LIVE UPDATES
Bota

COVID-19/ Rusia pezullon eksportin e grurit, pritet rritje e çmimit të gjithë produkteve të drithit edhe në Europë

4 Maj 2020, 06:51 Nga DOSJA

Rusi-Rusia, prej disa vitesh eksportuesja më e madhe e grurit në botë, e ka pezulluar furnizimin e tregut botëror me grurë. Ndalimi i eksporteve erdhi me paralajmërim. Qysh në fund të muajit mars, Moska vendosi që për muajt prill-qershor ta kufizonte në shtatë milionë tonë eksportin e grurit, thekrës, elbit dhe misrit, në shtetet jashtë Bashkimit Ekonomik të Euroazisë, ku bëjnë pjesë gjithsej pesë vende post-sovjetike.

Kjo kuotë shteri qysh në fund të prillit. Por duke pasur parasysh rritjen e çmimeve të grurit në tregun botëror si edhe dobësimin e rublës, shitja e drithërave jashtë shtetit është veçanërisht e leverdishme për kompanitë ruse. Kjo ishte  edhe arsyeja se përse qeveria e pezulloi eksportin: për të mbrojtur tregun vendas nga rritja e çmimit të bukës dhe ngushtimi i  ofertës në treg.

Të ardhurat po pakësohen me shpejtësi 

Një ndërhyrje e tillë e shtetit në treg, nga perspektiva e brendshme,  është e kuptueshme në kohëra pasigurie, siç është pandemia e koronës. Disa javë më parë, edhe disa vende aziatike si Vietnami dhe Kina, vepruan ngjashëm dhe e kufizuan eksportin e orizit.

Por për ekonominë ruse dhe buxhetin e shtetit, kjo ngrirje e eksportit nënkupton një humbje të mëtejshme të të ardhurave në valutë të huaj, për të cilën vendi ka mjaft nevojë. Kompanitë dhe konsumatorët rusë janë shumë të varur nga importi i një morie mallrash. Ndërsa eksportet bazohen vetëm në tri shtylla: lënda e parë, armët dhe drithërat.

Russische Zentralbank Moskau (imago)Banka Qendrore e Rusisë llogarit se të ardhurat nga eksporti do të ulen me 40 përqind.

Çmimi i naftës ka rënë në përmasa  katastrofale. Çmimi i gazit po ashtu. Në kohërat e COVID-19, nuk ka ndonjë kërkesë të madhe për tanke dhe raketa. Dhe tani Rusisë i duhet të heqë dorë edhe nga të ardhurat e grurit.

Banka Qendrore e Rusisë llogarit se të ardhurat nga eksporti do të ulen me 40 përqind nga 419 miliardë dollarë në vitin 2019, në 250 miliardë në vitin 2020, dhe do të qëndrojnë nën nivelin e 2019-ës deri në vitin 2022. Do të jetë edhe  më keq për vendin, nëse çmimet e naftës do të zbresin nën nivelin e parashikuar dhe Moskës do t‘i duhej ta zgjaste me muaj të tërë ndalimin e eksportit të grurit.

Ndryshimi i klimës mund të shkaktojë një thatësirë në vitin 2020. Sidoqoftë, kjo është mjaft e mundur, sepse meteorologët tashmë paralajmërojnë se viti 2020 mund të jetë një nga pesë vitet më të ngrohta që nga fillimi i regjistrave të motit apo edhe më i nxehti. Në vendet ku rriten shumë drithërat, ku hyn edhe Gjermania, tokat tashmë janë shumë të thata. Hambari i drithit të Rusisë, jugu evropian i saj, ankohet prej kohësh për mungesë reshjesh.

Pra, nëse ndryshimet klimatike do të sjellin thatësira dhe korrje të dobëta të grurit në vitin e krizës së Koronës, Moska ka shumë të ngjarë që ta mbajë ende të ngrirë eksportin. Hera e fundit, kur Rusia ndali eksportin e drithërave zgjati plot dhjetë muaj e gjysmë: nga 15 gushti 2010 deri më 30 qershor 2011. Nëse do të kemi një situatë të ngjashme tani,  kjo nuk do të ndikojë vetëm ttebuxheti dhe këmbimi valutor.

Kriza urie në vendet e varfra

Një mungesë e gjatë e furnizuesit më të madh të drithit do të çonte padyshim në mungesë të furnizimit me ushqim në tregun botëror. Sidomos nëse edhe prodhuesit e tjerë të produkteve bujqësore do ta pezullonin eksportimin. Për vendet më të pasura të goditura nga recesioni i koronës, kjo do të sillte një rritje të kostos së jetesës. Por për vendet më të varfra dhe shumë të varfra, pasoja do të ishte krizë urie. Ajo uri që, siç paralajmëron OKB-ja mund të marrë ndoshta  “përmasa biblike” në rrethanat e një pandemie.

Gurkov Andrey Kommentarbild AppAndrej Gurkov

Por uria është gjithmonë një bombë në shoqëri. Shumica dërrmuese e ekspertëve, mendojnë se embargoja ruse e grurit, në vitin 2010 ishte ajo që e mbushi përfundimisht kupën e pakënaqësisë në vendet e Lindjes dhe çoi në të gjitha kryengritjet dhe revolucionet që u quajtën më vonë “Pranvera Arabe”.

Këto tronditje patën pasoja të shumta serioze: për Evropën, ndër të tjera, një krizë të paparë refugjatësh, Rusia vetë mori pjesë në dy luftëra – zyrtarisht në Siri dhe jozyrtarisht në Libi.

Shpresë për korrje të mira

Embargoja aktuale e përkohshme e Rusisë për grurin duhet të kuptohet si një sinjal paralajmërues.

Fatkeqësisht, asgjë nuk mund të ndryshojmë, por, së paku, duhet të jemi të vetëdijshëm për pasojat e mundshme të saj. Dhe sigurisht, të shpresojmë se Rusia do të ketë një korrje të mrekullueshme këtë vit dhe se së shpejti do të rikthehet në tregun botëror si furnizuesja kryesore me grurë. Ky do të ishte skenari më i mirë për të gjithë.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota eksporti i drithrave embargoja e rusisë eksporti i drithrave embargoja e rusisë

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës