Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shqipëri-Sipërmarrja private në Shqipëri po bëhet gati të rifillojë aktivitetin e saj ekonomik dhe tregtar, e goditur rëndë nga bllokimi dymujor prej pandemisë corona. Pandemia është nën kontroll sipas autoriteteve shëndetësore, por numri i rasteve të reja luhatet duke arritur edhe shifra të larta. Autoritetet e shëndetësisë thanë të premten( 15.05) se janë shfaqur 18 raste të reja në 24 orët e fundit. Gjithsesi, optimizmin e ushqen numri i pandryshuar i viktimave që prej dy javësh, ai mbetur 31.
Ka një situatë lehtësimi relativ që tronditet nga paralajmërimet publike për mundësinë e një vale të dytë vërshimi të infektimit me virusin corona dhe kërkesa për të respektuar rregullat e distancimit social dhe vendosjes së maskave gjatë daljes nga banesat në rrugë dhe hyrjes në supermarket, farmaci dhe banka.
Albanien Tirana – Prof. Pipero und Team im Krankenhaus (Privat)
Prof. Pipero me ekipin e tij
Prof. Pëllumb Pipero, mjeku i njohur infeksionist, tha për DW se vala e dytë mund të ndodhë pas disa muajsh. “Vala e dytë e epidemisë nuk përjashtohet. Ajo mund të ndodhë në fund të vjeshtës ose në fillim të këtij dimri. COVID-19 është një nga virusët respiratorë, që në përgjithësi kanë sezonalitet,” thotë për DW, Dr. Pipero.
Në këto kushte e vetmja rrugë për të mos u kthyer përsëri tek mbyllja e sektorit privat është rimodelimi i bizneseve, ngritja e kapaciteteve të tyre për të mos ndërprerë punën dhe njëherazi shmangur infektimin me virusin corona në muajt e verës dhe gjatë valës së dytë potenciale.
150 milion euro për rimodelim anti-COVID-19
Me këtë synim qeveria Rama mori të enjten vendimin për t’u dhënë bizneseve Garancinë e dytë Sovrane prej 150 milionë dollarësh. Garancia e parë Sovrane, prej 100 milionë dollarësh, iu dha para dy muajve bizneseve të mëdha që të paguanin pagat e punonjësve të tyre, mos shkurtonin vendet e punës përmes marrjes së kredive në banka me normë interesi 2, 85% me shtetin garant për kolateralin.
Albanien Tirana | Skanderbeg-Platz (DW/A. Ruci)
Garancia Sovrane e tanishme ka hapësira dhe kushte të tjera. Prej tij përfitojnë të gjitha llojet e bizneseve që nga më i vogli deri tek më i madhi, që kërkojnë të rimodelohen për t’u përballur pa u mbyllur me një valë të re potenciale të virusit corona. Ministrja e Financave, Anila Denaj, e cilësoi Garancinë e dytë Sovrane si “oksigjen në kohë pandemie”. “Ky instrument është në dispozicion për gjithë sipërmarjen private, në të gjitha sektorët e ekonomisë. Ai synon të jetë burim për kreditimin e kompanive për kapital qarkullues dhe investime për kapërcimin e efekteve të pandemisë corona. Shteti kontribuon me 60% të interesit banker të kredive, kurse 40% vetë bizneset”, tha ministrja Denaj, në një prononcim për mediat.
Bizneset mund të aplikojnë që nga e hëna, (18.05) për të marrë kredi në bazë të Garancisë Sovrane prej 150 milionë dollarësh. Bizneset në sektorin e turizmit, i prekuri më rëndë nga epidemia COVID-19 pritet të përfitojnë nga ky instrument financiar për të investuar në rimodelimin e infrastrukturës turistike me kërkesat e distancimit social dhe rikuperuar sa të jetë e mundur më shumë, humbjet e mëdha.
Turizmi i shkakton Shqipërisë rënien ekonomike më të thellë në rajon
Bllokimi, kufizimi i lëvizjes së njerëzve ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e shumë bizneseve në sektorin e turizmit me një efekt domino në ekonominë e Shqipërisë. Në një raport të publikuar këto ditë, nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ( BERZH) parashikohet që Shqipëria do të ketë këtë vit një rritje të dobët ekonomike, e cila pritet të zbresë në minus 9 % të Prodhimit të Brendshëm Brutto,( GDP) , me një rënie që konsiderohet më e madhja në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Selami Xhepa (DW/R. Elezi)
Prof. Selami Xhepa
Ky parashikim mbështetet tek varësia e lartë e ekonomisë së Shqipërisë nga sektori i turizmit. Guvernatori i Bankës së Shqipëriosë , Gent Sejko, e quan rënien ekonomike të Shqipërisë gjatë këtij viti, ”në përmasa që nuk janë shfaqur gjatë dy dekadave të fundit”.
Rënia ekonomike do të sjellë shkurtim të vendeve të punës, rënie të të ardhurave, vështirësi financiare për bizneset dhe familjet në Shqipëri. Eksperti i Ekonomisë, Prof. Selami Xhepa, mendon se në raport me pasojat e rënda në ekonomi mbështetja e deritanishme financiare e qeverisë ndaj bizneseve është e pamjaftueshme. “Programi i lehtësive për sipërmarrjen private duhet të jetë i fuqishëm, me kredi pa interesa për dy vjet, që sipërmarrja private të ristartojë aktivitetin dhe të ecë drejt normalizimit”, theksoi Prof. Selami Xhepa për DW.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MAT- Dosja.al sjell pamjet ekskluzive nga lumi Mat, në shtratin e të cilit, kompania “Salillari” po kryen punime pa kriter. Kamionët dhe ekskavatorë...
Tiranë– “Rama“i bën” të gjitha sepse qeveris në Shqipëri”. Kështu shprehet ndër të tjera në një shkrim të fundit për shembjen e Teatrit Kombë...
TIRANË – Ditën e djeshme në rrejtet sociale u bë virale videoja e një adoleshenti i cili u dhunua barbarisht nga policia pranë liqenit Artificial në Tiranë...
Vlorë- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e Jetnor Xhaferri në Vlorë, ngjarje kjo që ndodhi ditën e djeshme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mjeti tip T...
TIRANË– Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit në Partinë Demokratike, i ka bërë një sfidë kryeministrit Edi Rama, dhe dy min...
Durrës- Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 8 raste të reja me COVID-19 në Durrës. Burime për Dosja.al bë...
Tiranë- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe 46 persona të tjerë janë ndëshkuar me gjobë dhe u është hequr patenta,...
TIRANË -Aktorja e njohur Enerjeta Jani ka reaguar në lidhje me përfshirjen e saj në listën e personave që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një ...
TIRANE– Gazetari i Abc News, Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e ditëve të fundit me policinë e shtetit. Jo më larg se dje disa efektivë dhunuan një adoleshen...
Durrës- Gazetarja Klodiana Haxhiaj ka deklaruar se pranë pallatit të saj në Durrës ka mbërritur Policia Bashkiake dhe u kërkon banorëve që të dalin nga shtëpitë...