LIVE UPDATES
Aktualitet

Data/ Nga ‘testi i analfabetizmit’ tek matura, si do zhvillohen provimet për nxënësit

2 Maj 2022, 17:41 Nga DOSJA
Data/ Nga ‘testi i analfabetizmit’ tek matura, si do zhvillohen

TIRANË- 23 maj është data kur nxënësit e klasave të oesta do t’i nënshtrohen provimit kombëtar, i cili është një test nga ana e Ministrisë së Arsimit për të matur nivelin e analfabetizmit në shkallë vendi. Data u caktua në muajin e kaluar por u bë publike ditën e djeshme në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit. Testi do të zgjasë 1 orë e 30 minuta dhe do të nisë në orën 10:00. Pas përfundimit të testit, nxënësit e këtyre klasave nuk do të zhvillojnë më mësim.

Provimet: 

Dijet e marra në pesë vitet e para në tri lëndët kyçe: Gjuhë Shqipe, Matematikë e Dituri Natyre, nxënësit do t’i tregojnë në testin e ndërthurur që nis në orën 10:00 e përfundon në 11:30. Sipas udhëzimit, nxënësit duhet të paraqiten një orë më përpara në qendrën e caktuar për zhvillimin e testit. Për rezultate gjithëpërfshirëse, do të hartohen teste të veçanta për kategori të caktuara.

Rezultatet e testeve merren pas korrigjimit nga vlerësuesit dhe deri më tani nuk janë bërë publike asnjëherë. Ato shërbejnë më tepër për Ministrinë, në hartimin e politikave arsimore. Duke parë boshllëqet që shfaqin nxënësit në disa tematika të caktuara do të mundësojnë ndryshime në kurrikula, aty ku është e nevojshme.

Matja e rezultateve të të nxënit monitoron cilësinë e arsimit, por edhe atë të vetë shkollës. Informacioni është i organizuar në mënyrë të tillë që mundëson jo vetëm njohjen e arritjeve të nxënësve në nivel DAR/ ZA, por njëkohësisht edhe krahasimin mes tyre. Për ata që duan të punojnë paraprakisht, në faqen zyrtare të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Prauniversitar mund të gjenden modele të gatshme testesh, me të cilat mund të punohet me nxënësit.

Aplikimi në universitet:

Maturantët që nuk kanë aplikuar në kohë me formularët A1/A1Z kanë një mundësi të re për t’u futur në garën që i çon drejt universitetit. Qendra e shërbimeve arsimore hap portalin e maturës shtetërore në fillim të muajit maj, në datat 4,5 dhe 6. Maturantët e rinj e të vjetër mund të plotësojnë formularët respektivë nga ora 08:00-16:00.

Hapi i parë është plotësimi i formularit A1/A1Z në të cilin ruhen të dhënat personale, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me provimet. Formularët A1/A1Z plotësohen fillimisht tek “e-Albania” nëpërmjet këtij shërbimi dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti/kandidati.

Pas plotësimit të formularit bëhet korrigjimi i pasaktësive, sipas një formulari të dërguar në shkollë nga QSHA-ja për këtë qëllim. Për aplikimin me A1/A1Z, përgjigjja merret pasi përfundon procesi me konfirmimin dhe printimin e formularit në shkollë. Deri në fund të procesit, vitet e fundit QSHA-ja hap herë pas here portalin, duke iu dhënë mundësi shumë të rinjve të aplikojnë.

Në formular përcaktohet gjuha e huaj dhe nëse maturanti ka ndërmend të studiojë jashtë, me qëllim nxjerrjen në kohë të diplomës. Nga ana tjetër, përcaktohet edhe lënda e vetme me zgjedhje që ata do të japin në sezonin e provimeve në muajin qershor. Kjo e fundit duhet të jetë në përshtatje me profilin që të rinjtë synojnë të ndjekin më tej. Kështu, këshillohet që përpara se të hedhin këtë hap, të rinjtë të kenë studiuar kriteret për profilet e preferuara.

Provimet e klasës IX, në të njëjtën periudhë me maturën

Ministria e Arsimit ka përcaktuar datat e provimeve për klasën e nëntë apo minimaturën, e cila për të parin vit çuditërisht do të mbahet në të njëjtën periudhë me ato të maturës. Pra, nëse sezoni i maturës zgjat nga 9 deri në 24 qershor, për klasën e nëntë sezoni nis në datën 20 e përfundon deri në 29 qershor. Duke qenë se shkollat 9-vjeçare po ashtu edhe ato të mesme përdoren si ambiente provimi për maturantët, MAS-i është kujdesur që të përfundojë cikli 9-vjeçar dhe po ashtu data të mos përkojë nga një provim me tjetrin.

Këto, jo vetëm në respekt të distancës fizike për shkak të COVID-19, por edhe në kuadër të masave të sigurisë që duhet të zbatohen për të shmangur kopjimet. Nëse gjuha shqipe jepet në datën 20, matematika është paracaktuar tri ditë më vonë, ndërsa gjuha e huaj në 29 qershor. Të rinjtë mund të zgjedhin një nga katër alternativat si gjuhë e huaj: anglisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht. ky është vetëm sesioni i parë. Për ngelësit do të ketë një afat të dytë në vjeshtë. Vetëm me kalimin me sukses të këtyre provimeve, ata mund të regjistrohen në shkollën e mesme

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet provimet e lirimit provimet e matures provimet e lirimit provimet e matures

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Maj 2022, 15:25

Sherr me thika në Itali, plagoset një shqiptar

ITALI– Një punëtor shqiptar është goditur me thikë në bark teksa ishte duke punuar. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Itali, në Mor...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet