Aktualitet

E RËNDË/ Shoferit i prishen frenat dhe hyn me makinë në sheshin Skënderbej, qindra qytetarë dhe fëmijë shpëtojnë në fije të perit, një djalë HERO neutralizoi situatën

VIDEO
Në këtë moment, ka qenë një qytetar i cili ka kërcyer brenda xhamit duke ndaluar mjetin dhe duke shpëtuar kështu jetën e qindra qytetarëve, mes tyre edhe fëmijë që kishin zgjedhur të kalonin të dielën nën rrezet e ngrohta të diellit në sheshin Skënderbej. 
Featured image of article: E RËNDË/ Shoferit i prishen frenat dhe hyn me makinë në sheshin Skënderbej, qindra qytetarë dhe fëmijë shpëtojnë në fije të perit, një djalë HERO neutralizoi situatën Pamje nga Tirana
Përditësuar:

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në sheshin Skënderbej, në një kohë kur vëmendja e të gjitha mediave ishte tek procesi zgjedhor. Një qytetar i identifikuar si Arben Mema, 32 vjeç ka hyrë me makinën e tij në Sheshin Skënderbej (zonë pedonale ku ndalohet lëvizja e mjeteve), duke rrezikuar jetën e qindra qytetarëve.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nuk bëhet fjalë për një akt terrorist, por për një problem teknik të mjetit ku po udhëtonte shoferi. Ai humbi kontrollin e makinës menjëherë pasi ishte përplasur me një bordurë jashtë sheshit Skënderbej.


Në këtë moment atij nuk i punonin më frenat për të ndaluar automjetin duke bërë lëvizje të frikshme në mes të sheshit. Në këtë moment, ka qenë një qytetar i cili ka kërcyer brenda xhamit duke ndaluar mjetin dhe duke shpëtuar kështu jetën e qindra qytetarëve, mes tyre edhe fëmijë që kishin zgjedhur të kalonin të dielën nën rrezet e ngrohta të diellit në sheshin Skënderbej. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja u parandalua falë ndërhyrjes së djalit të ri, ndërsa dhjetra qytetarë kanë propozuar që ai të dekorohet për gjestin fisnik që ka bërë. I riu që hyri për të shpëtuar qytetarët është shprehur se ndodhej me dajën rastësisht në sheshin Skënderbej. Ai është vetëm 22 vjeç dhe quhet Klodian A. Shoferi i automjetit sakaq është shoqëruar në komisariatin e Policisë dhe pritet që të merret në pyetje për tu bërë zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ai ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit.

(k.m;f.g/dosja.al)

  • 14:55

    Berisha publikon skedën e patronazhimit të agresorit që rrezikoi jetën e qytetarëve: Është votues i PS

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen që terrorrizoi kalimtarët në Sheshin “Skënderbej” ditën e sotme.Berisha ka publikuar skedën e ‘patronazhimit’ të 32 vjeçarit, Arben Mema. Ky i fundit sipas Berishës është votues i Partisë Socialiste.

    “Arben Mema qe u versul me veture mbi qytetaret ne Sheshin Skenderbej është votues i PS! Shikoni dokumentin e patronazhistit!!”, shkruan Sali Berisha.

  • 13:33

    ‘Mendoja se po udhëtoja në autostradë!’ DËSHMIA e Arben Memës në polici, çfarë tha 32-vjeçari para efektivëve

    32-vjeçari, Arben Mema i cili doli me makinë në shesh, ka përplasur tre makina të tjera, ndërkohë që dyshohet se ka qenë nën efektin e lënëve narkotike dhe alkoolit.Sipas burimeve nga policia, thuhet se 32-vjeçari ka deklaruar se mendonte se ishte duke ecur në autostradë.Policia ka bërë të mundur dokumentimin e aksidenteve të tjera që ai ka bërë, pasi është përplasur me tre automjete të tjera.

  • 13:15

    Rama nuk humbet kohë! Merr në selinë e PS-së ‘heroin’ i cili parandaloi sulmin në sheshin ‘Skëndërbej’, ndan foton me të riun

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton me heroin i cili ndaloi agresorin në sheshin Skënderbej. Klodian Elqeni është heroi i cili parandaloi sulmin që ndodhi në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë. Bashkë me dajën e tij, Baki Albina, kanë shkuar në selinë e PS-së e cila ndodhet pranë sheshit.

  • 13:14

    I vëllai desh shkaktoi masakër! Motrat e Arben Memës vënë kujën: Ku na e çuat ore? Si e nxirrni ashtu…

    Dy motrat e 35-vjeçarit Arben Mema, kanë mbërritur në sheshin “Skëndebej”, ku edhe u arrestua vëllai i tyre. Të dyja kanë nisur që të bërtasin në mes të sheshit duke kërkuar informacion lidhur me të vëllanë.

    “Ku është vëllai? Si mund ta nxjerrësh një njeri ashtu? Ore ku është? Hiqi ato kamera! Ku është vëllai ore?,“-bërtasin ato.

  • 13:07

    SKENË alla “Jackie Chan”/ MOMENTI kur 22-vjeçari hidhet si “Spidermen”, futet nga dritarja dhe parandalon tragjedinë në mes të Tiranës

    Dosja.al ka siguruar videon e momentit epik, në të cilin 22-vjeçari Klodian Elqeni, parandaloi tragjedinë në mes të sheshit “Skënderbej”.


    Siç duket edhe nga pamjet i riu ka kërcyer dhe është futur nga dritarja duke neutralizuar shoferin Nertil Qazimi. E gjithë skena duket si e shkëputur nga një film aksion, ku protagonist kryesor është aktori i njohur Jackie Chan.

  • 13:11

    Policia e Shtetit zbardh ngjarjen tek Sheshi Skënderbej: Morëm njoftimin, shoferi përplasi tri makina, i gjetëm drogë në automjet

    Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen që ndodhi sot në sheshin Skënderbej. Në një njoftim për mediat, PSH bën me dije se policia u njoftua se në sheshin Skënderbej një automjet po kryente manovra. Shoferi është identifikuar si Arben Mema. Fillimisht ai ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme, ndërsa në makinë i është gjetur lëndë narkotike.

    NJOFTIMI I PLOTË: 

    Tiranë/Informacion paraprak Në sallën operative ka ardhur njoftim se në sheshin “Skënderbej”, një drejtues mjeti ishte duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe qytetarë të rastit kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e drejtuesit të mjetit, shtetasit A. M., 32 vjeç, i cili është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore.

    Nga verifikimet paraprake të Policisë nuk ka persona të lënduar dhe dyshohet se drejtuesi i mjetit është nën efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

    Ky drejtues mjeti fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • 12:57

    Desh shkaktoi TRAGJEDI! Çfarë u gjet në makinën e shoferit, mjeti me kanabis, rrugës për në shesh u përplas me…

    Nertil Qazimi

    Arben Mema, për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi në mes të sheshit “Skënderbej”. Paraprakisht është bërë me dije se i riu dyshohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Mësohet se ai ka pasur me vete në mjet disa doza kanabis, madje rrugës për në shesh është përplasur edhe me mjete të tjera.

  • 12:51

    EMRI/ Ky është i riu që hyri me makinë në shesh, terrorizoi qytetarët në mes të ditës

    Arben Mema është qytetari i cili u fut me makinë në sheshin ‘Skënderbej’ duke terrorizuar qytetarët. Në momentin që është prangosur nga policia ai ka bërë të ditur se nuk e dinte se çfarë po ndodhte. 35-vjeçari ka bërë manovra të rrezikshme në shesh duke vënë në rrezik jetën e dhjetërave qytetarëve dhe fëmijëve të cilët ndodheshin në shesh. Në momentin e parë një i ri identifikuar si Klodiani ka kërcyer mbi makinë dhe ka qëlluar me shkelmë 35-vjeçarin për ta neutralizuar.

  • 12:42

    ‘Heroi’ i cili ndaloi drejtuesin e mjetit në sheshin Skëndërbej: Duhej neutralizuar! Mu duk si akt terrorist

    Qytetari

    Qytetari i cili gjendej në sheshin ‘Skendërbej’ e që neutralizoi të riun me makinë ka dhënë dëshminë e tij për mediat. Klodiani, quhet i riu i cili e ndaloi Arben Memën e që ndodhej në shesh së bashku me dajën e tij. Ai është shprehur se në momentin kur ka parë që po vihej në rrezik jeta e qytetarëve ka ndërhyrë për ta neutralizuar. Më tej, i riu tha se ngjarja iu duk si akt terrorist.

    “Jemi për diçka tjetër këtu. Jam 22 vjeç, quhem Klodian nga Tirana ndihem mirë që spat lëndime të mëtejshme, spat diçka më të madhe. Erdhi një makinë e aksidentuar në drejtim të njerëzve, m’u duk si akt terrorist. U frikësuam, ai u vërsul drejt turmës së njerëzve, pasi u ndalua makina u afruam. Ai ndaloi në mes të sheshit, sepse kishte tendat përpara, ktheu makinën, i erdhën disa persona, por nuk e ndalën dot, u vërsul përballë njerëzve. Ai nuk e di ç’po mendonte po mu duke rrezikshme mënyra se si reagova. Jam marrë të gjithë jetën me stërvitjeje. Pasi e neutralizova, ishin qytetarë që e mbajtën dhe hapën dyert, sepse isha ende në xham. Kjo zgjati 1 2 sekonda, ai nuk foli sepse nuk ishte në gjendje pas goditjes që mori”, u shpreh 22-vjeçari”, tha Klodiani.

  • 12:39

    FOTO/ Ky është qytetari i cili futi makinën në sheshin ‘Skendërbej’, DËSHMIA e tij: Nuk po kuptoja se cfarë po ndodhte!

    I riu i cili u fut me makinë në sheshin ‘Skëndërbej’ ka bërë të ditur për gazetarët se nuk e kuptonte se cfarë po ndodhte. Ai u fut me makinë në shesh dhe për disa sekonda bëri drift në mes të turmës. Momentet e tmerrit u filmuan nga qytetarët e pranishëm. Teksa është prangosur, përballë gazetarëve tha se nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte.

    Nuk po kuptoja se cfarë po ndodhte’- tha i riu i cili jeton në Kombinat në Tiranë.

  • 12:37

    Qytetarët kapin shoferin e çmendur në sheshin Skënderbej, e rrahin në grup

    Momenti pasi e kane kapur

    Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin Skënderbej ku një shofer i papërgjegjshëm ka hyrë brenda sheshit me një shpejtësi tej normave, në një zonë pedonale, duke rrezikuar jetën e qindra qytetarëve. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga redaksia e Dosja.al, ka qenë një djalë i ri, Klodian Alcani, i cili bëri të mundur neutralizimin e tij. Shoferi u neutralizua ddhe në këtë moment dhjetra qytetarë kanë afruar dhe e kanë goditur. Për fat të mirë ky incident u shmang pa lëndime në qytetarë. Në sheshin Skënderbej, ndodheshin edhe dhjetra fëmijë që kanë zgjedhur të kalojnë një të dielë të këndshme me prindërit e tyre.

Shto Koment