LIVE UPDATES
Bota

COVID-19: OBSH garon për të zhvilluar certifikatat e vaksinimit që mund të përdoren në mbarë botën

30 Janar 2021, 10:03 Nga DOSJA
COVID-19: OBSH garon për të zhvilluar certifikatat e vaksinimit

GJENEVË– Kur Integrity Mchechesi vizitoi një terminal autobusi në kryeqytetin e Zimbabves, Harare, dëgjoi njerëz që thërrisnin, duke pyetur nëse dikush kishte nevojë për një certifikatë negative të testit për COVID-19.

Certifikata të tilla false të COVID-19 mund të blihen për më pak se 10 dollarë (8.20 Euro). “Afërsisht 50 dollarë më pak se një test aktual COVID në Harare”, – tha Mchechesi, mjek dhe bashkëthemelues i Vaxiglobal, një sipërmarrje e re në teknologjinë shëndetësore në Zimbabve  e përqendruar në verifikimin e imunizimit.

Kur vaksina të nisë të shpërndahet në Zimbabve, Mchechesi shqetësohet se certifikatat e falsifikuara të vaksinimit do të shfaqen gjithashtu në treg.

Zimbabve është një nga vendet që punojnë për gjetjen e zgjidhjeve dixhitale për të verifikuar se kush është vaksinuar. Vende si Danimarka, Spanja dhe Greqia kanë mbështetur idenë e pasaportave të vaksinimit COVID-19 dhe OBSH-ja po punon për një certifikatë dixhitale ndërkombëtare të vaksinimit që do të krijojë një sistem me standarde për vendet që do të aderojnë në të.

”Në terminalet e autobusëve në Harare, Mchechesi po kërkonte për certifikata të falsifikuara të vaksinimit. Në një studim të certifikatave të vaksinimit të etheve të verdha, Vaxiglobal zbuloi se më shumë se 80% e atyre që përdoreshin në disa terminale autobusësh në Harare ishin të falsifikuara. Është vërtet shqetësuese,” tha Mchechesi. “Ato shiten lirshëm.”

E gjithë vëmendja tek COVID-19

Tani Vaxiglobal e ka zhvendosur vëmendjen në verifikimin e certifikatave të testeve të COVID-19. Organizata po bashkëpunon me ministrinë e Shëndetësisë në Zimbabve për të dixhitalizuar rezultatet e testeve të COVID-19, me qëllim që të luftojë shitjen e certifikatave të falsifikuara.

Punonjësit e shëndetësisë fusin rezultatet e testeve PCR në një bazë të decentralizuar të dhënash në platformën e Vaxiglobal. Kur ata ngarkojnë rezultatet, gjenerohet një kod unik QR për secilin rezultat dhe i bashkëngjitet një certifikate që mund të shtypet ose ruhet në aplikacionin e Vaxiglobal. Autoritetet kufitare mund ta verifikojnë menjëherë certifikatën.

“Imagjinoni: dikush që në të vërtetë mund të jetë pozitiv dhe nuk testohet, por thjesht blen atë certifikatë false dhe zyrtarët e kufirit e marrin të mirëqenë faktin se ai është negativ. Kështu po tranmetohen rastet ndërkombëtarisht, “– tha Mchechesi.

Numri i certifikatave të rreme të testeve COVID-19 nuk ka qenë aq i lartë, sepse ekziston një rregullore dhe qytetarët shqetësohen për shëndetin e tyre, por certifikatat false janë ende në treg, tha Mchechesi. “Ju mund ta imagjinoni sa tundohen njerëzit për të blerë një certifikatë me çmim aq të lirë”.

Mchechesi tha se një test PCR në Zimbabve kushton midis 45 dhe 60 dollarë, një vend ku 34% e popullsisë jetonte nën kufirin e varfërisë ekstreme prej 1.90 dollarë në ditë në 2019, sipas Bankës Botërore. Zimbabve nuk ka filluar ende të shpërndajë vaksinat e COVID-19. Kur kjo të ndodhë, Vaxiglobal planifikon të zbatojë të njëjtën teknologji për të verifikuar certifikatat e vaksinimit.

Certifikatat e vaksinimit, konform standardeve

Aktualisht, ethet e verdha janë e vetmja sëmundje e specifikuar në Rregulloren Ndërkombëtare të  Shëndetit (IHR) të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilat kërkojnë certifikata të vaksinimit për të hyrë në disa shtete. Certifikata e vaksinimit të etheve të verdha është gjithashtu prova e vetme e vaksinimit, e certifikuar sipas IHR-së.

Por, “është thjesht një letër, e lehtë për t’u falsifikuar. Çdokush mund ta prodhojë atë certifikatë e të thotë: Jam vaksinuar”,– tha për DW Bernardo Mariano, drejtori i OBSH-së për Inovacionin Shëndetësor Dixhital. “Ne e dimë që sa herë që vendoset një lloj rregulli ose rregullore, disa njerëz do të përpiqen ta thyejnë atë, të krijojnë informacion të rremë – ose një certifikatë vaksinimi.”

Rregullorja Ndërkombëtare e Shëndetit siguron një kornizë ligjore që përcakton të drejtat dhe detyrimet e shteteve gjatë trajtimit të krizave dhe emergjencave të shëndetit publik, që kanë potencial të kalojnë kufijtë.

OBSH e hapur për bashkëpunim

Që një certifikatë vaksinimi COVID-19 të bëhet e detyrueshme për udhëtime në të gjithë botën, do të duhet të jetë pjesë e IHR-së dhe ky proces do të zgjasë shumë, tha Mariano. Por ka rrugë të tjera.

Një nismë e tillë është CommonPass, një sistem dixhital për verifikimin e testeve COVID-19 dhe certifikatave të vaksinimit. Disa kompani ajrore tashmë kanë shpërndarë aplikacionin tek udhëtarët. Një sërë organizatash iu drejtuan OBSH-së me zgjidhjet e tyre individuale dhe roli i OBSH-së është të vendosë standardin për certifikatat, tha Mariano për DW.

Ai e krahasoi vizionin e OBSH-së me përdorimin e kartave bankare me logon e Visa-s në to. Kartat i përkasin bankave të ndryshm,e por ato funksionojnë duke përdorur sistemin e pagesave të Visa-s. Nëse gjithçka shkon sipas planit, OBSH-ja do të ketë zhvilluar dhe përcaktuar standardet e certifikatës së vaksinimit dhe do të adresojë çështjet e privatësisë së të dhënave deri në fund të marsit, me qëllim që gjithçka të jetë gati deri në fillimin e muajit prill.

Debate rreth vaksinave për udhëtime

Në një letër drejtuar Komisionit Europian në 12 janar të këtij viti, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis sugjeroi krijimin e një certifikate të përbashkët europiane për njerëzit e vaksinuar për COVID-19. Vaksinimi nuk do të ishte i detyrueshëm ose parakusht për udhëtime, por njerëzit që janë vaksinuar duhet të jenë të lirë të udhëtojnë.

Më 15 Janar të po këtij viti, Komiteti i Emergjencave i OBSH-së rekomandoi që shtetet të mos kërkonin certifikata vaksinimi nga udhëtarët, deri në të pasurit e evidencave më të sakta mbi vaksinat.

Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC), i cili kundërshton kërkesat e vaksinimit për udhëtime, tha që kërkimi i certifikatave do të vonojë ringjalljen e një sektori udhëtimi dhe turizmi, tashmë në krizë.

Gloria Guevara, presidente e këtij Këshilli, i tha DW se për shkak se do të duhet një kohë e konsiderueshme për të vaksinuar popullatën botërore, shumë njerëz do të diskriminoheshin pasi mund të dëshironin të vaksinoheshin por s’do të kishin mundësi, “veçanërisht ata në vendet më pak të zhvilluara, ose grupmoshat më pak vulnerabël “. WTTC përkundrazi mbështet testimin para nisjes dhe testin sapo mbërrin në destinacion.

Marrë nga DW.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota obsh obsh

Sondazh

Poll
Bota 29 Janar 2021, 22:03

SHBA– Kompania farmaceutike Johnson & Johnson bëri të ditur sot se vaksina e saj, e cila merret me një dozë të vetme, ishte 72% efektive në parandalimin e C...

Bota 30 Janar 2021, 06:43

Serbët e Kosovës, për vaksinë në Serbi

SERBI- Luba Maksimoviq nga komuna e Graçanicës afër Prishtinës është një nga rreth 300 njerëzit nga Kosova që u vaksinuan kundër koronavirusit në 29 jana...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet