Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Databazë armësh? Çuçi e pranon: Nuk e kemi, do të kemi kontroll absolut mbi territorin. S’ka polici paralele, edhe Turqia
28 Qershor 2021, 09:34Nga DOSJA
TIRANE- Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi pohoi se Shqipëria nuk ka një regjistër të armëve pa leje dhe numrit të tyre. I pyetur nga gazetarët, Çuçi ia kaloi përgjegjësinë e përdorimit të armëve, prokurorisë dhe gjykatave, të cilët lirojnë nga burgu persona që lëvizin me armë në brez, gati për përdorim. Ministri mohoi planin për ngritjen e një strukture paralele që të ruajë rendin dhe solli si shembull rastin e Turqisë, ku sipas tij, xhandarmëria u “shkri” për t’ju bashkuar policisë.
PJESË NGA FJALA E ÇUCIT:
Do të ishte utopi të mendonim që shteti shqiptar që trashëgon nga e shkuara shpërndarjen e armëve pa kriter, nuk mund të ketë një databazë të armëve që nuk janë me leje se është absurde. Ajo që bëmë ne dhe e përsërita, është që ne të bëjmë të mundur parandalimin e përdorimit të këtyre armëve. Këto raste që vijnë nga gjyqësori, pengojnë punën e policisë. Prokurroia dhe gjykata e ka parë të arsyeshme të kenë masë lehtësuese. A do të donin shqiptarët më shumë se kurrë sot, siç kanë reaguar edhe për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur, që këta persona duhet të dënoheshin? Prandaj, bëjmë thirrje që ligji të zbatohet me të gjithë forcën për armëmbajtje pa leje.
Përsa i përket policisë, nuk ka një rol konkret, se ende nuk shihet një arsye që të fusim një strukturë ekstra, sepse edhe vendet që e kanë, po e shkrijnë, ju kujtojmë rastin e Turqisë, që e ka përfshirë xhandarmërinë në polici. Kemi marrë besimin e shqiptarëve, padiskutim që edhe në funksion të zbatimit të programit, është e domosdoshme të bëhen ndryshime. Ne do të kontrollojmë me teknologjinë më të avancuar kontrollin e territorit.
DURRËS– Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka reaguar pas situatës së kolapsit me mbeturinat që është krijuar në qytetin e Durr...
VLORË– Kryeministri Edi Rama ka pasur mjaft Kritika për socialistët, të cilat i ka shprehur gjatë mbledhjes së asamblesë së Partisë Socialiste në Vlorë. Fa...
TIRANË-Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, tashmë e ka kthyer në rutinë që çdo fundjave të ‘qetësohet’ duke u shkëputur nga politika e duke...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish për situatën e rendit dhe sigurisë në vend. Basha shkruan në “Twitter” se e keqja ka plasur kudo dhe s...
Dy vjet pas zhvillimit të zgjedhjeve lokale 2019 Gjykata Kushtetuese merr vendim për të kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias.Gjykata Kushtetuese e përligj...
VLORË–Kryeministri Rama paralajmëroi një ristrukturim të punës në Ministrinë e Brendshme pas ngjarjeve të fundit kriminale apo edhe të rendit dhe sigurisë....