mënyrë të pashmangshme ka çuar në intimidimin e mëtejshëm të votuesve, të cilët janë ndeshur me kërcënime në rast se nuk binin dakord”.

Sipas YEPP, “Qytetarët shqiptarë sot po detyrohen të durojnë një regjim që i mohon atyre të drejtat themelore kushtetuese – një regjim që vazhdimisht shtyp dhe minon mediat dhe lirinë e fjalës”.

Të rinjtë e Partisë Popullore Europiane, e mbyllin deklaratën e tyre duke thënë se për të ardhmen e dëshiruar evropiane, Shqipëria duhet të sigurojë urgjentisht zgjedhje të lira dhe të drejta, të cilat garantojnë parimet themelore të një demokracie funksionale.

Deklarata e plotë:

Shqipëria sot po jeton në një kohë të jashtëzakonshme dhe të pashembullt në historinë e saj. Opozita e bashkuar shqiptare vendosi të tërheqë mandatet e deputetëve të saj, për shkak të regjistrimeve të publikuara nga “Zëri i Amerikës”.

Këto regjistrime provuan akuzat që Partia Demokratike kishte bërë për vite me radhë. Ato zbuluan prova konkrete të regjistruara, se kryebashkiaku i Durrësit, qytetit të dytë më të madh shqiptar, Vangjush Dako, bashkëpunoi drejtpërdrejtë gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 me një nga familjet më të fuqishme kriminale në qytet, kjo me qëllim që të siguronte vota për Partinë Socialiste në pushtet.

Këto regjistrime janë tregues të fortë edhe se Damian Gjiknuri, ish-ministër i infrastrukturës dhe Edi Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë, kanë kontaktuar drejtpërdrejt dhe kanë bashkëpunuar me kriminelë të dënuar, të cilët kanë një ndikim të fortë në komunitetet e tyre përkatëse lokale.

Kjo në mënyrë të pashmangshme ka çuar në intimidimin e mëtejshëm të votuesve, të cilët janë ndeshur me kërcënime në rast se nuk binin dakord.

Kryeministri socialist i Shqipërisë i ka mohuar këto fakte dhe e ka etiketuar “Zërin e Amerikës”, një organizatë e njohur mediatike me bazë në Shtetet e Bashkuara, si “kazan”.

Kryeministri ka ndaluar gjithashtu prokurorët të bëjnë hetime të mëtejshme ndaj këtyre politikanëve, ndaj të cilëve nuk ka asnjë hetim të hapur. Kjo përkundër provave të pamohueshme kundër bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.

Shqipëria është anëtare e OSBE-së dhe NATO-s, institucionet ndërkombëtare që kërkojnë një qeveri solide dhe demokratike në shtetet e tyre anëtare, në mënyrë që të mos rrezikojnë demokracinë dhe legjitimitetin e tyre.

Vetë OSBE, pas zgjedhjeve të vitit 2017, konfirmoi se kishte parregullsi të rënda lidhur me kërcënimin e votuesve dhe ryshfetin, duke minuar procesin demokratik të Republikës.

20 për qind e votuesve kanë pranuar se atyre u janë ofruar para në këmbim të votës.

Shqipëria shpreson të hapë bisedimet për pranimin në Bashkimin Evropian në qershor të 2019-ës, megjithatë, përfaqësuesit e Partisë Popullore Evropiane kanë konfirmuar se për fat të keq, kjo nuk ka gjasa të ndodhë, nëse nuk ka ndryshime drastike.

Qytetarët shqiptarë sot po detyrohen të durojnë një regjim që i mohon atyre të drejtat themelore kushtetuese – një regjim që vazhdimisht shtyp dhe minon mediat dhe lirinë e fjalës.

Në këtë sistem politik, lideri dhe aleatët e tij më të ngushtë paraqiten të papërgjegjshëm para ligjit.

YEPP mbështet Shqipërinë dhe po lëshon këtë deklaratë, sepse kjo qeveri duhet të mbajë përgjegjësi për hir të popullit shqiptar, por edhe për hir të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Nevojitet vëzhgimi i kujdesshëm lidhur me sundimin e ligjit, të drejtat e opozitës, si dhe trajtimin e krimit të organizuar. Kjo vërejtje është bërë më parë edhe nga presidenti i EPP-së, Joseph Daul.

Sigurimi i të drejtave të opozitës, zbatimi i ligjit në lidhje me korrupsionin dhe zbatimi i plotë i ligjeve demokratike do të legjitimojë demokracinë e vendit.

Për të ardhmen e dëshiruar evropiane, Shqipëria duhet të sigurojë urgjentisht zgjedhje të lira dhe të drejta, të cilat garantojnë parimet themelore të një demokracie funksionale.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota blerja e votave damian gjiknuri gjiknuri i lidhur me krimin organizata e ppe blerja e votave damian gjiknuri gjiknuri i lidhur me krimin organizata e ppe

Sondazh

Poll
Bota 28 Shkurt 2019, 17:23

Asnjë marrëveshje nga takimi Trump- Kim Jong un

Takimi mes Donald Trump dhe Kim Jong un ka përfunduar pa asnjë marrëveshje. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se takimi ka qenë konstruktiv, po që nuk është arritur ...

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi