LIVE UPDATES
Sport

Daja: “Partizani, sikur në fushë të jenë edhe me U-19, futet për ta fituar ndeshjen”

12 Dhjetor 2020, 11:50 Nga DOSJA
Daja: “Partizani, sikur në fushë të jenë edhe me U-19,

TIRANE – Partizani, nesër në orën 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës luan ndaj kryesuesve të Vllaznisë. Si zakonisht, një ditë para çdo takimi, ka dalë në konferencë për shtyp trajneri i të kuqve, Ilir Daja, i cili ka folur për gjendjen e skuadrës së tij. Ai gjithashtu, ka deklaruar se Vllaznia duhet respektuar dhe nuk duhet përjashtuar nga skuadrat që luftojnë për titullin.

Dy barazime? “Është ndeshja e dytë që nuk shënojmë gol dhe nuk pësojmë gjithashtu. Janë dy ndeshje që nëse i referohemi kampionatit të vjetshëm, janë ndaj Tiranës dhe Durrësit (Teutës), njëra fituese e kampionatit, tjetra e Kupës. Gjithsesi do të thoja se është ndjerë edhe lodhja fizike, që e kemi parë sepse kemi kontingjent të limituar. Nuk dua ta përdor më këtë shprehje, por që nga java në javë do shohim që do kemi edhe mungesa, siç mund të kemi edhe nesër në ndeshjen me Vllazninë. Prandaj e kemi pasur të vështirë të shkojmë te goli, sepse nuk kemi qenë të freskët për t’i dhënë shpejtësi manovrës sulmuese”.

Vllaznia? “Nuk është opionin i drejtë, që Vllaznia nënvlerësohet si pretendent për titull. Deri tani Vllaznia ka bërë kampionat shumë të mire, si në marrjen e pikëve edhe në lojë. Kanë kontingjent thuajse të dubluar. Kanë entuziazëm dhe e shprehin këtë edhe në fushë, kështu që Vllaznia meriton vendin e pare, sepse përveç golave e pikëve kanë luajtur edhe bukur. Duhet marrë seriozisht, pavarësisht se ka pasur ndonjë luhatje të vogël edhe prej faktit se luan futboll të hapur. E kishte këtë luhatje ndaj Kukësit, por duhet marrë shumë seriozisht”.

Për fitore? “Partizani është ekip, që edhe sikur të jenë në fushë me U-19 futet në lojë për ta fituar ndeshjen. Pastaj klubi ka nivelin të pranojë çdo rezultat që prodhon fusha. Shkojmë për tre pikët. Nëse do zgjidhja mes humbjes dhe barazimit, më mirë do ishte barazimi, por në start futemi për fitore, sepse nëse futemi për barazim është e vështirë ta arrish edhe këtë rezultat”.

Ndeshja? “Po t’i referohemi këtyre dy ndeshjeve të fundit, ne kemi pasur situatat tona përballë këtij kundërshtari, ashtu siç mund të kishim fituar edhe mund të kishim humbur. Kemi mundësinë të shkojmë para dhe do e tentojmë me gjithë fuqinë. Pas Vllaznisë ka një pushim 5-6 ditor, që neve na duket shumë i gjatë prej intensitetit të lartë të ndeshjeve. Besoj se në këtë ndeshje nuk duhet të kursehemi, sepse kemi kohë për ndeshjen e ardhshme. E vlerësojmë drejt Vllazninë dhe shkojmë në Shkodër, duke ndryshuar disi strategjinë dhe manovrën dhe të marrim më të mirën me grupin dhe kondicionin që kemi”.

Mungesa e merkatos? “Nuk jemi në raport të drejtë me kundërshtarët. Vëmendja jonë është në ekipin e parë, por edhe ekipi B dhe U-19 kanë mangësi lojtarësh dhe ne po e përballojmë kampionatin me limite. Rëndimi i terreneve dhe mungesat do e rëndojnë më shumë situatën dhe shpresoj që dëmi të jetë sa më i vogël”.

Formacioni? “Do ndryshoj formacionin jo prej ngarkesave, por sepse disa lojtarë dje dhe pardje kanë bërë stërvitje të diferencuar. Nuk do rrezikojmë me asnjërin. Lojtarë si Asani dhe ndonjë tjetër, duhet të jenë në kushtet optimale për të ndihmuar ekipin dhe shmangur dëmtimet”.

Mbrojtja më e mirë? “E di këtë fakt, por unë në filozofinë time pëlqej lojën sulmuese. Dhe në ekipet e mëparshme që kam pasur, kemi qenë mbrojtja më e mire, sepse kemi mbajtur dhe qarkulluar topin mirë dhe kemi qenë agresivë në tranzicion. Kështu mbrojtja më e mirë është sulmi dhe këtë filozofi e kam edhe unë”.

Gjyqi në CAS? “Në klubin tonë i ndajmë punët. Jemi të interesuar sepse në bazë të vendimit të gjyqit mund të kemi ndryshime në merkaton e janarit. Por që ka departament juridik klubi që po merret intensivisht. Kanë pajtuar edhe një zyrë avokatie të huaj për këtë çështje dhe shpresoj të vijë vendim i drejtë, sepse nuk shoh gabime nga ana e klubit. Besoj janë marrë seriozisht të gjithë për të bërë të mundur që në fund gjyqi të jetë në favorin tonë”, përfundoi Daja.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani stadiumin loro borici trajneri ilir daja vllaznia partizani stadiumin loro borici trajneri ilir daja vllaznia

Sondazh

Poll
Sport 11 Dhjetor 2020, 19:17

Makina e Kimi Raikonen mbulohet nga flakët

ABU DHABI – Një tjetër makinë nën flakë në Formulën 1. Bëhet fjalër për atë të pilotit finlandez Kimi Raikonen, në sesionin e dytë të provave të lira në Abu Dha...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës