LIVE UPDATES
Sport

Daja: “Presionin e ka Tirana, derbi nuk është udhëkryqi i sezonit”!

12 Maj 2021, 14:14 Nga DOSJA
Daja: “Presionin e ka Tirana, derbi nuk është udhëkryqi i

TIRANE – Partizani përballet me Tiranën në derbi dhe në prag të ndeshjes lojtarët kanë refuzuar të stërviten, për shkak të pagave. Sigurisht trajneri Daja është pyetur edhe për këtë pjesë, por më së shumti ka folur në lidhje me derbin dhe tema të tjera në lidhje me garën.

Barazimi me Skënderbeun? “Mendova se do ishte një pyetje tjetër, pasi sa herë që luajmë me ekipet e para në renditje, na thonë që kemi dalë barazim. Pyetje me vend, pasi ndeshjet vijën me dinamike. Kemi humbur dy pikë në Korçë, por e pamë të gjithë që loja ishte në gjysmëfushën kundërshtare. Futbolli i ka këto dhe nuk ka ndonjë ndikim të madh, pas edhe nëse fitonim nuk do kishte ndonjë shkëputje në krye. Kishim shkuar vetëm për të fituar, por nuk ka lënë gjurmë. Edhe nëse do kishim një rezultat negativ, derbi është një ndeshje e veçantë, më e rëndësishmja e kampionatit. Jemi mirë psikologjikisht, pasi kemi në anën tonë lojën dhe do vazhdojmë kështu edhe ndeshjet e fundit”.

Derbi? “Sigurisht ka një bonus psikologjik fitorja në derbi dhe presioni është më i madh te kundërshtari, sepse kemi fituar 2 herë dhe kemi barazuar 1 herë. Derbi nuk lidhet me njëri-tjetrin, por presioni mund të jetë më i madh te Tirana. Pritshmëritë do jenë të mëdha. Rivaliteti është maksimal, pasi veçse është derbi luhet në javët e fundit dhe me rivalitet maksimal. Jemi më lart se kundërshtari në përballje direkte, por nëse duam ta vazhdojmë këtë lloj ecurie, duhet të motivohemi njësoj si në derbit e tjerë, ose të menaxhojmë motivimin që të mos ndikojë në lojë”.

Vijimi i sezonit? “Nuk e besoj se është udhëkryq, është një bonus i madh marrja e tre pikëshit në derbi. Nëse shikojmë përballjet që kemi ne, edhe rivalët e tjerë kanë përballje direkte. Çdo fitore të jep entuziazëm, por besoj që nuk do jetë vendimtar vetëm ky 3 pikësh. Çdo ndeshje do e kemi njësoj si derbi. Nëse marrim 3 pikët tona, nuk varemi se çfarë bëjnë kundërshtarët”.

Ruajtja e kreut? “Ky kampionat ka qenë i paparashikueshëm, për vonesën, pandeminë. Në fund të fundit lojtarët janë gjithashtu njerëz dhe i ndjejnë situatat. U ka ndodhur edhe skuadrave të tjera. Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, por ka ndikuar në të gjithë botën. Në këtë situatë ndikon edhe mungesa e tifozëve. Nëse do kishin lojtarët mbështetjen e tifozëve, lojtarët do ishin më të motivuar dhe do të ishin çdo ndeshje njëlloj. Një motiv i madh është suporti i tifozëve”.

Presioni te Partizani? “Tirana është ekipi kampion në fuqi dhe e ka nisur si pretendente, pritshmëria ka qenë e madhe. Me problemet që patëm në fillim, brenda vetës kërkonim çdo herë maksimumin pasi jemi pjesë e një klubi si Partizani, ku objektivat dihen që janë të mëdha. Kemi ndryshuar krahët me Tiranën me atë që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe, por mendoj se presioni nuk është më i madh te ne. Derbi ka presionin e vet, nga psikologjike e ka të lehtë motivimin e lojtarëve, por të vështirë menaxhimin e dozës emocionale, pasi në fund logjika duhet të jetë mbi emocionin. Në këtë prizëm kemi punuar me lojtarët, pasi dihet që ata janë në maksimumin e motivimit në një derbi”.

Çelësi’ i fitores? “Loja kolektive është ajo që e zgjidh dhe ne e kemi bërë praktikisht, nga e thëna. Ekipi që bën më shumë lojë kolektive ka më shumë shanse ta fitojë derbin. Ne e kemi konsoliduar në njëfarë forme dhe shpresoj të jemi ne fituesit”.

Vonesa në stërvitje? “Seanca e djeshme stërvitore u vonua për shkak të anës teknik-taktike, pasi duhet diskutuar edhe me video. Kjo ishte një arsye pse e nisëm pak me vonesë. Për pjesën tjetër nuk është asgjë alarmante, për këtë pjesë mund të përgjigjet më mirë drejtori, pasi unë kam drejtimin teknik të skuadrës”. 

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport derbi ndaj tiranes ilir daja skendederbeu trajneri i partizanit derbi ndaj tiranes ilir daja skendederbeu trajneri i partizanit

Sondazh

Poll
Sport 12 Maj 2021, 09:22

Sot e gjithë Europa në fushën e blertë

ANGLI – Sezoni futbollistik në të gjitha kampionatet po shkojnë drejt fundit të tij kalendarik dhe në kërkim të fituesve të trofeve të fundit të mbetur en...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet