LIVE UPDATES
Sport

Daja: “Teuta është “treni i fundit” për të arritur objektivin”

17 Maj 2021, 08:42 Nga DOSJA
Daja: “Teuta është “treni i fundit” për të

TIRANE – Partizani do të udhëtojë drejt Durrësit, ku do të përballet me Teutën kryesuese, në një sfidë vendimtare në garën për titullin kampion, pasi çdo rezultat tjetër përveç fitores së të kuqve, do t’i afronte bregdetarët me trofeun e shumë lakmuar. Këtë e ka të qartë edhe trajneri Ilir Daja, që në konferencën e zakonshme për shtyp pranoi rëndësinë e transfertës në “Niko Dovana” dhe theksoi se Partizani do të luajë gjithçka për gjithçka ndaj Teutës.
Përballen sulmi më i mirë i kampionatit me mbrojtjen më të mirë…
Sigurisht që është një ndeshje ku do të luhet gjithçka për gjithçka dhe nëse duam t’i kemi gjërat në dorën tonë, besoj që është treni i fundit. Kemi një kundërshtar të vështirë sepse luan vendi i parë me të dytin dhe Teuta pozicionohet në këtë kampionat sepse ka ditur të menaxhojë shumë mirë deri në këto javë. Është mbrojta më e mirë, por ne kemi sulmin më të mirë. Sigurisht që loja ka 2 faza dhe duhet mos përballemi vetëm në këtë lloj situate, por duhet të mendojmë edhe për raportet e mbrojtjes, se edhe Teuta ka lojtarë që nëse do i lesh hapësirat e duhura mund të të godasin.
Partizani nuk fiton prej dy sezonesh në Durrës…
Kam dëgjuar që Partizani kishte 7 vite pa fituar me një ekip tjetër, për etikë nuk po e përmend. Besoj që në këtë vit që unë drejtoj bashkë me stafin Partizanin, kemi marrë njësoj pikë të dy ekipet. Që do të thotë që nesër do të luftojmë patjetër për të marrë 3 pikëshin. Ky 3 pikësh të jep edhe një bonus tjetër, sepse me ndeshje direkte pastaj pozicionohemi më mirë se Teuta.
Çfarë duhet të ndryshojë për të fituar nesër?
Fakti që as Teuta nuk na ka mundur asnjëherë, raportet janë 50 me 50. Duhet të jemi të kujdesshëm, ta shtrimë këtë lloj përqendrimi. Duhet të jemi të kujdesshëm, mos të prishim ekuilibrat, Teuta pëson pak gola. Pra duhet të sulmojmë me më shumë forca, duke pasur një mënyrë tjetër të luajturi në Durrës, më qenë së duhet të rriskojmë për të marrë 3 pikësh.
Si është gjendja e skuadrës para kësaj ndeshjeje?
Kemi një problem me një nga lojtarët që ka bërë ekon sot, por ekoja ka dalë e pastër. Sigurisht që ka kontrakturë jo tërheqje të gradës së parë. Vlen të theksohet se të gjithë lojtarët që kanë qenë në fazë përgatitore, asnjëri nuk ka pasur dëmtime, janë dëmtuar vetëm lojtarët që kanë ardhur në janar. Element shumë i rëndësishëm në futboll, është vazhdueshmëria. Duke parë këtë element pozitiv, jemi të kënaqur. Nuk kemi dëmtime, jemi ekipi me gjendjen më të mirë. Sepse mund të mos kesh dëmtime, por të kesh gjendje jo të mirë fizike.
A ka presion për fitoren te Partizani?
Besoj që unë nuk jam këtu për Teutën. Po shikoja kalendarin e ndeshjeve në vazhdim, nuk mendoj që edhe Teutës i leverdis barazimi, sepse mbas ndeshjes tonë, shkon në një transfertë të vështirë në Laç. Mendoj që edhe ata duan ta fitojnë ndeshjen. Ne jemi të detyruar, por në fund fare nuk do të zhbalancohemi. Është më mirë ta menaxhosh një ndeshje kur është barazim apo në avantazh sesa në disavantazh.
Ju shqetëson ngarkesa e madhe te futbollistët?
Edhe ju si individ jeni të ngarkuar, ashtu si çdo njeri në rruzullin tokësor nga ky vit pandemie është i ngarkuar. Situata të tilla ndikojnë edhe te lojtarë, edhe ata njerëz janë. Ndoshta nuk kanë risk për virusin që ka qenë në qarkullim, por kanë njerëzit e tyre të shtëpisë. Ngjeshja e kampionatit ka bërë të vetën, por të gjithë ekipet e kanë ndjerë këtë lodhje fizike, ashtu siç çdo njeri. Them që të gjithë janë në raporte të barabarta. Na gëzon fakti që kemi një gjendje fizike më të mirë, këtë e kemi vërtetuar në pothuajse të gjithë ndeshjet e fundit të fazës së katërt.
A e konfirmoni largimin e Mëllugjës?
E vërteta është që Mëllugja është larguar. Ka qenë shumë korrekt largimi i Mëllugjës, duke parë hapësirat e munguara, jo për faj të Partizanit, apo stafit të Partizanit, por për faj të vetë lojtarit, sepse në periudhën që ka ardhur te ne, kishte shkëputje të stërvitjes. Kanë gjetur dakordësinë dypalëshe dhe në mënyrë shumë korrekte është vendosur të shkëputet bashkëpunimi.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës