Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Çoi vëllanë e mitur në një nga vendet e BE dhe e la aty që të merrte azil, nën hetim 24-vjeçarja nga Tirana
26 Nëntor 2020, 12:29Nga DOSJA
RINAS– Një 24-vjeçare është proceduar penalisht pasi ka shoqëruar një vit më parë vëllanë e mitur në një nga vendet e BE-së dhe më pas e ka lënë aty me qëllim për të përfituar azil. Policia e Shtetit ka nisur procedimin lidhur me 24-vjeçaren me inicialet O.O.
“Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e të miturit”, shtetasja O. O., 24 vjeçe, banuese në Tiranë. Procedimi penal për ketë shtetase filloi pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase, në bazë të deklaratës noteriale, ka shoqëruar vëllanë e saj të mitur në vendet e BE-së në vitin 2019 dhe e ka lënë atje me qëllim që të përfitonte azil politik,“- njofton Policia.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Vijojnë kontrollet intensive dhe ndëshkimet ligjore për parandalimin e braktisjes së të miturve në vendet e BE-së, me qëllim azilkërkimin. Procedohet penalisht nga Policia Kufitare e Rinasit, një 24-vjeçare. Kontrolle të imtësishme nga Policia Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit, për dokumentacionin, si dhe intervistime për përmbushjen e kushteve për lëvizjen drejt vendeve të BE-së, për të gjithë qytetarët.
Policia Kufitare e Rinasit, në vijim të punës për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve në vendet e BE-së, me qëllim azilkërkimin, ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar dhe intervisitimet për arsyen dhe qëllimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së.
Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e të miturit”, shtetasja O. O., 24 vjeçe, banuese në Tiranë. Procedimi penal për ketë shtetase filloi pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase, në bazë të deklaratës noteriale, ka shoqëruar vëllanë e saj të mitur në vendet e BE-së në vitin 2019 dhe e ka lënë atje me qëllim që të përfitonte azil politik.
Departamenti i Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit për qëllime azilkërkimi. Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe ndëshkuar ligjërisht të gjitha rastet e braktisjes së fëmijëve të mitur në vendet e BE-së dhe apelon për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, të mos ndërmarrin asnjë veprim që ka si qëllim azilkërkimin, pasi shanset për të fituar atë janë zero.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Mjeku i njohur pneumolog, Arjan Mezini është infektuar me koronavirus. Gjatë një interviste në ABC me Juli Xhokaxhi, mjeku tha se është në ditët e ...
ELBASAN– Pesë persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Dosja.al mëson se të rinjtë ishin brenda një automjeti “Citroen”,...
DURRËS– Familja Lala ishtë një nga më të prekurat nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që shkoi pasi humbi 8 pjestarë të saj. Blerim Lala, pjestari i f...
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 17-vjeçar të cilit iu gjetën me vete 11 doza heroinë. Policia njofton se është arrestuar G. B., 17 vje&c...
Lot dhe dhimbje në Thumanë! Familjarët e viktimave të tërmetit të 26 nëntorit kanë shkuar në varrezat e atyre që humbën jetën për t’u kryer ritet e nderimit.Në ...
TIRANË– Një vit më parë, këngëtarja dhe moderatorja Evi Reçi humbi shtatë persona të afërm për shkak të tërmetit shkatërrues në qytetin e Durr...
Aktualitet26 Nëntor 2020, 11:00
Në shtëpi apo në spital? Qytetarët shqiptarë janë të ndarë në mendime se ku do të kuroheshin në rast se infektohen me koronavirus. “Spitalet tona janë të rregul...
THUMAN– Ka kaluar 1 vit nga tërmeti i tmerrshëm që mori jetën e 51 personave dhe plagosi qindra të tjerë. A2′ ka bërë publike pamjet e shtëpisë së f...
THUMANË– Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi më së shumti familjen Cara, e cila humbi 5 persona, ndërsa gjallë mbeti vetëm kryefamiljari Albert Cara. Ky i f...