Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Lajmëroi vrasjen e Alibeajt, Braho: E kisha fjalën për linçim (Kush ishte në listë)
11 Janar 2022, 17:29Nga DOSJA
TIRANë – Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho duket se është tërhequr nga deklarata që bëri vetëm një ditë para protestës së dhunshme të 8 janarit, teksa paralajmëroi vrasjen e nënkryetarit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, dhe pse këtij të fundit i përmendi vetëm inicialet.
I ftuar në studion e “Report TV”, Braho sqaroi se kur tha fjalën ‘vrasje’ e kishte pasur me kuptimin që do të kishte goditja pas shpine e linçime. Ai shtoi më tej se në listë bashkë me Alibeajn ka qenë edhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi e Ervin Salianji, por që gjithçka është shmangur falë masave që ishin marrë nga strukturat përgjegjëse.
“Fakti që Alibeaj nuk shkoi ditën e ngjarjes atje tregoi që u tremb dhe kishte vend për tu trembur. Nga burime brenda PD-së, nuk ishte vetëm Alibeaj në listë, ishin edhe 4 të tjerë në listë për tu linçuar. Thashë do ketë një vrasje në formën e goditjes prapa shpine siç ka vepruar që 30 vite Sali Berisha, nuk është gjë e re, është filozofi e Berishës, ballë për ballë asnjëherë. Nuk është aq trim si duket. Ka qenë Bardhi, Salianji, edhe nja dy të tjerë. Rëndësi ka që shyqyr nuk ndodhi kjo është falë edhe masave që morën strukturat përgjegjëse ligjzbatuese. U shmangen një pjesë e tyre. Alibeaj u shoqërua me gardistë,”- u shpreh Braho.
Spartak Braho paralajmëroi në 7 janarse një deputet i Partisë Demokratike me inicialet E.A. rrezikohej të vritej në protestën para selisë blu. Këto iniciale përkonin me emrin e nënkryetarit Enkelejd Alibeaj.
(d.v;f.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI- Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali pasi u kap me lëndë narkotike. Lanazione.it shkruan se 40-vjeçarit shqiptar me inicialet L.L, ...
TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi nuk ka pranuar akuzat që i janë ngarkuar pas arrestimit për pjesëmarrjen në protestën e dhu...
TIRANË– Sherri për trupin e një shtetasi që humbi jetën nga energjia elektrike, ka dërguar në komisariat dhe mandej ka vënë nën hetim punonjësit e nj...
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor në fshatin Bishqem. Mësohet se një makina ka humbur kontrollin në aksin Elbasan-Peqin dhe ësht...
TIRANË– Gjashtë persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri si pasojë e infektimit me Covid-19. Konkretisht, një qytetar nga Durrësi 5...
TIRANË- Pas përjashtimeve dhe paralajmërimeve të shpallura herët në mëngjes, numrat e Partisë Demokratike në Parlament kanë ndryshuar. Nga 59 deputetë që k...
TIRANË– Një tjetër tëmret ka tundur sërish Shqipërinë, pas lëkunjdeve të forta të 9 janarit. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë sërish në Greqi....
DIBËR– Tofik Xhika rezulton i zhdukur prej 16 ditësh, ndërkohë që ende nuk ka asnjë shenjë për trupin e tij. Mëngjesin e ditës së sotme një njësi e p...