LIVE UPDATES
Bota

Deklarata e fortë e infektologut kosovar: Rreth 200 mijë kosovarë janë infektuar me koronavirus

6 Korrik 2020, 19:05 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e infektologut kosovar: Rreth 200 mijë kosovarë

KOSOVË – Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se në Kosovë mund të jenë rreth 200 mijë njerëz që kanë qenë të infektuar me Covid-19.

“Mos të krijojmë panik. 150 pacientë ku prej tyre 50 janë në oksigjenoterapi dhe katër ose pesë të ventiluar nuk është problem i madh për një shtet. As 2000 pacientë nuk janë problem. Duhet ta dimë që në Kosovë janë ndoshta 200 mijë njerëz që e kanë kaluar Covid-19”.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se ka shumë pacientë asimptomatikë që e kanë kaluar koronavirusin ashtu si edhe të tillë që e kanë kaluar atë me një ose dy ditë temperaturë, prandaj edhe, sipas tij, kjo shifër dallon shumë nga shifra zyrtare e personave të infektuar në Kosovë.

“Duhet ta kuptojmë që problemi është shumë më i gjerë sesa që po tentohet të tregohet, sepse nuk po flasim për 2000-3000 raste me Covid-19 dhe as nuk po flasim për 100 ose 1000 raste aktive”.

“Para një muaji kam thënë që në Kosovë janë 100 mijë raste, derisa me rritjen e rasteve tani me siguri që kemi 200 mijë raste sipas një përllogaritje të thjeshtë ku në çdo rast të identifikuar janë së paku edhe 40 të tjerë të paidentifikuar. Edhe masat duhet të jenë konform kësaj – ne duhet ta përgatisim popullin me faktin që virusi ekziston dhe është vrasës, në shumicën e rasteve përcillet në mënyrë asimptomatike. Ata që janë më të rrezikuar duhet të mbrohen më shumë, veprimtaritë ekonomike duhet që mos ta shikojnë vetëm profitin e tyre, por edhe ta mbrojnë popullatën duke respektuar këto masa. Institucionet shëndetësore përgjegjëse duhet të jenë shumë më proaktive”.

Tolaj ka sqaruar se Kosova nuk është duke e kaluar valën e dytë të infektimeve me Covid-19.

“Së pari ta sqarojmë: Kjo nuk është vala e dytë, ky është vazhdimi i valës së parë. Dallimi mes valës së parë dhe valës së dytë duhet të ketë një distancë kohore ku nuk do të ketë asnjë rast dhe ne nuk kemi patur raste të tilla”.

“Në anën tjetër, ne duhet ta dimë një fakt që çfarëdo masash që bëhen ato do ta shtyjnë vetëm problemin dhe nuk do ta zgjidhin, sepse pandemia nuk do të hiqet vetvetiu. E kërkon një cikël kohor në të cilin ose do të infektohen 70 ose 80 për qind e popullatës dhe do të krijohet imunitet dhe më pas do të ndërpritet përcjellja kaq e vrullshme e infeksionit ose do të zbulohet një vaksinë me të cilën do të vaksinohen popullata e gjerë dhe do të kemi një mbrojtje të krijuar në mënyrë artificiale”.

“Kjo mund të zgjasë së paku dy vite dhe pikërisht për këtë arsye vërejtjet e mia kanë qenë për IKSHPK-në edhe autoritetet shtetërore që nuk e kanë informuar opinionin me kohë që po flasim për një problem që është afatgjatë – nuk është çështje dy ose tri javësh, as e një muaji. Duhej që në fillim të përgatitej secili sektor i veprimtarisë ekonomike që do të ketë tkurrje dhe zgjerime të kohëpaskohshme”.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ilir tolaj koronavirusi ne kosove ilir tolaj koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 6 Korrik 2020, 17:58

MAQEDONI E VERIUT– Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka paralajmëruar se Covid-19 do të qëndrojë gjatë duke shtuar se v...

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete