Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA– Drejtori i Institutit amerikan të Shëndetit Kombëtar Francis Collins tha të enjten se personat që hezitojnë të marrin vaksinat kundër COVID-19 mund të kontribuojnë në zgjatjen e pandemisë.
Në një intervistë për rrjetin televiziv “Fox News” , Collins tha se ai nuk është i shqetësuar lidhur me furnizimet me vaksina. Ai shtoi se është më i shqetësuar “rreth hezitimit që ekziston ende tek shumë grupe” që siç tha ai, do ta bëjnë më të vështirë arritjen e imunitetit të turmës.
“Kjo në thelb mund të bëjë që kjo pandemi të zgjasë më shumë sesa duhet“, tha ai.
Më herët të enjten Presidenti Joe Biden njoftoi se administrata e tij ka vendosur një objektiv të ri atë të injektimit të 200 milionë dozave deri në fund të 100 ditëve të para të tij në detyrë, dyfishi i objektivit që u vendos fillimisht.
Zoti Collins tha se zyrtarët e shëndetësisë nuk e dinë se sa është përqindja e popullsisë që është infektuar me COVID-19 dhe inkurajoi amerikanët që janë prekur nga sëmundja që të vaksinohen.
“Të qenit i infektuar me COVID-19 nuk siguron aq imunitet sa vaksina për të shmangur infektimin për herë të dytë“, tha ai.
Ashtu siç kanë bërë zyrtarë të tjerë të shëndetit publik, zoti Collins paralajmëroi se ishte shumë shpejt për të shpallur fitoren kundër pandemisë së koronavirusit, duke përmendur ringjalljet në disa vende evropiane të shkaktuara nga variantet e virusit.
“Ndërsa vaksinojmë vendin ne duhet të vazhdojmë t’i përmbahemi masave të shëndetit publik për të kufizuar transmetimin e këtyre varianteve shumë ngjitëse dhe më pas në verë, mund të fillojmë t’i hedhim këto pas“, tha ai. “Por kjo kohë nuk ka ardhur ende“.
Marrë nga VOA
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Në samitin virtual të BE-së (25.03) u ra dakord që deri në verë në BE të ketë një certifikatë të njësuar për vaksinimin. Kancelarja gjermane e mbështeti vendimi...
Mbi 60 grupe të të drejtave të njeriut argumentojnë se ligji i Bashkimit Europian mbi përmbajtjet terroriste që pritet të votohet brenda një muaji, vë në rrezik...
ALABAMA– Të paktën pesë njerëz jane vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur pasi një varg tornadosh ( shtatë tornado ) vdekjeprurëse ‘çanë...
EVROPË-Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në samitin e mbajtur ditën e djeshme, për diskutimin mbi vaksinat, ka thënë se dërgesat e p...
BOTË-Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 126 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 2,767,702 njerëz dhe janë s...
GJERMANI– Ministria gjermane e Shëndetësisë njoftoi të enjten (25.03) se personave që fluturojnë në Gjermani do t’u kërkohet t’i nënshtrohen t...
FRANCË– Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka deklaruar se vendi dhe Bashkimi Evropian do të mbështesin Greqinë.Sipas mediave të huaja, ai ka thën...
BRUKSEL– Presidenti amerikan, Joe Biden dhe udhëheqësit e 27 qeveritë u vunë ballë për ballë, për herë të parë, si pjesë e të Bashkimit Evropian në Samiti...
GREQI- Ditën e sotme në Greqi janë regjistruar 2,587 raste me Covid-19, ndërsa 52 qytetarë e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.Me shtimin e shifrave të dit...
KOSOVË- Koordinatorja e KB-së për Zhvillim në Kosovë, Ulrika Richardson ka uruar Glauk Konjufcën për postin e Kryetarit të Kuvendit. Gazeta Ekspress shkrua...