LIVE UPDATES
Aktualitet

Pacientëve të hemodialzës rruga ju shkon 3-fish i rimbursimit. Mungon transporti publik

7 Prill 2022, 20:11 Nga DOSJA
Pacientëve të hemodialzës rruga ju shkon 3-fish i rimbursimit.

DURRËS- Transporti i pacientëve që bëjnë hemodializë vazhdon të mbetet problem. Sidomos ata që jetojnë në fshatra larg spitalit që marrin shërbimin, me mungesën e transportit public bëjnë ‘cirk’ si nga ana fizike po dhe monetare me mjetet private.

Në Fiks Fare u ankua Xhevat Cullhaj nga fshati Stërbeg i Spillesë, i cili kryen hemodializën tre herë në javë në spitalin e Durrësit. Ai për transportin rimbursohet nga shteti me 320 lekë në ditë ndërkohë që shpenzon 800-1000 lekë në ditë , sa herë shkon në Durrës. Ai pohon për Fiksin se rimbursimi prej 4000 lekë që i jep shteti , janë sa 1/3 e asaj që ai duhet të nxjerri nga xhepi në një muaj. Për 13 herë që duhet të paraqitet për të kryer dializën në Durrës, zotërisë i shkon shpenzimi vetëm për transportin rreth 12.000 lekë në muaj.

Fiks Fare pa nga afër se si është një ditë e z. Cullhaj kur ai paraqitet për të kryer dializën.

Peripecitë e tij nuk kanë të sosur , gjatë rrugës ndërron 3 herë mjetin e transportit për shkak të mungesës së transportit publik nga fshati deri në Durrës. Dita fillon shprej pasi në ora 06:00 duhet të dalë nga shtëpia.Furgoni privat që vjen në fshat të tij niset në ora 07:00. Ai tregon se zakonisht biletën e paguan 200 lekë, por ditën që e shoqeruar gazetarët ai pagoi 150 lekë deri në fshatin ngjitur Harizaj. Pas kësaj në ora 08:00 duhet të kapi furgonin tjetër që niset nga Harizaj në Plepa. Edhe këtu bileta kushton 150 lekë. Më pas i drejtohet terminalit për të marr autobuzin e linjës në të cilin paguan 0 lekë pasi ka librezën e invaliditetit, të cilën siç shprehet vetë ai ” edhe kjo me lëkë është se paguaj 700 lekë që e nxjerr në vit, plus 2 foto që duhen 200 lekë”.

Pra vetëm për të shkuar në spital pacienti i hemodializës shpenzon plot 300 lekë, po kthimi?! Në ora 10:00 Z. Xhevat mbërrin në spital dhe dializën e ka në ora 12 :30 , duhet të presë jashtë a ku të mundet deri sa t’i vijë orari. Kur mbaron dializën ora ka shkuar 16:30 dhe në ato kushte ecën në këmbë deri tek stacioni i autobuzit pasi duhet të kapi atë të orës 17:05. Por kalvari i vërtet për këta pacientë fillon këtu. Pasi zbresin nga urbani public në Plepa, presin në rrugë në shi e të ftohtë, apo në verë në vapë të madhe për të gjetur një mjet transporti për t’u kthyer.

“Shpesh herë pas dializës më ka rënë tensioni e më kanë gjetur njerëzit në rrugë, por pas dializës nuk ke fuqi dhe ne duhet të presim me orë deri sa të gjejmë transport” shprehet Xhevati. Bashkë me të është edhe një zonjë tjetër e cila ka tre muaj që ka filluar dializën ndryshe nga Xhevati që ky është viti i tetë. Të dy tregojnë vuajtjet e kthimit në shtëpi që i kapin orët e vona rrugëve dhe janë të detyruar që të paguajnë edhe shuma të mëdha parash vetëm e vetëm që mos të mbeten në rrugë. Të dy bashkë presin plot 1:30 minuta duke ngritur dorën çdo makine të mundshme për t’i marr. Më në fund pas 1:30 minuta dikush ndalon dhe i merr deri në Harizaj, fshati ngjitur me 300 lekë. Aty pret dhe dy orë të tjera deri sa të dalë një makinë tjetër e rastit për ta çuar në fshatin e tij.

Rreth orës 21:20 Xhevati mbërrin para shtëpisë së tij , pagesa e fundit nga Harizaj deri në Stërbeg i kushtoi 200 lekë pra në total kthimi 500 lekë. Ndërsa transporti vajtje ardhje 800 lekë, ndërkohë që shteti e rimburson vetëm 320 lekë në ditë. I lodhur nga rruga peripecitë dhe nga vetë sëmundja ai falenderon Fiksin që u bë zëri i tij dhe ka një kërkesë që tre të sëmurëve si ai në zonën ku ai banon t’i vihen në dispozicion një makinë. Rimbursimin prej 4000 lekëve në muaj që ata marrin për transportin t’ia japin shoferit, ose nëse nuk është e mundur kjo të paktën të rishikohet rimbursimi.

Fiks Fare interesohet edhe në Spitalin e Kavajës, në degën e financës e cila merret me përllogaritjen e distancave në kilometra e në bazë të saj del edhe rimbursimi për çdo pacient. Në këtë zyrë gazetarët u vunë në dijeni se urdhri i dalë nga Ministria e Shëndetësisë në 2015 ishte në fuqi të cilin zbatonin edhe ata. Në urdhër thuhet se drejtoria e spitalit duhet të rimbursojë pacientët që kryejnë hemodializë sipas tarifave të transportit publik, por që nga 2015 e deri në 2022 çmimet kanë ndryshuar por urdhri zbatohet po i njëjti. Vetë shefja e financës Mimoza Vogli edhe pse e re në këtë post u zotua se do t’i nisë një kërkesë ministrisë për të bërë të mundur rishikimin e rimbursit, pse jo edhe vënien në dispozicion të një mjeti për këta pacientë.

Ndërkohë që ky spital ka vetëm një ambulancë e cila transporton të gjithë pacientët e Kavajës dhe fshatrave.

Fiks Fare iu drejtua edhe Bashkisë Rrogozhinë për këtë problem, pasi ajo e mbulon transportin publik në fshatrat e Spillesë. Kjo bashki në përgjigjen e saj sqaron se transporti publik kryhet në mënyrë individuale nga personat që janë të sëmurë, të cilët përdorin linjën e fshatit. Sipas bashkisë nuk është paraqitur asnjë kompani transporti që të këtë pasur interes për të mbuluar transportin publik nga fshati Stërbeg.

Linja që përdoret nga banorët e zonës dhe fshatrat përreth është linja Rrogozhinë-Kryeluzaj dhe orari i vendosur është 06:00 para dite dhe pas dite 16:00.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet xhevat cullhaj xhevat cullhaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet